• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë mund të bëjë Rama për mos lëshuar shokët?

20:24 : 14/07/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Enton Abilekaj

Në vend të shpjegonte pse nuk e lëshon drejtësinë, Kryeministri doli përpara shqiptarëve që të shpjegonte pse i lëshon shokët. Doli të shpjegonte se ai edhe mund të mos i lëshojë shokët, që do të thotë se mund ta kontrollojë drejtësinë, po “nuk ka zgjedhur asnjë për të mos e lëshuar”. E giithë kjo që po ndodh, sipas Ramës, është ajo për të cilën u votua në 2016 me konsensus, por tani që po bie mbi njerëzit e tij të afërt, nuk është e lehtë për të. Ky është këndvështrimi nga Kryeministria, ndërsa ai nga bulevardi është se, askush nuk e priste që, po ta ndizje edhe një shkrepse të ndrojtur në godinën e Kryeministrisë, do zhoheshin kaq shumë hajdutë. Sepse SPAK, nuk e ka guximin të drejtojë projektorët në pallatin e pushtetit dhe këtë e tregoi më së miri rasti i Ahmetajt.

Dosja e tij, e hetuar që nga viti 2005, u hap vetëm pasi Kryeministri ia hqqi pushtetin, vetëm para 1 viti, kur u shkarkua nga Zv/kryeministër pa arsye dhe, pak javë më vonë, u sulmua nga pronarët e Inceneratorëve, si për të sqaruar publikun se ishin ata që e vendosën shkarkimin e tij, ishin ata që kishin vendosur fundin e tij politik, deri në burgosje.

Jo se burgosja e Ahmetajt nuk është vënie e Drejtësisë, por se Drejtësia ka bërë një gjueti mbi të për shkak të një pale tjetër politiko-ekonomiko- kriminale, tregon se kreu i Organizatës la të drejte kur u tregon të gjithëve se ai mund të mos i lëshojë, po ka zgjedhur t’i sakrifikojë, në mënyrë që përgjegjësia e tyre personale, të shërbejë për shmangien e tij nga përgjegjësia.

Kështu parimi “kokat hëngshin” filloi të zbatohet në Drejtesinë e re. Grupet brenda PS po ushtrojnë pushtetin e tyre për të goditur njëri- tjetrin, në një betejë ku nuk mungojnë as biznesmenët, madje atë të shpallurit në kërkim. Kur godet njëra palë duket sikur po bëhet Drejtësi për Inceneratorët; kur godet pala tjetër duket sikur po bëhet Drejtësi nga Inceneratorët.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

Në të dyja rastet bien ministra, zyrtarë të lartë, politikanë të pasuruar shpejt në mënyrë kriminale, përtej habisë për numrin e hajdutëve që Kryeministri ka mbledhur në oborrin e pushtetit, për milionat e shpërdoruara në një projekt të vetëm, publiku ndihet më i qetë. Revolta ndaj korrupsionit galopant ndihet e shpaguar me kokat e ministrave dhe të Zv/Kryeministrit.

Në fakt ata janë viktimat e një lufte të brendshme. Grupi i parë viktima të dosjes së Inceneratorëve që dikush ia dorëzoi opozitës dhe futi në burg 1 ministër, 1 deputet, disa zyrtarë të lartë dhë disa biznesmenë dhe grupi i dytë, që kryesohet nga Arben Ahmetaj, që dyshohet si njeriu që e dorëzoi dosjen te opozita, pasi doli jashtë biznesit të mikut të tij.

E gjithë kjo luftë politiko – kriminale brenda llojit duket sikur sjell vetëm të mira. Duke përdorur SPAK për të luftuar njëri- tjetrin, anëtarët e organizatës jo vetëm që diskretitojnë veten dhe organizatën, por marrin dhe dënimin e merituar. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe.

Problemi është që, kur lufta të marrë fund, Drejtësia e re do të jetë thjesht një gijotinë e përgjakur në dorën e pushtetit, që nuk mund të mbijetojë pa prerë koka njerëzish të gjykuar politikisht. Revolucioni dhe Mbreti do jenë e njëjta gjë, Rama do të jetë edhe Luigji XVI, edhe Robespieri, sipas rastit, përsëritja e historisë, siç sugjeroi Ahmetaj, do jetë vetëm qesharake.

Në fund të luftës, publiku mund të jetë i kënaqur më viktimat, gjeneralë dhe ushtarë, fajtorë që zbatuan urdhërat, por nuk do të ketë Drejtësi, sepse orientimi i hetimit për inceneratorët, si dosja më e madhe që po këput koka politikanësh të lartë nuk është drejtësi. Asnjëri nga ata që janë nën akuzë sot, nuk e ka marrë vendimin që procedura të bëhej pa shpallje, asnjeri prej tyre nuk e ka marrrë guximin që 16 ministritë të bëjnë brenda ditës të njëjtën procedurë, asnjeri prej atyre nuk i ka dhënë 8 pikë bonus një kompanie që nuk ekzistonte akoma. Ata që e kanë bërë këtë janë të lirë, po shesin Drejtësi, viktima dhe moral në fjalime prekëse para popullit.

E vetmja gjë që mund të bëjë Rama për të mos lëshuar shokët, është të lëshojë Drejtësinë. Atëherë askush nuk do ta akuzonte atë se po e përdor si kamzhik.

/Dosja

Etiketa: arben ahmetajDrejtesimos leshuarRamashoketspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 15 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
Para

Gazetari zbulon 'prapaskenat': Ahmetaj nuk shkon vetëm në burg

TË GJITHA

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

16:27 : 08/08/2025

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com