• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Trajneri i Flamurtarit, Çela: I dal për zot objektivit edhe nëse merkatoja mbyllet sot

23:05 : 28/07/2023
në SPORT

Emiljano Çela beson fort te ngjitja e Flamurtarit në Superiore.

Ndonëse i pret edhe 2-3 afrime, i del për zot objektivit edhe në këto kushte.

Nëse merkatoja do të mbyllej sot, pritshmëritë e 38- vjeçarit nuk do të ndryshonin.

Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, trajneri foli edhe për miqësoren e parë që zhvilluan në Ballsh.

Flamurtari barazoi pa gola, por ajo që i bëri përshtypje teknikut ishte loja me ritëm, dinamika në veprime dhe zbatimi i detyrave. Edhe pse Telushi me Hoxhajn përfunduan në Elbasan, memalioti qartësoi se për vlonjatët do të ishte gjithmonë dakord.

Lexo edhe:

I dhunoi në stadium/ Sinan Idrizi i shpall gazetarët ‘agjentë të kamufluar”: Kishin armë të sofistikuara

Merkato u mbyll, por këta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas

Çela, jeni i kënaqur nga reagimi i skuadrës në miqësoren e parë me Bylisin?

Kemi mbaruar fazën e parë të ngarkesave të procesit tonë stërvitor. Pra, atë të parapërgatitjes të muskujve për punë, por edhe futjen e lojtarëve në një regjim të ri të temave dhe mënyrave tona të punës. Jam i kënaqur, sepse pati ritëm dhe dinamizëm në veprime dhe gjithmonë ishim afër tendencave të atyre çfarë kërkojmë dhe kemi punuar këto pak kohë.

Çfarë mbetet për t’u përmirësuar sipas jush?

Patjetër që kërkojmë të bëjmë më mirë në ndarjen e sinjaleve të presingut në zona të caktuara të fushës, por edhe krijimin e qarkullimit në zona më të rrezikshme kundërshtare. Gjithsesi, jam shumë i kënaqur nga grupi për përkushtimin, seriozitetin dhe edukatën e punës që ka treguar gjatë kësaj kohe.

Priten surpriza nga merkatoja, do të ketë më afrime në skuadër?

Edhe nëqoftëse mbyllet merkatoja në këto momente, sërish do të isha i kënaqur dhe do t’i dilja për zot atij objektivi për të cilin kam ardhur këtu. Mua më është paraqitur si objektiv nga drejtuesit e klubit dhe presidenti. Gjithsesi dhe 2-3 afrime të rëndësishme për të na ndihmuar i mirëpres.

Përfliten si afrime të mundshme Telushi dhe Hoxhaj. Cila është e vërteta?

Për mua është shumë e rëndësishme ruajtja e ekuilibrave. Duhet të kemi kujdes të mos mbipopullohemi nëpër reparte të caktuara, sepse pastaj do të kalojmë në përdorimin e lojtarëve nëpër pozicione jonatyrale. Telushi dhe Hoxhaj janë futbollistë që i kanë dhënë shumë futbollit në Vlorë, por edhe në Shqipëri. Në ekipet ku kanë luajtur gjithmonë kanë bërë mirë.

Për futbollistët vlonjatë gjithmonë kam qenë dakord, sepse përveçse do të na ndihmojnë në fushë, unë i kam edhe ndihmë për frymën në grup dhe përcjelljen e karakterit dhe fizionomisë që ka pasur futbolli vlonjat ndër vite. Patjetër pastaj për ta lidhur me mënyrën dhe idetë e mia të të luajturit.

Presidenti Idrizi ju ka vlerësuar për punën që po bëni me skuadrën, si dhe ka pritshmëri të larta. Keni një koment?

Presidentin Sinan Idrizi e vlerësoj dhe e falënderoj për çdo fjalë vlerësimi që ka shprehur. Për mua do të thotë shumë. Më jep qetësi dhe besim. Shpresoj që ky vit të jetë i suksesshëm për ne.

Etiketa: Emiljano ÇelaFlamurtariMerkato

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dhunoi në stadium/ Sinan Idrizi i shpall gazetarët ‘agjentë të kamufluar”: Kishin armë të sofistikuara

16:40 : 14/09/2025
SPORT

Merkato u mbyll, por këta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas

20:20 : 02/09/2025
SPORT

Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan, Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime

19:01 : 02/09/2025
SPORT

FOTO/ Egnatia prezanton prurjen e re në skuadër

18:09 : 02/09/2025
SPORT

VIDEO/ Autogoli qesharak i vlonjatëve i jep fitoren Elbasanit ndaj Flamurtarit

22:22 : 23/08/2025
SPORT

Egnatia humbet një nga lojtarët kryesorë, sulmuesi drejt transferimit në Ukrainë

17:00 : 16/08/2025
Para

Ish-spiuni britanik: Putin do të largohet nga pushteti brenda vitit, ja 5 skenarët

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com