• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zoto, këshilltar i Salarjonit të Elisës, ortakët e tij morën mln € nga Ujësjellësi Fier

12:44 : 13/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Elisa Spiropali nuk i kurseu deklaratat lajkatare ndaj kryeministrit Edi Rama, as në seancën parlamentare të kësaj të Enjteje, ku tema kryesore e diskutimit është kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetaj dhe afera e inceneratorëve në përgjithsësi.

Ministrja e Shtetit iu drejtua deputetëve të opozitës parlamentare, duke deklaruar se “Rama nuk e përdor drejtësinë si armë, si hanxhar, por që institucionet të bëjnë punën e tyre duke besuar deri në fund se ata persona që i drejtojnë do përdorin profesionalizmin e tyre për të bërë drejtësi”.

Megjithatë, toni i saj i zërit nuk e kishte atë tempin luftarak që ka treguar shpesh në sallën e Kuvendit.

Kërkesa e SPAK-ut për Ahmetaj ka përfshirë në brendësinë e saj shumë emra zyrtarësh të lartë e të niveleve të tjera. Ajo kërkesë, në një lloj forme, ka hyrë edhe Brenda familjes së Elisa Spiropalit.

Lexo edhe:

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

Prokuroria e Posaçme ka konstatuar se biznesmeni në kërkim, Klodian Zoto, i konsideruar si një prej personave kyç të aferës së inceneratorëve, ka shërbyer si këshilltar i drejtorit të Ujësjellësit të Fierit në periudhën nga janari 2013 deri në gusht 2014.

SPAK ka evidentuar se emërimi i Zotos në Ujësjellësin e Fierit është nënshkruar nga drejtori i asaj kohe, Salarjon Totaj.

Salarjoni është bashkëshorti i Ministres së Shtetit, Elisa Spiropali.

Emërimi si këshilltar i një individi është në tagrin e titullarit të institucionit dhe nuk do të kishte asnjë lloj problemi, nëse nuk do të zbulohej se ortakët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, kanë pasur interesa të rëndësishme financiare tek Ujësjellësi i Fierit.

Prokuroria e Posaçme ka identifikuar se shoqëria “Teo Alb” ka fituar kontratën për vendosjen e matësave të ujit me sistem elektronik kanë shkuar në Fier. Sipas të dhënave të siguruara nga SPAK, shoqëria “Teo Alb” i ka shitur Ujësjellësit të Fierit shërbime në vlerë 391.228.156 lekë të reja ose mbi 3.5 milionë euro.

Kompania “Teo Alb” ka lidhje të ngushta dhe ortakërie me shoqërinë “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos, që në atë kohë ishte këshilltar i burrit të Elisa Spiropalit.

Po ashtu, “Teo Alb” ka lidhje edhe me miqtë e ngushtë dhe bashkëpunëtorët e Zotos, konkretisht Mirel Mërtirin dhe bashkëjetuesen e këtij të fundit, Stela Gugallja.

SPAK ka zbuluar se Mirel Mërtiri ka qenë i punësuar në kompaninë “Teo Alb”. Po ashtu, edhe Stela Gugallja ka rezultuar si e punësuar pranë shoqërinë “Teo Alb” që ka marrë 3.5 mln euro nga Ujësjellësi i Fierit.

Ndërkohë, shoqëria “Teo Alb” dhe “ITS” e Klodian Zotos janë aksionerë në një tjetër kompani, të quajtur “Metronet”.

Pra, të dhënat e siguruara nga SPAK-u krijojnë dyshime të forta se “Teo Alb” që ka marrë miliona nga Ujësjellësi i drejtuar nga Salarjon Totaj, përfaqëson interesa të grupit “Zoto-Mërtiri-Gugallja”.

Etiketa: Elisa Spiropaliklodian zotoujesjellesi fier

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

12:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Edi Rama refuzon propozimin e Vali Bizhgës për shefen e Spiropalit

19:18 : 15/10/2025
AKTUALITET

Mandatet e Kushtetueses/ Peleshi ndryshon kursin, mohon transparencën e premtuar nga Spiropali

15:26 : 14/10/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku përjashton Elisa Spiropalin nga fushata në Tiranë

18:06 : 03/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

400 mijë euro në vit vetëm për këshilltarët e Spiropalit/ Qori: Deri kur do t’i durojmë këto shushunja?

16:35 : 17/09/2025
Para

Çfarë ndodhi? E ftuara bën për të qarë moderatoren: Nuk do të përgjigjem ty!

TË GJITHA

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com