• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bombardohet ura që lidh Krimenë me Rusinë, dy të vdekur

08:35 : 17/07/2023
në BOTA

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur në urën kryesore që lidh Krimenë me Rusinë.

Zyrtarët rusë thonë se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën dy persona. Viktimat janë një çift bashkëshortësh, ndërsa e plagosur mbeti vajza e çiftit të vdekur, shkruan BBC.

Guvernatori i Krimesë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, njoftoi mbylljen e urës herët të hënën pa dhënë një arsye specifike. Burimet lokale të lajmeve përmendën se banorët dëgjuan shpërthime para agimit, megjithëse nuk është dhënë asnjë konfirmim zyrtar.

Shkalla e dëmit nga shpërthimi mbetet e paqartë, por guvernatori Sergei Aksyonov tha se priste që trafiku hekurudhor në urë të rifillonte brenda disa orësh. Fotot e postuara nga një kanal në Telegram, i lidhur me shërbimet e sigurisë ruse, përshkruanin një korsi në rrugën e urës të copëtuar dhe një makinë të zezë me dëmtime të rënda në pjesën e përparme.

Ura, që shtrihet në ngushticën e Kerçit, pësoi dëmtime edhe në muajin tetor të vitit të kaluar kur kamion me bombë shpërtheu aty, dhe u deshën disa muaj riparime përpara se të kthehej në funksionim të plotë.

Lexo edhe:

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

Ura shërben si rrugë kryesore transporti për trafikun rrugor dhe hekurudhor, duke luajtur një rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

E hapur në vitin 2018, ura prej 19 kilometrash është lidhja kryesore tokësore midis Rusisë dhe gadishullit të Krimesë. Ndërsa Andriy Yusov, një zëdhënës i departamentit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, nuk pranoi të komentojë mbi incidentin, ai theksoi se “gadishulli përdoret nga rusët si një qendër e madhe logjistike për lëvizjen e forcave dhe aseteve thellë në territorin e Ukrainës. Çdo çështje logjistike i komplikon gjërat për pushtuesit”.

Të hënën, Natalia Humeniuk, zëdhënësja e komandës ushtarake jugore të Ukrainës, tha se incidenti në urën e Krimesë mund të jetë potencialisht një akt i qëllimshëm provokimi i orkestruar nga Moska.

Etiketa: BombardohetKrimenëRusiura

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025
BOTA

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025
BOTA

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025
BOTA

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

09:14 : 05/10/2025
RAJONI

Osmani: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

11:44 : 02/10/2025
BOLD BLOG

“Rusia-Putiniste, Ariu i rraskapitur përball USA/NATO”!

13:51 : 01/10/2025
Para

Rrajat "shkrinë" komisariatin e Krujës, Rrumbullaku firmos emërimet e reja (EMRAT)

TË GJITHA

Kushte atmosferike të qëndrueshme e vranësira, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

08:14 : 15/10/2025

Horoskopi, e mërkurë, 15 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/10/2025

“Reforma në Drejtësi ishte eksperiment”/ Afrim Krasniqi: Thoshin “inshallah na del mirë”

22:55 : 14/10/2025

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, investigimi: Miliona të shpenzuara por pak rezultate

22:48 : 14/10/2025

Kryqi i Kuq i dorëzon IDF-së trupat e 4 pengjeve të pajetë

22:41 : 14/10/2025

“Duhet ribërë Tirana”/ Lubonja: Nëse do isha kryebashkiak do rimerrja kompetencat përmes Kushtetueses

22:38 : 14/10/2025

Po kthehej në vendlindje, merr flakë makina e një emigranti në Librazhd

22:34 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com