• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkarkohet kryeredaktori i syri.net, Quku: Administratori si kryetar kooperative

21:02 : 22/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Shqipëria është një ndër vendet që liria e medias cënohet çdo ditë nga politika, pushteti dhe të fortët që i ushtrojnë presion për të deformuar të vërtetën.

Gazetarët në vendin tonë janë kategoria më e pambrojtur që shpesh herë kërcënohen, dhunohen, madje hiqen nga puna padrejtësisht dhe në kundërshtim të plotë me “Kodin e Punës”.

“Viktima” e radhës në mediat shqiptare ka rënë gazetari i njohur, Leonard Quku, i cili së fundmi ishte punësuar në rolin e kryeredaktorit të portalit ‘Syri.net’ por në rrethana të paqarta ai është larguar me urgjencë nga puna dhe më pas është trajtuar njësoj si në kohën e diktaturës duke u “persekutuar” dhe kërcënuar nga administratorët e këtij televizioni.

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Leonard Quku pohon se është shkarkuar nga puna në mënyrë kriminale, nga CEO-n i televizionit Syri Tv, Gazmir Spahija (Ish-drejtor i Tatimesh në kohën kur qeveriste Sali Berisha) për të cilin thekson se e ka larguar nga puna pa motiv, pa paralajmërim dhe pa respektuar ligjin dhe Kodin e Punës.

“Ka patur presione, shtrëngime dhe dhunë psikologjike të vazhdueshme nga zotëria (Gazmir Spahija) ndaj meje dhe familjes time. Unë dhe ai e dimë të vërtetën e gjithçkaje. Ça i kujton zotërisë data 29 Maj, ora 17:10?”, shkruan Leonard Quku, në këtë mesazh të ‘koduar’ në drejtim të Gazmir Spahisë se të dy dinë “diçka” që më pas është bërë shkak që gazetari të shkarkohet nga puna në formë ‘hakmarrje’ nga administratori i kësaj media që shpesh herë largon gazetarët pa respektuar ‘kodin e punës’.

Lexo edhe:

“Fushatë fake”, Bushati: Rama ka debilizuar debatin duke futur axhendën e tij në media

Gaztorë dhe gazetarë

Ky nuk është rasti i parë që Syri televizion dhe SYRI.net përdor si “mish për top” gazetarët dhe më pas i largon nga puna pa motivacion, ndërsa ashtu siç nënvizon Quku në këtë media të gjithë gazetarët dhe punonjësit mbahen nën kontroll madje shpesh herë duke shkelur edhe privatësinë.

Në fund të reagimit, Quku i bën thirrje Gazmir Spahisë të përballet personalisht në gjykatë dhe do të jenë institucionet e drejtësisë që do të vendosin kush ka të drejtë.

Në krahun tjetër, administratori Gazmir Spahia pretendon se gazetari Leonard Quku do të largohet nga puna për shkak të dy shkeljeve, mungesave të njëpasnjëshme në punë dhe dypunësimin.

“Nga verifikimet tona rezulton se nuk je paraqitur në punë pa asnjë shkak nga data 29/05/2023 deri në datën që po të dërgojmë këtë shkresë. Për më shumë se dy javë nuk ke ardhur në punë dhe realisht ndodhemi në një pozitë të vështirë sidomos për faktin që kemi konstatuar se edhe gjatë punësimit keni shkelur kontratën e punës duke punuar për konkurrentët. Referuar kësaj mungese të tej zgjatur dhe e pajustifikuar në punë është zgjidhej e kontratës së punës në mënyrë të njëanshme. Ne sot kryejmë procedurën e zgjidhjes së kontratës së punës”, thuhet ndër të tjera në shkresën e firmosur nga CEO i Syri tv, Gazmir Spahisë drejtuar gazetarit Leonard Quku.

REAGIM I PLOTË NGA LEONARD QUKU:

Sqarim i detyruar:

Është e vërtetë që jam larguar nga detyra e Kryeredaktorit të Syri.net pas rreth 2 vitesh punë intensive, kjo e shoqëruar paralelisht edhe me një angazhim 9 mujor te zyra e shtypit e PD (Rithemelimi). (Që të jemi të qartë, e kam bërë me dëshirë dhe pasion, nuk jam paguar dy herë ). Nuk kam dashur që kjo çështje të bëhej publike për faktin e vetëm se nuk përbënte interes publik. Itinerari im i çdo dite është ai i njeriu të thjeshtë që sheh punën e tij.

Por, jo pak kolegë më kanë kërkuar të mbaj një qëndrim, të tregoj të vërtetën nisur edhe nga disa akuza dhe etiketime të padenja ndaj meje me autor personin që më hoqi nga puna. Pavarësisht nga padrejtësia që më bëri dhe kjo është alarmante kur një gazetar trajtohet në këtë mënyrë – por gjithsesi është diskutim që na merr shumë kohë dhe energji – kisha vendosur të mbaja të njëjtin profil që e mbaj prej më shumë se 1 dekade.

Fyerjet e tij i kam injoruar dhe vazhdoj t’i injoroj sepse ky person nuk ka asnjë lidhje me median e as nuk e di si funksionon media. Është emëruar aty nga dikush dhe i kanë dhënë edhe të drejtën, ndoshta, të marrë vendime të padrejta, të hedhë në rrugë njerëz pa shkak, pa paralajmërim e për më tepër refuzon të bëjë edhe likujdimet që ia ngarkon ligji. Është njësoj sikur brigadierin e kooperativës ta çosh të pilotojë avionin. Sa ka një brigadier lidhje me pilotimin aq ka zotëria në fjalë me median. Pra, fundi dihet, të marrin në qafë bashkë me veten.

Megjithatë, një koleg sot ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale pa autorizimin tim dhe më duhet të bëj dy sqarime të vogla si më poshtë vijojnë:

Vendimi i njëanshëm për shkarkimin tim është marrë nga Administratori i Syri.net dhe Syri Tv, Gazmir Spahija, pa motiv, pa paralajmërim dhe pa respektuar ligjin, Kodin e Punës. Ka patur presione, shtrëngime dhe dhunë psikologjike të vazhdueshme nga zotëria në fjalë ndaj meje dhe familjes time. Unë dhe ai e dimë të vërtetën e gjithçkaje. Ça i kujton zotërisë data 29 Maj, ora 17:10? Pse u sekuestrua kompjuteri im i punës me urgjencë dhe u fshi user-i im i lajmeve? Këto janë të dokumentuara. Imagjinoni mua nuk më jepet kontrata e punës dhe urdhri i emërimit në punë nga ky zotëri i cili nuk guxonte të bënte urdhrin e shkarkimit duke iu përmbajtur asaj që bëri me vetëdije. Gjithsesi unë do të ballafaqohem në gjykatë me të personalisht dhe do të jenë institucionet ato që do të vendosin se kush ka të drejtë.

Zotëria ka përgjegjësi ligjore të ngarkuar dyfish tashmë edhe për shkak të një dokumenti të fabrikuar prej tij, edhe ky i bërë publik nga palë të treta pa miratimin tim, sikur unë kam braktisur vendin e punës(!). Në media kam një përvojë 15-vjeçare, kam ndryshuar disa redaksi gjatë këtij harku kohor, kam njohur pronarë e drejtues, sikurse kam kontakte dhe gëzoj respektin e një duzine kolegësh të shkëlqyer. Unë pres dhe shpresoj që zotëria të ketë reflektuar dhe të tërheqë pas termat e padenjë që përdor ndaj meje e sa për pretendimet e mia apo të atij, ka institucione që i gjykojnë, gjykimi bëhet mbi bazë provash, jo thashethemesh nëpër korridore apo zyra. Nëse ka burrni të vijë dhe të ballafaqohet me mua para gjykatës. Por dyshoj se është kaq i guximshëm prandaj edhe ka zgjedhur të veprojë me makinacione të turpshme. Sa për Syri.net dhe Syri Tv, aty kam kolegë të shkëlqyer dhe do vazhdoj t’i kem të tillë pavarësisht nga presionet e brigadierit të tatimeve që nuk le bisedë WhatsApp-i pa ua përgjuar!

Kaq për sot!

Shkresa e largimit nga puna, firmosur nga administratori Gazmir Spahia
Etiketa: gazetaretgazetariGazmir Spahiakodi i puneslargohet nga punaleonard qukumediashkeljesyri tvSyri.net

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Fushatë fake”, Bushati: Rama ka debilizuar debatin duke futur axhendën e tij në media

20:43 : 07/05/2025
AKTUALITET

Gaztorë dhe gazetarë

13:30 : 03/05/2025
AKTUALITET

Liria e shtypit/ Reporterët Pa Kufij e “nxijnë” në raport Shqipërinë, por e ngjitin me 19 vende

09:47 : 02/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

1 Maji/ Qori: Punëtorët shqiptar nëpërkëmben se kanë një kryeministër që punon për oligarkët

11:32 : 01/05/2025
BOTA

Frontex heton akuzat kundër Greqisë

08:26 : 29/04/2025
AKTUALITET

U rrëzua nga Kushtetuesja për rastin “Qyno”, avokati: SPAK shkeli standardet ndërkombëtare!

21:41 : 24/04/2025
Para

Tërhiqet nga futbolli ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Man.United, Giuseppe Rossi

TË GJITHA

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

20:10 : 12/05/2025
Screenshot

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

20:00 : 12/05/2025

Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse do të flinit më pak se gjashtë orë?

19:55 : 12/05/2025

“Është një turp”, ish-lojtari i Real Madrid kundër Vinicius: Hiqeni nga fusha

19:48 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

19:34 : 12/05/2025

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

19:28 : 12/05/2025

VIDEO/ PSD fiton Vaun e Dejës, PS forcë e tretë! Rama kërcënoi kryebashkiakun: Mos luaj me dy porta

19:20 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com