• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Piruetat e Çaushollit/ Nga arresti për mashtrim 2 mln euro, te Ferrari 516 mijë USD

20:30 : 28/07/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Biznesmeni i ilaçeve, Nadir Çausholli, ka kaluar një jetë si në ato lojrat e quajtura “malet ruse”, ku njëherë je poshtë dhe në një moment tjetër je shumë lart.

Në vitin 2015, Çausholli e shihte dritën e diellit nga dritarja me hekura e paraburgimit të Tiranës, ku ishte arrestuar për mashtrim me TVSH-në e ilaçeve në vlerë 2 milionë euro.

Tashmë, pasi fitoi pafajësinë, ai shfaq hapur vanitetin e tij-së fundmi raportohet se ka blerë një automjet Ferrari Sf 90 Stradale, vlera e të cilit llogaritet në minimum 516 mijë dollarë.

Lexo edhe:

Macja “kriminele” kapet duke futur drogë në burgun e Kosta Rikës

Erion Veliaj kërkon që të dalë nga burgu, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Një shumë stratosferike edhe për zengjinët e rinj të biznesit shqiptar. Por, duket se Nadiri nuk e ka aspak problem që të tregojë sa i pasur është, duke sfiduar hapur drejtësinë, e cila dikur e shpalli të pafajshëm për skandalin e rimbursimit të ilaçeve.

Nga qelia, tek Ferrari

Ishte një kohë, jo shumë e largët, kur bosi i ilaçeve, Nadir Çausholli, u vendos nën pranga.

Ai u arrestua në Tetor të vitit 2015, pasi akuzohej nga Prokuroria e Tiranës për mashtrim me rimbursimin e TVSH-së për medikamentet, me një dëm ndaj shtetit në vlerë që përllogaritej në rreth 2 milionë euro.

Por, ishte ajo kohë, kur drejtësia lëvizte me gjysëm shpejtësie. Pra, edhe kur prokuroria avanconte shpejt, çështjen me biznesmenë të fuqishëm ngecnin në gjykatë. Kështu, Nadir Çausholli, në atë kohë pronar i “Omega Pharma”, doli i pafajshëm, me një vendim të Apelit të Tiranës.

Pas kësaj pafajësie, Çausholli iu rikthye biznesit të ilaçeve, duke ndryshuar emrin e kompanisë së mëparshme ne “CFO Pharma”. Në këtë mënyrë, Çausholli duket se ka shpresuar që të shuajë çdo gjurmë të periudhës së tij problematike.

Në foto: Pasi doli nga qelia, Çausholli ndryshoi emrin e kompanisë nga “Omega Pharma” në “CFO Pharma”

Pasi u rikthye aktiv në jetën financiare, Nadir Çausholli siguroi lidhjet e duhura me pushtetin, të cilat i sigurojnë garanci biznesi, por edhe ndonjë problematikë penale që mund t’i shfaqet rrugës.

Ai lidhi fijet me Erion Veliaj, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, nga i cili siguroi licensën për të paktën dy linja autobusësh urbanë në kryeqytet.

Nga ky moment, Çausholli duket i pandalshëm. Aq, sa nuk e ka aspak problem që të shpenzojë “qimet e kokës”, për llamarina makine, edhe pse kjo e fundit është Ferrari.

Pak ditë më parë, në profilin zyrtar në rrjete sociale të kompanisë së automjeteve, “Mektrin Motors”, shfaqet postimi: “Një falenderim i përzemërt i takon klientit tonë, Nadir Çausholli, që zgjodhi Ferrari SF90 Stradale, mishërim i përsosmërisë së automobilave….”.

Natyrisht, redaksia nuk mund të siguronte në këtë moment vlerën me të cilën Nadir Çausholli ka blerë mjetin luksoz dhe, për këtë arsye, iu referua burimeve të hapura për të kuptuar më shumë mbi këtë transaksion.

Redaksia kreu verifikime në internet, për të kuptuar se sa është vlera e një mjeti të tillë. Në motorin e kërkimit “Google” rezulton se Ferrari SF90 Stradale kushton, as më shumë e as më pak se sa 516 mijë dollarë amerikanë.

Në foto: Çmimi i Ferrari SF90 Stradale fillon nga 516 mijë USD, sipas burimeve të hapura

Ky çmim i referohet të dhënave bazë të automjetit. Pasi, vlera e tij mund të shkojë shumë më e lartë, në rast se klientët kërkojnë aksesorë shtesë për makinën e tyre.

Nga milionat në qeli e anasjelltas

Nadir Çausholli u arrestua më 31 tetor të vitit 2015, pasi nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Tatimeve, rezultoi se nëpërmjet kompanisë së tij “Omega farma” ka arritur të përfitoi me anë të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “mashtrimit” me pasoja të rënda, rreth 2.2 milionë euro nga fondi i ilaçeve të rimbursueshme.

Nadir Çausholli i arrestuar, në Gjykatën e Tiranës

Pas arrestimit të tij, kompania ndryshoi emër, duke u quajtur “CFO Pharma”, ndërkohë që drejtimi i kaloi babait të Nadir Çaushollit.

Dy muaj më pas, kur Nadiri ishte ende në qeli, Ministria e Financave, e drejtuar në atë kohë nga Shkëlqim Cani, i dërgoi një letër kompanisë, ku shprehte “..mirënjohjen e sinqertë për promovimin që i bëni modelit të ndershëm dhe të rregullt të sipërmarrjes në Shqipëri”. Kjo letër duket se krijoi premisat për vijimin e çështjes penale ndaj Nadir Çaushollit.

Gjyqësori, nën ethet e Vetingut, e kishte të qartë që nuk duhet të ngacmonte aty ku qeveria i trajtonte biznesmenët e pandehur si miq të saj, duke u shprehur vlerësime publike. Nën këtë situatë, Nadir Çausholli u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit dhe, në vitin 2017, rikthehet si pronar i kompanisë së krijuar prej tij, tashmë me emrin “CFO Pharma”.

Në këtë pozicion e gjeti edhe vlerësimi i bërë nga Erion Veliaj, si një prej bizneseve më të mira të vitit 2017. Çausholli i kishte lënë pas krahëve sikletet me burgun dhe tashmë po shihte përpara, nëpërmjet mbështetjes së kryebashkiakut të Tiranës.

Kompania e tij gjendej herë pas here në eventet publike të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës apo në shfaqje bamirësie, ku logo e tij shoqërohet gjithnjë me atë të institucionit të drejtuar nga Veliaj.

Nga ilaçet tek autobusët

Në fund të vitit 2021, kompania “CFO Pharma” blen për 100 mijë euro aksionet e shoqërisë “Gerard-A”, e cila zotëronte licensën e linjës së autobusëve urbanë të Kasharit.

Pronarët e kompanisë së mëparshme kishin vështirësi financiare, duke akumuluar një borxh prej rreth 2 milionë euro. Çausholli bleu kompaninë e linjës së autobusëve për 100 mijë euro, ndërkohë që mori përsipër edhe shlyerjen e borxhit 2 milionë euro që “Gerard-A” u kishte bankave të nivelit të dytë. Në vitin 2020, kur ishte dorëzuar Bilanci Tregtar, kompania “CFO Pharma” rezultonte me një fitim prej 3 milionë euro.

Nadir Çausholli vendosi të shpenzojë pjesën më të madhe të fitimit për blerjen e kompanisë së autobusëve e, bashkë me të, edhe licensën për linjën urbane të Kasharit.

Transferimi i licensës është bërë në heshtje të plotë, ndërkohë që nuk rezulton asnjë akt i bërë publik nga Bashkia e Tiranës për të vendosur zhvendosjen e të drejtës për shërbim urban nga “Gerard-A” tek “CFO Pharma”. Por, po ashtu, nuk ekziston asnjë lloj akti i publikuar nga Bashkia e Tiranës, që të dëshmojë se Nadir Çausholli dhe “CFO Pharma” e tij kanë fituar licensën për të operuar në linjën e autobusëve urbanë të Unazës së kryeqytetit.

Në Shtator të vitit 2021, kryebashkiaku Erion Veliaj vendosi t’i hiqte licensën e kësaj linje kompanisë që e kishte mbajtur prej shumë vitesh, “Ferlut”, në pronësi të biznesmenit Ferdinand Ibrahimi. Veliaj u deklarua në atë kohë shumë i pezmatuar me shërbimin e transportit urban në Unazë dhe mori vendimin për shkëputjen e raporteve financiare ndërmjet institucionit dhe sipërmarrësit Ibrahimi.

Në foto: Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj dhe Nadir Çausholli (në rreth të kuq)

Kryebashkiaku i Tiranës u premtoi banorëve të kryeqytetit një shërbim më cilësor dhe vetëm një muaj më pas, prezantoi një flotë me autobusë hibridë, ekologjikë, të cilët, sipas Veliajt, do të mbanin një qytet më të pastër. Veliaj nuk përmendi emrin e asnjë personi dhe të asnjë kompanie që kishte marrë licensën për të operuar në Unazë.

Por, në aktivitetin e prezantimit të flotës së autobusëve hibridë, mediat fiksuan Nadir Çaushollin, i cili qëndronte disi në hije dhe në periferi të objektivëve mediatikë e propagandistikë. E, me të drejtë, prozhektorët i nevojiten Erion Veliajt, ndërsa fitimet i duhen Çaushollit, i cili nuk ka nevojë për shumë drita blicesh.

Etiketa: Biznesmeni i ilaçeveBurgCFO PharmaErion VeliajFerrariFerrari SF90 StradaleGerard-Anadir causholli

Lajme të lidhura

BOTA

Macja “kriminele” kapet duke futur drogë në burgun e Kosta Rikës

21:57 : 19/05/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj kërkon që të dalë nga burgu, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

19:41 : 19/05/2025
BOTA

Franca do të ndërtojë një burg në mes të xhunglës së Amazonës, ja kush do të burgoset aty

18:45 : 19/05/2025
AKTUALITET

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

12:56 : 19/05/2025
AKTUALITET

Do vrisnin Inez Hajrullën, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 11 vite burg të Leonard Luzit

11:03 : 19/05/2025
AKTUALITET

I paraburgosuri gjendet i vetëvarur në qelinë e Fushë-Krujës/ EMRI – Detaje

10:49 : 19/05/2025
Para

Zëri i Amerikës: Akuzat ndaj Trump, tregojnë përmasat e ekspozimit të tij ligjor

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com