• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kulisat/ Si filloi përplasja Veliaj-Ahmetaj për inceneratorin e Tiranës

18:13 : 24/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nëse termi vëllezërit armiq në PS do të përdorej për dikë, ai do t’i shkonte para së gjithash Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Brenda rrethit të ngushtë të rilindjes nuk ishte sekret se të dy politikanët urreheshin deri në neveri dhe i ruheshin si djalli temjanit njëri- tjetrit.

Por kjo ndjenjë armiqësie u bë më e fortë pasi u hapën fjalët se Ahmetaj qëndronte pas ‘tradhëtimit të shokëve’, e që nxirrte abuzimet tek inceneratori i Tiranës. Diku para zgjedhjeve të vitit 2021, ish presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij në krye të LSI, Monika Kryemadhi, filluan të nxjerrin dokumenta të panjohura deri më atëhere që rrëfënin abuzimin e madh me inceneratorët. Njëri prej tyre ishte edhe ai që tregonte se kryebashkiaku i Tiranës kishte firmosur në tejkalim të kompetencave, duke anashkaluar Këshillin Bashkiak për t’i hapur dritën jeshile djegësit që do të ndërtohej në Sharrë.

Por megjithë këtë, ende para zgjedhjeve të përgjithshme, dyshimet nuk kishin rënë mbi Ahmetajn. Dhe megjithëse Erion Veliaj e urrente ministrin e Rindërtimit, ashtu sikurse e tregon edhe videoja e mëposhte ata i ruanin aparencat. Në një video në fushatë, kryebashkiaku ngre lart punën e socialistit, tashmë të shpallur në kërkim, për rindërtimin nga tërmeti dhe për sigurimin e vaksinave (këtu poshtë).

As Rama, dhe si rrjedhim as të tjerët, nuk kishin prova se tradhëtia kishte ardhur nga brenda. Kjo shpjegon dhe faktin se në kabinetin e tretë socialist, Arben Ahmetaj, me gjithë dyshimet, u gradua si numri dy i qeverisë. Pikërisht me këtë kohë përkon edhe tratativa e ish bosëve të inceneratorëve për t’u hakmarrë kundër Ahmetajt. Nuk dihet se në ç’mënyrë ata arritën ta bindin Ramën, por pa mbushur as një vit në detyrë, zv kryeministri u shkarkua në mënyrë të beftë.

Nga ky moment, të dirigjuara nga Viena, media shumë pranë qeverisë dhe bashkisë nisën denoncimin e Arben Ahmetajt. Ata zhvilluan një fushatë të ashpër mediatike për të goditur njeriun që për të “ruajtur prapanicën e vet kishte shitur shokët”. Pikërisht në këtë kohë, edhe Erion Veliaj doli hapur në urrejtjen që për shumë kohë e pati mbajtur përbrenda. Ai filloi të zbusë marrëdhëniet e vështira që kishte pasur me Belinda Ballukun, Damian Gjiknurin, madje dhe me Saimir Tahirin, vetëm për t’u përqëndruar tek armiku kryesor.

Lexo edhe:

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

Kur në mars të këtij viti Saimir Tahiri doli përkohësisht nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e të atit, Veliaj i shkoi për ngushëllim. Dëshmitarët e këtij takimi i kanë treguar Lapsi.al se të dy rivalët e dikurshëm i kishin hedhur pas krahëve kohët e vjetra sepse ishin bashkuar në pikturimin me ngjyra të errëta që i bënin Ahmetajt. Edhe ky i fundit e pati kuptuar këtë. Kur në një intervistë në “Opinion” ai u pyet nga Fevziu për inceneratorin e Tiranës, përgjigjja ishte plot helm: “për Veliajn pyesni kryeministrin”.

Edhe sot kur Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe fati i tij politik duket se nuk ka më kthim pas, beteja nuk ka mbaruar. Në oborrin e afërt të Veliajt janë të bindur se ish miku që tradhëtoi Zoton dhe Mërtirin po përdor influencën e tij nga larg për të çuar vëmendjen drejt abuzimeve që janë kryer në inceneratorin e Tiranës. Madje mediat që mbrojnë Veliajn po akuzojnë edhe disa opozitarë dhe gazetarë se luajnë për llogari të Ahmetajt dhe përqëndrohen vetëm te Tirana.

Klanet e rilindjes janë ndarë në dysh. Njëra palë pompon vetëm një gjysëm të vërtetë: atë se Ahmetaj e kundërshtoi inceneratorin e Tiranës dhe se garancinë për ta paguar atë e mori përsipër Veliaj. Pala tjetër pretendon një gjysëm të vërtetë të kundërt: atë se gjithçka është iniciuar nga shoku i dikurshëm i Zotos dhe Mërtirit. Dhe kjo betejë Veliaj- Ahmetaj duket se do vazhdojë, jo për të debatuar nëse është vjedhur apo jo, po për të treguar se cili është hajduti më i madh në majën e pushtetit.

/Lapsi

Etiketa: arben ahmetajErion Veliajhajduti me i madhinceneratori i tiraneskulisatLuftaperplasjaps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
BOTA

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

18:57 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi dekretin, zbardhet mesazhi që u ka shkuar strukturave të PS

17:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
BOTA

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

13:52 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sara Mile kritikon Taulant Ballën dhe Maznikun: Kanë qenë të përgjumur për Elbasanin

11:09 : 08/10/2025
Para

Në një lidhje romantike? Zbulohet çfarë po ndodh mes Dj Geek dhe Keisi Medinit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com