• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Barometri Ballkanik 2023: Shqipëria vendi me korrupsionin më të lartë në rajon

Korrupsioni dhe shpopullimi i Ballkanit Perëndimor janë ndër problemet më shqetësuese të qytetarëve të rajonit.

11:55 : 22/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Barometri Ballkanik 2023 për gjashtë muajt e parë të këtij viti, i publikuar së fundi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, sjell opinonin publik përmes anketimit të rreth 60 mijë qytetarëve dhe 12 mijë bizneseve në Ballkanin Perëndimor lidhur me pritshmëritë e tyre për jetën dhe punën, tendencat në situatën politike, social-ekonomike të rajonit, qëndrimet e tyre ndaj bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Në gjashtë vendet e rajonit – Serbi, Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Kosovë – 27 përqind e qytetarëve të anketuar mendojnë që niveli i korrupsionit është rritur. Sipas tyre korrupsioni është problemi më i madh shqetësues për zhvillimin e rajonit dhe plotësimin e aspiratave të tyre.

Shqipëria vendi me korrupsionin më të lartë në rajon

Sipas perceptimit publik të 38 përqind të qytetarëve shqiptarë të anketuar, Shqipëria është vendi me korrupsionin më të lartë në rajon. Në vendin e dytë vijnë Bosnjë-Herzegovina dhe Maqedonia e Veriut me 26 përqind, të ndjekura nga Mali i Zi dhe Serbia me 25 përqind. Nivelin më të ulët në Ballkanin Perëndimor lidhur me perceptimin publik për korrupsionin e ka Kosova me 22 përqind të qytetarëve të saj të anketuar.

Lexo edhe:

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

Në vijim të pasojave të korrupsionit 69 përqind e qytetarëve të anketuar në nivel rajonal mendojnë që ligji nuk zbatohet njëlloj për të gjithë, nivel që përbën 7 përqind më shumë se një vit më parë.

Besim i ulët tek partitë politike

Pjesa dërrmuese e qytetarëve të anketuar të rajonit, 75 përqind e tyre, nuk u besojnë partive politike. Ndërkohë që 45 përqind ndihen të kërcënuar nga posedimi ilegal dhe keqpërdorimi i armëve.

Shpopullimi i rajonit – 71 përqind e rinisë dëshiron të emigrojë

Emigrimi dhe ikja e trurit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është një problem shqetësues për rajonin. Në nivel rajonal 44 përqind e të anketuarve dëshërojnë të largohen nga vendi i tyre, shifër kjo që është 5 përqind më e lartë se vitin e kaluar.

Alarmante është perspektiva e jetës së rinisë në të gjashta vendet e rajonit: 71 përqind e të rinjve e projektojnë jetëm në emigracion, larg vendit të origjinës.

Kosova kryeson në dëshirën për emigrim

Sipas të dhënave të publikuara nga Barometri Ballkanik 2023 në krye të vendeve të rajonit lidhur me emigrimin qëndron Kosova me 57 përqind të qytetarëve të saj të anketuar, e ndjekur nga Mali i Zi me 45 përqind, Shqipëria me 44 dhe Serbia me 41.Nivelin më të ulët në rajon e ka Bosnje-Hercegovina, ku vetëm 38 përqind e qytetarëve të saj të anketuar e projektojnë jetën e tyre duke u larguar nga vendi.

BE-ja ka ulur mbështetjen për rajonin

Të dhënat e Barometrit Ballkanik 2023 tregojnë që 59 përqind e qytetarëve të anketuar në gjashtë vendet mendojnë se ka rënie të mbështetjes së rajonit nga BE-ja, shifër që përbën një perceptim publik prej 3 përqind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Në krye të vendeve të rajonit për këtë perceptim qëndron Shqipëria me 92 përqind të qytetarëve të saj të anketuar, e ndjekur nga Kosova me 66 përqind, Maqedonia e Veriut me 60, Bosnje-Hercegovina me 52 dhe Serbia me 34 përqind.

Perceptimi publik rajonal në Barometri Ballkanik 2023 për rënien e mbështetjes së BE ndaj rajonit publikohet tre muaj para zhvillimit më 16 tetor, në Tiranë, të Samitit të radhës të Procesit të Berlinit. Ky proces nisi në vitin 2014, në kuadër të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, si një nismë diplomatike e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, për t’i dhënë impulse të reja integrimit në BE përmes nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit para integrimit të tyre në BE.

Sipas të dhënave të Barometrit Ballkanik 2023 gjashtë vendet e rajonit e vlerësojnë pozitivisht bashkëpunimin rajonal: 76 përqind e qytetarëve të anketuar mendojnë që bashkëpunimi rajonal është i mirë për ekonomitë e tyre, 69 përqind mendojnë që gjërat që i bashkojnë qytetarët e Ballkanit janë më të rëndësishme se ato që i ndajnë./DW

Etiketa: ballkani perendimorbarometri ballkanikemigrimi i te rinjvekorrupsion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

‘Forbes’: Diella, risi apo eksperiment i rrezikshëm dhe teatër politik

09:22 : 24/10/2025
BOTA

Starmer: Do t’i mbyllim rrugët e Ballkanit për emigrantët e paligjshëm

19:13 : 22/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon për gjykim 6 persona për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm/ EMRAT

12:05 : 22/10/2025
AKTUALITET

Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

13:35 : 15/10/2025
Para

Tronditëse në Korçë/ Burri godet me shkelm në bark partneren shtatzënë, aborton fetusin

TË GJITHA

Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

15:14 : 30/10/2025

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

14:29 : 30/10/2025

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com