• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar, Policia shqiptare: Nuk po e arrestojmë dot!

11:10 : 24/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Ish-ministri Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve.

Policia ka informuar SPAK përmes një shkrese se: “Ahmetaj nuk është gjetur në banesë dhe mandej Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Interpol për shpalljen e ish-zv/kryeministrit në kërkim ndërkombëtar”.

Duke iu referuar burimeve mediatike nga policia, autoritetet shqiptare kanë njoftuar Interpol dhe institucionet e tjera ligj-zbatuese ndërkombëtare.

Avokatët mbrojtës të Ahmetajt pretendojnë se deputeti socialist ndodhet në Britaninë e Madhe, dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të nisë ndonjë procesurë për të kërkuar azil, dhe për të shmangur përballjen me drejtësinë.

  • Dështuan kërkimet e policisë shqiptare për arrestimin e Ahmetajt

3 ditë më parë, Policia e Shtetit ka konfirmuar se ka nisur kërkimet për kapjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mësohet se efektivët e Drejtorisë kundër Krimit Ekonomik kanë nisur kontrollet në disa banesa të Ahmetajt për ta gjetur atë fizikisht. Kërkime janë bërë edhe në banesat e familjarëve të Ahmetajt por pa rezultat pasi ish-ministri socialist është arratisur.

Lexo edhe:

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

Ndërkohë prej mesdites te se premtes së 7 korrikut, Ahmetaj ka dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, pak para se SPAK të firmoste urdhër-arrestin për të, Ahmetaj iku në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës. Ndërkohë tani, sipas avokatëve, Ahmetaj ndodhet në Britaninë e Madhe.

Por, pavarësisht këtyre informacioneve, strukturat e policisë mësohet se po kërkojnë brenda vendit për ekzekutimin e masës së vendosur në mungesë nga gjykata, sipas procedurës.

SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

  • Akuzat ndaj Arben Ahmetajt

Ahmetajn dyshohet se ka përfituar prona dhe qindra mijëra euro nga biznesmenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Këto janë bërë përmes disa transaksioneve që janë përpjekur të kamuflohen duke përfshirë disa biznesmenë të tjerë, vlerëson akuza. Po ashtu, hetimet tregojnë se Ahmetaj ka bujtur në hotele luksoze të paguara nga Klodian Zoto. Nisur nga këto prova, SPAK ka ngritur ndaj tij akuzën e korrupsionit pasiv. Gjithashtu, ish-ministri akuzohet se pasuritë e përfituara nuk i deklaruar sipas legjislacionit në fuqi.

Pak ditë më parë, me vendim të GJKKO, u ushtrua kontrolle në 7 banesa të familjarëve të Ahmetajt, ku sipas SPAK, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.

Po ashtu, me vendim të GJKKO, Arben Ahmetajt atë ditë i janë sekuestruar 6 pasuri, nga të cilat 4 apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) si dhe 2 llogari bankare në shumën 124 300 euro. Më herët, i është sekuestruar një vilë7 në hamallaj dhe një vilë në Palasë.

Etiketa: arben ahmetajkerkimnderkombetarspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025
AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
Para

Hiqet “zogu” i famshëm i Twitter, Elon Musk tregon si do duket logo e re/ FOTO

TË GJITHA

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025

Lindi foshnjën në banesën në Tiranë dhe e braktisi aty, procedohet 20-vjeçarja indoneziane

13:49 : 29/10/2025

Universiteti i Grazit së shpejti një sallë me emrin e Dr.Vasil Labovitit

13:44 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com