• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bllokohen 10 varka, 1 traget dhe 5 motorskafë në liqenin e Komanit, gjobiten drejtuesit

15:18 : 12/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Shtetit ka bllokuar 10 varka dhe 1 traget në liqenin e Komanit si dhe ka gjobitur drejtuesit.

Në kuadër të operacionit policodr “Lundrim i Sigurt”, efektivët kanë kryer kontrolle në vendin ku ankorohen mjetet lundruese në Liqenin e Komant, ku kanë konstatuar 10 varka të cilat nuk i përmbushnin kriteret e sigurisë dhe nuk kishin dokumentacionet përkatëse.

Drejtuesit e varkave u gjobitën nga Policia me nga 10 mijë lekë të reja gjobë secili.

Në hyrje të liqenit, u konstatua një traget me mbishkrimin “Rozafa”, i cili nuk ishte hera e parë që kapet në cënim të ligjeve për lundrim dhe kriteret e sigurisë.

Lexo edhe:

Nga Komani në Ksamil, bllokohen 44 mjete lundruese. Gjobiten 10 drejtues, rrezikonin jetën e pushuesve

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Komanit, çfarë dyshohet

Gjithashtu, janë gjetur edhe 5 motorskafë, drejtuesit e të cilëve nuk kishin autorizim për të ushtruar veprimtari ekonomike. Ata nuk u lejuan të marrin pasagjerë në bord.

“Iniciohet plani operacional policor i koduar “Lundrim i sigurt”, për kontrollin ndaj mjeteve lundruese që operojnë për qëllime argëtimi dhe lundrimi. Plani operacional, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e dhjetëra efektivëve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, Delta Forcën dhe me Drejtorinë e Përgjithshme Detare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për të ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës. Objektivat, rritja e parametrave të sigurisë për qytetarët, vizitorët dhe pushuesit, si dhe parandalimi i incidenteve gjatë sezonit turistik.

Në nisje të këtij operacioni, në vendin ku ankorohen mjetet lundruese në liqenin e Komanit u konstatuan 13 varka artizanale që nuk përmbushnin kriteret e sigurisë dhe nuk ishin të pajisura me dokumentacionin përkatës.

Në vijim, në hyrje të liqenit të Komanit, u konstatua një traget me mbishkrimin “Rozafa”, për të cilin specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar kanë referuar materialet në Prokurori, pasi u konstatua për herë të dytë, në cenim të plotë të ligjeve për lundrim dhe të kritereve të sigurisë.

Gjithashtu, janë konstatuar edhe 5 mjete lundruese skafë, drejtuesit e të cilëve kishin autorizim për përdorim personal, por jo për të ushtruar veprimtari ekonomike si operator turistik. Drejtuesit e këtyre skafëve nuk u lejuan të merrnin pasagjerë në bord.

Nga kontrollet u konstatuan edhe 25 varka artizanale të bregëzuara në pjesë të ndryshme të liqenit të Komanit. Shërbimet e Policisë vijojnë verifikimet për të identifikuar pronarët e këtyre mjeteve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme për bllokimin e mjeteve lundruese që nuk përmbushin kushtet e sigurisë, për transportimin ditor, për qëllime turistike, të turistëve dhe vizitorëve.”– njofton policia.

Rreth 2 javë më parë, si rezultat i kontrolleve në liqenin e Komanit, Policia e Shkodrës bllokoi 1 traget dhe 10 varka artizanale. Drejtuesi i tragetit u procedua penalisht, ndërkaq drejtuesit e varkave u ndëshkuan me masë administrative 10 000 të rinj, secili.

Etiketa: liqeni i komanitmjete lundruese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Komani në Ksamil, bllokohen 44 mjete lundruese. Gjobiten 10 drejtues, rrezikonin jetën e pushuesve

14:44 : 11/08/2024
AKTUALITET

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Komanit, çfarë dyshohet

09:10 : 19/07/2024
AKTUALITET

SKANDALOZE/ Në mes të sezonit turistik, liqeni i Komanit mbulohet nga plehrat dhe kafshët e ngordhura

14:30 : 30/06/2024
AKTUALITET

Aksion policor nga Ksamili në Velipojë, bllokohen 27 mjete lundruese

12:18 : 30/06/2024
AKTUALITET

Erë e fuqishme, Drejtoria Detare paralajmëron për kujdes mjetet e vogla lundruese

12:40 : 25/11/2023
AKTUALITET

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në gjirin e Vlorës

09:58 : 03/11/2023
Para

Dhunë në familje, arrestohen dy persona në Tiranë

TË GJITHA

Kualifikueset e Botërorit/ Italia dhe Belgjika në fushë, njihuni me 6 sfidat e sotme

09:23 : 09/06/2025

Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës, shkarkon 5 punonjës dhe drejtorin

09:20 : 09/06/2025

Musk vazhdon “ofensivën” ndaj Trump, synon të krijojë parti dhe gjen aleatin e parë

09:08 : 09/06/2025

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

08:52 : 09/06/2025

Pasi u mbulua nga tymi, Vlora lihet edhe pa ujë e pa drita në mes të sezonit turistik

08:48 : 09/06/2025

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

08:22 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com