• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Motra e Ermonela Felajt në veting, çfarë ndodhi gjatë seancës dëgjimore

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit, KPK mbajti të mërkurën seancën dëgjimore publike ndaj subjektit të rivlerësimit Alma Felaj, gjatë së cilit nuk u konstatuan probleme domethënëse në të tre kriteret e vetingut.

13:48 : 12/07/2023
në AKTUALITET, VETTING

Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Felaj u përball të mërkurën në mëngjes me gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së, si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjithashtu si procesi i vetingut.

Trupa e KPK-së udhëhiqej nga komisionerja Alma Faskaj, me relator Olsi Komici dhe anëtar Etleda Çiftja. Procesi i rivlerësimit për Felajn është bërë për të tre kriteret e vetingut, përfshirë kontrollin e pasurisë, integritetin e figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë relatimit të gjatë 45 minuta, Komici theksoi se Komisioni kishte gjetuar nga analiza financiare e shtimit dhe pakësimit të pasurisë famijare të subjektit një diferencë të vogël prej 211 mijë lekësh dhe pasaktësi në deklaramin në deklaratat vjetore të një toke bujqësore të përfituar nga familja e subjektit nëpërmjet ligjit 7501.

Komici gjithashtu deklaroi se subejkti kishte marrë një vlerësim pozitiv nga institucionet ndihmëse për sa i përket integritetit te figurës dhe profesionzlimit dhe hetimit administrativ i KPK-së nuk kishte konstatuar probleme të tjera.

Lexo edhe:

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

Prokurorja Alma Felaj shpjegoi gjatë fjalës së saj pasaktësistë në deklaratat periodike dhe kërkoi nga Komisioni konfirmimin në detyrë.

Alma Felaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2011, Felaj u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe në maj të vitit 2023 u transferua në mënyrë të diskutueshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës.

Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe e afërmja e katërt e saj që u emërua në Prokurorinë e Tiranës gjatë viteve të fundit. Aty punojnë gjithashtu bashkëshorti dhe motra e deputetes Felaj si prokurorë dhe vëllai i saj si oficer i policisë gjyqësore.

Procesi i rivlerësimit për Felaj është bërë ex-oficio dhe ajo është shortuar nga KPK për tu vetuar në qershor të vitit 2020. Prokurorja ka marrë një vlerësim pozitiv nga ILDKPKI, e cila është shprehur se ajo ka bërë deklarim të saktë, ka burime të mjaftueshme financiare për pasuritë e deklaruara dhe nuk është në gjëndjen e konfliktit të interesit.

Si pjesë e hetimit administrativ, KPK ka marrë në shqyrtim një numër pasurish të luajtshme dhe të paliajtshme të subjektit dhe familjarëve të saj, përfshishrë një automjet Ford Fiesta, një automjet Mercedez Benz, një tokë arë në Fier me sipërfaqe 13 mijë m2, investime në obligacione, si dhe 2 apartamente në Tiranë – një në lagjen ‘5 maji’ të blerë nga i vjehrri dhe një në rrugën e Elbasanit të blerë në bashkëpronësi me vjehrrin.

Për apartamentin e blerë nga vjehrri në lagjen ‘5 maji’ në Tiranë me ndihmën e fëmijëve, KPK ka konstatuar një mungesë burimesh financiare prej 585 mijë lekësh, por që nuk ka ndikuar në vlerësimin e subjektit, pasi kjo pasuri është krijuar përpara lidhjes së martesës në vitin 2009.

Ndërkohë, për një apartament të blerë në vitin 2007, me vlerë 100,000 euro, tek rruga e Elbasanit në Tiranë, KPK është shprehur se subjekti i rivlerësimit dhe familja e saj kanë pasur burime të ligjshme.

Felaj u pyet nga anëtarja e KPK-së, Etleda Çiftja në lidhje me çmimin e blerjes së një automjetit Mecedes Benz, me vlerë 7,500 euro në vitin 2015. Ajo dha shpjegime mbi natyrën rastësore të njohjes me shitësin. Gjithashtu, subjekti rivlerësimit shpjegoi se kishte banuar me qira për një periudhë pas vitit 2017, ndërkohë që shtëpia e saj në Tiranë arredohej.

Vendimi i KPK-së për prokuroren Alma Felaj do të shpallet me datë 14 korrik në orën 9.30./Reporter.al

Etiketa: Alma Felajermonela felajkpkveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Ish-prokurori Karanxha: 6 anëtarë të vetingut kanë marrë paga nga fondacioni Soros

13:31 : 15/09/2025
Para

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, gjykata refuzon sërish Ramazan Rrajën

TË GJITHA

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com