• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nis numërimi i votave në Rrogozhinë, si është situata në KZAZ 43

23:48 : 23/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ka nisur numërimi i votave në KZAZ 43 për kreun e ri të Bashkisë së Rrogozhinës, pas më shumë se 4 orësh nga mbyllja e procesit të votimit. Shkak për vonesën e nisjes së procesit të numërimit të votave ka qenë mbërritja e numëruesve.

Mësohet se të 54 kutitë e qendrave të votimit kanë mbërritur në KZAZ 43, teksa janë 5 grupe pune të cilët kanë nisur numërimin e votave. Po ashtu bëhet me dije se jashtë ambientit rrethues të shkollës ku numërohen votat ka dhe eksponentë të Partisë Demokratike si Flamur Noka, Genc Strazimiri e vetë kandidati Shkëlqim Hoxha

Qytetarët e Rrogozhinës iu drejtuan sot sërish qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e bashkisë së tyre, pasi zgjedhjet e 14 majit u shpallën të pavlefshme në këtë bashki. Dy kandidatët, Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u gjenden edhe një herë përballë vullnetit të qytetarëve.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin. Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme në Rrogozhinë ishte rreth 36%, 4% më shumë se në zgjedhjet e 14 majit.

Në zgjedhjet e kaluara, fitoi kandidati i PS-së me vetëm 21 vota diferencë, me kutinë e burgut, shumë të kontestuar, që i dha fitoren. Ditën e sotme të burgosurit nuk kanë patur të drejtë votimi.

Lexo edhe:

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

Lëvizja Bashkë nxjerr Arlind Qorin si kandidat për bashkinë e Tiranës

Ditën e sotme janë hasur deri në 4 – 5 raste të tentativës së fotografimit të votës. Për shkak të kësaj problematike në qendrën e votimit 22-23, çoi edhe në ndërprerjen e procesit për disa minuta. Për këtë incident reagoi menjëherë edhe Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili tha se shqetësim mbetet edhe votimi familjar.

“Fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet. U bëj thirrje të gjithë votuesve që t’i shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për t’u treguar atyre se për kë kanë votuar. Ata rrezikojnë shumë në këtë rast. Votimi familjar gjithashtu përbën shkelje. Ky është një problem, sa të kemi mundësi do ta adresojmë.”

Ndërsa nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku, pas vëzhgimit në terren konstatoi një pjesëmarrje të lartë të personave të paautorizuar në qendrat e votimit.

“Jam drejtuar drejt kësaj qendre për të parë se çfarë ka ndodhur. Komisioni duhej të mbante procesverbal. Unë e hasa personalisht në 4 qendra votimi në shkollën Lekaj, ku vihej re një prani personash të pautorizuar pa bexh që nuk duhet të rrijnë në qendrat e votimit.”

Gjatë gjithë ditës ka patur denoncime të shumta nga ana e opozitës për presion ndaj votuesve, manipulime të procesit zgjedhor, si dhe vënien e administratës në shërbim të Partisë Socialiste.

Gjatë pasdites, kreu i PD-së, Sali Berisha, publikoi në rrjetet sociale dhe një video ku një çift denonconin se si njerëz të kandidatit të PS-së, Edison Memolla i kishin kërcënuar se nëse nuk votonin në favor të kandidatit socialist, ata nuk do i linin me kaq.

Etiketa: numerimirrogozhineZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

13:55 : 04/10/2025
AKTUALITET

Lëvizja Bashkë nxjerr Arlind Qorin si kandidat për bashkinë e Tiranës

19:00 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
AKTUALITET

Një president lolo

19:54 : 01/10/2025
AKTUALITET

Lubonja: Shqipëria rrezikon të ketë dy kryetarë bashkie në Tiranë pas 9 nëntorit

17:47 : 01/10/2025
BOTA

SHBA/ Mbyllet qeveria federale, çfarë do të thotë kjo

09:14 : 01/10/2025
Para

Këmbimi valutor 24 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com