• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tre kryebashkiakë në hetim”/ Studimi: SPAK dhe GJKKO shtojnë dënimet e korrupsionit dhe krimit

21:04 : 26/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Strukturat e reja të drejtësisë shqiptare pas reformës janë shumë herë më aktive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, se sa më parë.

Këto janë përfundimet e raportit vjetor të Qendrës FOL për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti vëren se edhe hetimet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) edhe dënimet nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) janë tani më të shumta.

Denoncimet për korrupsion në SPAK përbëjnë më shumë se gjysmën e çështjeve të monitoruara nga projekti “Fol për Drejtësinë” nga vera e vitit të kaluar deri sot.

Sipas raportit të përgatitur nga një grup ekspertësh juristë dhe gazetarë me përvojë në raportimin e kriminalitetit në vend, pjesa më e madhe e 100 procedimeve penale për korrupsion gjatë 12 muajve të fundit u përkasin zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë dhe afro gjysma e tyre po hetohen në arrest me burg. Raporti veçon se gjatë gjysmës së parë të këtij viti SPAK ka patur një veprimtari shumë dinamike duke regjistruar në maj 18 raste dhe në qershor 17 raste të reja. Krimi i shpërdorimit të detyrës është hetuar në 32 raste. Ai përbëjnë 32% të çështjeve korruptive, duke u bërë një nga degëzimet kryesore në veprat penale të korrupsionit.

“Në gjykatat e zakonshme ka shumë çështe, që nisin me bujë, por më pas shuhen dhe harrohen, madje vendoset mosfillimi dhe pushimi i hetimeve. E kundërta ndodh me SPAK dhe GJKKO: çdo masë sigurie, që kërkon SPAK miratohet nga GJKKO, akuzat nuk rrëzohen siç ndodh në gjykatat e zakonshme, dhe çështjet çohen deri në fund. Ato po punojnë me shumë më tepër energji dhe motivim se prokuroritë dhe gjykatat e zakonshme”, thotë gazetarja Anila Hoxha, drejtuese e Qendrës Fol.

Lexo edhe:

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) regjistroi 12 raste për veprën penale të “Korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, 6 nga të cilat personat e akuzuar janë në arrest me burg.

SPAK regjistroi gjatë kësaj periudhe 13 raste kur punonjës policie janë përfshirë në korrupsion dhe janë në arrest me burg.

Krahas 100 çështjeve për korrupsion, gjysma tjetër e çështjeve të monitoruara nga Qendra Fol, 95 raste u përkasin krimeve të Drogës dhe Krimit të Organizuar.

Nëntori i kaluar dhe qershori i këtij viti janë muajt, në të cilat janë ndërmarrë operacionet më të rëndësishme në fushën e luftës kundër lëndëve narkotike. Raporti thekson se më shumë goditet trafiku se sa kultivimi i narkotikëve.

“Nga 38 çështjet e krimit të organizuar, GJKKO (Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar) vendosi arrest me burg për 31 prej tyre. Raporti vëren se hetimet për korrupsionin nisën në shumicën e rasteve nga nisma e vet organit hetimor se sa nga denoncimet. Në 27 rasteve procedimet penale u bënë nga SPAK, ndërsa pjesa tjetër 11 raste, janë bërë nga policia, individë, parti politike dhe BKH”, thotë Isuf Shehu, ekspert ligjor.

SPAK ka ndjekur një politikë të ashpër me masat e sigurisë, duke kërkuar arrest me burg për pjesën dërrmuese të çështjeve.

Qendra Fol theksoi në raportin vjetor se kryebashkiakët janë deri tani zyrtarët e lartë më të hetuar nga SPAK.

3 kryetarë bashkish, ai i Tiranës, Vorës dhe Kuçovës janë kallëzuar për shpërdorim të detyrës, falsifikimin e vulave dhe për korrupsion të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë.

Krahas tyre, SPAK po heton nën arrest me burg tre kryebashkiakë dhe 2 ish-kryebashkiakë, (të Himarë, Durrës, Bulqizë, Kukësi, Fushë Arrëz) për “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazizë në tendera apo ankande publike”, si dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje të kryer në bashkëpunim”.

“Bilanci tregon që më shumë të dënuar ka në rangun e zyrtarëve publikë, të cilët nuk konsiderohen nivel i lartë. Sfida e SPAK ngelen institucionet qendrore dhe zyrtarët e lartë, ku deri tani nuk kemi parë ndonjë të rëndësishëm, përveç ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Pritshmëritë janë të mëdha qysh nga nisja e punës së SPAK-ut. Ish drejtuesi dhe drejtuesi aktual i SPAK-ut kanë kërkuar më shumë kohë. Ndoshta është ky viti dhe e ardhmja e afërt koha kur SPAK-u do të tregojë rezultate më të mira”, thotë ekspertja Bleona Metushi, bashkautore e studimit.

Gjatë periudhës njëvjeçare të monitorimit nga Qendra Fol, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dënuar 77 shtetas për korrupsion pasiv dhe aktiv të personave në funksione publike, shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera, korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të drejtësisë, kultivim dhe trafikim i narkotikëve si dhe grupi i strukturuar kriminal.

Studimi vëren se edhe qytetarët janë tani më shumë të vendosur për të ndjekur në shkallë të tjera denoncime, për të cilat SPAK nuk fillon hetime.

Autorët e studimit pranë projektit Fol për Drejtësinë vërejtën se strukturat e reja të ngritura nga reforma në drejtësi si SPAK, GJKKO janë tani shumë më tepër aktivë dhe më të vendosur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar se më parë./VOA

Etiketa: denimeGJKKOkryebashkiakespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ SPAK bën bilancin: Kemi regjistruar 39 procedime penale, ja veprat penale që po hetojmë

11:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

15:48 : 11/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
Para

E rëndë, gruaja gjendet e vdekur në ashensorin e bllokuar mes dy kateve

TË GJITHA

Vllaznia-Egnatia/ Regi Lushkja i jep avantazhin rrogozhinasve me gjuajtjen e parë (Video)

20:12 : 12/05/2025

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

20:10 : 12/05/2025
Screenshot

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

20:00 : 12/05/2025

Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse do të flinit më pak se gjashtë orë?

19:55 : 12/05/2025

“Është një turp”, ish-lojtari i Real Madrid kundër Vinicius: Hiqeni nga fusha

19:48 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

19:34 : 12/05/2025

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

19:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com