• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreditë me probleme u ulën në valutë të huaj, por u rritën në lekë

21:45 : 14/07/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Cilësia e kredisë në valutë të huaj u përmirësua vitin e kaluar, ndërsa ajo e kredisë në lekë u përkeqësua.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rezulton se portofoli i kredive me probleme në valutë në fund të vitit 2022 pësoi një rënie të ndjeshme në 4%, nga 5.8% që kishte qenë një vit më parë.

Edhe treguesi i kredive me probleme të kredive në valutë të pambrojtura ndaj rrezikut të kursit të këmbimit (kreditë në valutë të ndryshme nga ajo e të ardhurave të huamarrësit) zbriti në 4%, në ulje me 1 pikë përqindje kundrejt fundit të vitit 2021.

Ndërkohë, për portofolin e kredisë në lekë tendenca rezultoi e kundërt, me rritje të raportit të kredive me probleme në nivelin e 6%, nga 5.5% që kishte qenë në fund të vitit 2021.

Përveç faktorëve më specifikë, performanca më e mirë e portofolit të kredisë në valutë mund të shpjegohet edhe me mbiçmimin e lekut në kursin e këmbimit valutor, që e ka ulur vlerën e kësteve të kredisë në monedhën vendase dhe e ka bërë më të përballueshme pagesën e tyre nga huamarrësit. Nga ana tjetër, të paktën deri në fund të vitit të kaluar rritja e normave të interesit ishte shumë më e ndjeshme për lekun, sesa për euron. Kjo mund të ketë pasur një ndikim negativ në portofolin e kredisë në lekë.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 5 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Sipas kategorive të klientëve, segmenti i individëve kishte raportin më të ulët të kredive me probleme edhe për vitin e kaluar. Sipas të dhënave të raportit të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për individët zbriti në 3.8%, nga 4.5% që kishte qenë një vit më parë. Një rënie të ngjashme me 0.7 pikë përqindje shënoi edhe raporti i kredive me probleme në segmentin e biznesit. Megjithatë, ky raport për bizneset ngelet në nivele ndjeshëm më të lartë, me 0.6%.

Nga të dhënat e raportuara, rezulton se pjesa më e madhe e portofolit të kredive 86% është e

kolateralizuar, duke u rritur në peshë me 1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë (85%).

Referuar llojit të kolateralit, pjesa më e madhe e kredive të sistemit, rreth 55%, është e kolateralizuar me pasuri të paluajtshme. Kreditë për individët në valutë kanë një nivel më të lartë mbulimi me kolateral me pasuri të paluajtshme me 72% krahasuar me kreditë për bizneset me 55%.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se në fund të vitit 2022, kredia me probleme arriti nivelin 35.7 miliardë lekë, duke u ulur me 2.4 miliardë lek ose 6.38% krahasuar me një vit më parë. Treguesi i kredive me probleme bruto ka pësuar një rënie prej 0.69 pikë përqindje në terma vjetorë, duke arritur në nivelin 4.99 % në fund të vitit 2022.

Megjithatë, në pjesën e parë të këtij viti raporti i kredive me probleme ka shënuar një rritje të lehtë dhe në fund të muajit maj arriti në 5.23%. Deri tani, rritja e raportit të kredive me probleme ngelet më e ulët në raport me parashikimet e Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare. Megjithatë, nëse raporti i kredive me probleme do të vazhdojë të rritet, Banka e Shqipërisë mund të miratojë disa lehtësi të përkohshme rregullatore, që do të nxisin ristrukturimet e hershme të kredive.

Etiketa: eurokredilekëvaluta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 06/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:41 : 05/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 4 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:17 : 04/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 3 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:16 : 03/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 2 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:17 : 02/09/2025
AKTUALITET

Becchetti i bllokon “Albcontrol” 135 mln euro për Arbitrazhin, nuk shlyhet as huaja 74 mln euro

08:02 : 02/09/2025
Para

Franca feston Ditën e Bastijës, Macron vërshëllehet gjatë ceremonisë

TË GJITHA

Drejtori i Kulturës dhe i shkollës Bajzë shajnë me “libër shpie”: O k*re femën! Na hëngsh … moj k*rvë

14:27 : 07/09/2025

Sherr mes dy familjeve në Durrës, dy të plagosur, njëri prej tyre me thikë

14:10 : 07/09/2025

EMRI/ Nga Durrësi në Mirditë për tu kujdesur për kanabisin, arrestohet 53-vjeçari

13:58 : 07/09/2025

Trajtohej me kemp/ Dumani me dy operacioni në zemër, kreu ndërhyrje në Tiranë e Bordo të Francës

13:43 : 07/09/2025

Shkollat e Tiranës e nisin mësimin me turne, godinat ende jo gati për të pritur nxënësit

13:31 : 07/09/2025

Vendi më i shenjtë në botë po kthehet në resort, zhvarrosen eshtrat e vendasve për një parking

13:15 : 07/09/2025

Fermeri italian në Vlorë kërkon subvencione: Absurde të paguash taksa dhe mos marrësh asnjë ndihmë

13:06 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com