• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Basha nesër do të quhet sërish kryetar, por i një force politike shumë të vogël

21:25 : 28/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri, Partia Demokratike zyrtare do të mbajë nesër zgjedhjet për kryetarin e saj, ku në garë është ish drejtuesi i dorëhequr një vit më parë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, ish i përndjekur politik, pa ndonjë funksion të mëparshëm në ndonjë strukturë të PD. Rezultati, qartazi pritet të konfirmojë zotin Basha, por procesi ka çuar në një çarje të thellë në gjirin e atyre demokratëve të cilët deri më tani, ishin rreshtuar kundër grupimit të udhëhequr nga ish kryeministrit Sali Berisha.

Dalja në publik, pas një mungese të gjatë, e ish kryetarit demokrat Lulzim Basha, më 24 maj, në një takim me të rinjtë në Tiranë dhe paralajmërimi i një turi bashkëbisedimi nëpër Shqipëri, u lexua si preludi i rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike zyrtare. E sfilitur më së shumti nga përplasjet e gjata me grupimin e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, se sa me socialistët në pushtet, përballja me të cilët rezultoi dërrmuese në zgjedhjet vendore të 14 majit, kjo forcë politike ndodhej në momentet e një paqartësie edhe më të madhe, pas dorëheqjes së zotit Enkelejd Alibeaj, i cili kishte mbajtur drejtimin e saj.

Në takimet e tij, i shfaqur me një paraqitje te re, sportive, thuajse gjithnjë me një bluzë “alla Zelensky”, zoti Basha foli për atë që e cilësoi si platformë ndryshimi, ndonëse pjesa dërrmuese e tezave të tij, nuk ishin aspak të reja: “Të hapim garën politike. Pra listat e hapura dhe e dyta vetting i politikanëve. Asnjë kryeministër që nuk mund t’I realizojë objektivat e veta për dy mandate, nuk mund t’i bëjë me një të tretë. Përkundrazi, gjërat shkojnë duke u degraduar dhe shembullin e keni përpara syve”

Këto teza shoqëruan dhe më pas fushatën e tij për të rimarrë e Partinë Demokratike, ndërsa përballlë pati zotin Gjergj Hani, ish i përndjekur dhe një emër që daljen e parë publike e pati dy vjet më parë, kur u paraqit lëvizja e zotit Fatbardh Kadilli “Iniciativa demokratike”, një përpjekje për një fraksion brenda partisë Demokratike. Zoti Hani shpjegoi se kandidonte “që nesër të mos kenë mundësi të thonë, as zoti Basha, as demokratët, se ne zgjodhëm zotin Basha se nuk kishim alternativë tjetër. Jo, ka një alternativë”.

Pas disa daljeve televizive askush nuk e ka të qartë se si u organizua fushata e tij, ndërkohë që dhe zoti Basha, i qëndroi disi larg publicitetit. Por nëse rruga për rikthimin e tij mbeti e hapur, procesi në vetvete provokoi një përçarje të re në gjirin e atyre që i mbetën besnikë Partisë Demokratike zyrtare.

Lexo edhe:

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

Që në fillim u shfaqën hapur dy rryma, njëra e mbështetur në dukje nga pjesa më e madhe e grupit të deputetëve, për një proces të shtrirë në kohë e që do duhet të niste me riorganizimin e bazës, dhe pjesa tjetër, shumica e kryesisë, që këmbënguli për mbajtjen e shpejtë të zgjedhjeve.

Mbledhja e kryesisë e zhvilluar për orë të tëra gjatë natës së 6 qershorit deri në orët e para të mëngjesit të së nesërmes, prodhoi tensione të forta brenda dhe jashtë zyrave. Pas vendimit për të mbajtur zgjedhjet më 29 korrik, nënkryetarja Jorida Tabaku dha dorëheqjen nga ky pozicion, ndërsa kryetari i grupit parlamentar Gazmend Bardhi, dikur krahu i djathtë i zotit Basha u shfaq kategorikisht kundër.

Mes palëve nisi një betejë ky hynë në lojë statuti dhe rregulloret, për të cilat palët akuzonin njëra tjetrën se po i shkelin ato. Me 18 korrik kryesia vendosi që administrimi i vulës së partisë t’i hiqet zotit Bardhi, i cili gjithnjë e më shumë po shihej prej shumicës së saj, si personi, që mendohet të ketë bërë një pakt të heshtur me zotin Berisha. Pak ditë më pas zoti Bardhi njofton thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar për në datë 27 korrik.

Ky akt u konsiderua si shkelje nga Komisioni i Etikës në Partinë Demokratike, duke e quajtur të pavlefshme thirrjen e Këshillit. Kundërpërgjigja e zoti Bardhi, pas organizimit të mbledhjes së Këshillit online, ishte shpërfillëse, dhe pas mbkedhjes së Këshillit e cila u zhvillua online, ai deklaroi “anullimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, të njoftuar për më datën 29 korrik. Pezullimin e veprimtarisë statutore të kryesisë së PD, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj”.

Me të njejtën monedhë reagoi pala tjetër. “I urojmë zotit Bardhi suksese, për krijimin e parë të partisë dixhitale në vend. Eshtë një hap inovativ që duhet përshëndetur. PD nga ana e saj do të vijojë normalist procesin e reformimit dhe të zgjedhjes së kryetarit të saj më 29 korrik”, deklaroi zoti Indrit Sefa, sekretar për Çështjet ligjore në PD.

Prej ditës së nesërme zoti Basha pritet të quhet sërish kryetar i Partisë Demokratike, por këtë herë ai gjen një forcë politike shumë më të vogël, me vetëm 25 mijë anëtarë të rregjistruar për të marrë pjesë në votim, e për më tepër me një grup parlamentar të ndarë në copa, mes atyre që janë në krah të zotit Berisha, të tjerëve që e kundërshtuan rikthimin e tij, dhe ata që e mbështesin, por që me gjasë nuk do të jenë më shumicë përballë grupimeve demokrate në sallë./VOA

Etiketa: e vogelkryetarLulzim BashaPDpercarje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
AKTUALITET

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon videon: Vëzhguesit e PS kanë votuar në emër të qytetarëve

14:07 : 04/08/2025
Para

“S’ke b… të shënosh gol”, Shaqiri i jep leksion portierit që e talli në MLS

TË GJITHA

WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Falimenton Vitesse, ish-ekipi i Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com