• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mposhti” vetting-un në Strasburg, qeveria nis të paguajë dëmshpërblimin për Antoneta Sevdarin

20:46 : 26/07/2023
në AKTUALITET, VETTING

Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për të nisur pagesat e dëmshpërblimit për ish-anëtareen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Antoneta Sevdari.

Kjo e fundit u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 28 shkurt 2019, por ia doli të triumfojë në Gjykatën e Strasburgut, ku vetting-u doli ngelës. Më 13 dhjetor të vitit të shkuar “Strasburgu” doli në konkluzionin se ka pasur shkelje gjatë procesit të vlerësimit ndaj ish-anëtares së KLP-së.

Ish-prokurorja Sevdari do të marrë si dëmshpërblim 24 600 euro nga shteti. Më konkretisht, në vendimin e Këshiollit të Ministrave thuhet se ajo do të marrë 19 600 (nëntëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, si dhe në shumën 5 000 (pesë mijë) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

Për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është caktuar përgjegjëse Ministria e Financave.

V E N D I MI

Lexo edhe:

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

PËR

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE   PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 13.12.2022, PËR ÇËSHTJEN “SEVDARI KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR KËRKESËN NR.40662/19)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me                            ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut,                     datë 13.12.2022, për çështjen “Sevdari kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.40662/19, përfundimtar në datën 13.3.2023, në shumën                                                  19 600 (nëntëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, si dhe në shumën 5 000 (pesë mijë) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku depozitohet shuma në datën e kryerjes së pagesës.

3. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkueses Antoneta Sevdari, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 13.12.2022, “Sevdari kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.40662/19.

4. Pagimi i shumës të depozituar, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkueses Antoneta Sevdari, bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.

5. Mbi shumën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, duke filluar nga                    data 13.6.2023 deri në datën e ekzekutimit të këtij vendimi, paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) %.

6. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2023.

7. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Etiketa: antoneta sevdaridemshperblimkeshilli i ministraveStrasburgvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

08:20 : 27/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: Ta harrojnë se zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur, presim misionin faktmbledhës nga KE

09:27 : 23/06/2025
AKTUALITET

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka

20:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

10:12 : 20/06/2025
AKTUALITET

Zhupa në komisionin e Stabilizim-Asociimit: Qeveria përdori legalizimin e kanabisit për të blerë vota

10:23 : 19/06/2025
Para

Vlorë, gjendet trupi i pajetë i një gruaje në port

TË GJITHA

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

21:56 : 27/06/2025

SHBA/ Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

21:51 : 27/06/2025

“Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar

21:45 : 27/06/2025

CIES publikon listën e mbrojtësve më të vlefshëm në botë, asnjë nuk luan në Itali

21:36 : 27/06/2025

Zjarr në Fier, digjet një stallë dhe dengje bari

21:29 : 27/06/2025

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025

Europa përvëlohet nga vapa/ Në Itali, Francë, Spanjë e Portugali, termometri shkon deri në 42°C

21:19 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com