Për SPAK nuk ka dyshime se Arben Ahmetaj, në rolin si ministër i Fincave, ka firmosur një sërë shrkesazh që kanë favoruar firmat e Klodian Zotos e Mirel Mërtirit dhe të tjerave të lidhur me ta, për të përfituar kontratat koncesionare të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.
Në dokumentin dërguar Kuvendit, ku kërkon autorizim për arrestimin e Ahmetajt, prokuroria rendit dhe përfitimet sipas saj, që Ahmetaj ka marrë nga Zoto e Mërtiti për ti favorizuar përmes vendimeve.
Bëhet fjalë për dhjetra prej tyre të formopsita nga Ahmetaj që prej vitit 2014.
Boldnews po i risjell më poshtë sicc renditen në dosjen e SPAK:
Në lidhje me procedurën me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet vartësit të tij, të ndjerit Zamir Stefani, ka kontribuar në dhënien e koncensionit, në kundërshtim me kuadrin ligjor rregullues, duke u zbatuar procedura e negocimit pa shpallje paraprake si dhe duke mos u zbatuar detyrimet e tjera të ngarkuara nga kuadri ligjor në fushën e koncensioneve, përgjatë procedurave të ndjekura nga anëtarët e komisionit të sipërcituar, pjesë e të cilit ka qenë edhe i ndjeri Zamir Stefani.
Me shkresën nr. 7975/1 prot datë 14.11.2014 është shprehur parimisht dakort, në lidhje me projekt vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues Ministrinë e Mjedisit, procedurën përzgjedhëse me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës që i jepet shoqërisë Alb — Tek sh.p.k. në procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”. Kjo shprehje dakordësie vjen në kundërshtim me kuadrin ligjor në fushën e koncensioneve kur nuk mund të zbatohej procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Gjithashtu, në asnjë moment nuk ka ngritur shqetësimin, se cila ishte shoqëria propozuese, paaftësia e saj teknike, ekonomike për kryerjen e një vepre të tillë.
Në lidhje e me procedurën me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve’ urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, personi nën hetim Arben Ahmetaj , si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, paraprakisht ka ndërmarrë nisma ligjore ( me vendimin nr. 325 datë 22.04.2015 të nënshkruar nga vetë Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shtetasi Arben Ahmetaj, janë propozumr disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, ndryshime këto të miratuara në datë 16. O7.2015) me qëllimin e vetëm, përforcimin e rolit të tij dhe të organeve në varësi të tij (Atrako), në procedurat koncensionare. Gjithashtu është propozuar dhe në vijim miratuar, që propozuesit të pakërkuar t’i jepej bonus, gjë e cila është arritur dhe është përdorur pikërisht në rastin e projektit koncensionar të Fierit, ku i është dhënë bonus, një shoqërie të lidhur me Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe një tjetër personi.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, apo edhe me diskutimet e komisionit, siç edhe lexohet nga emaili i datës 06.12.2014 kur shtetasi Ervin Mete i ka nisur në këtë datë emailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Bllako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit të Ministrisë së Financës.
Me shkresën nr. 429/1 prot datë 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 lekë, Impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ndërmarrë nisma ligjore (me shkresën nr. 8026722 prot datë 28.01.2016, shtetasi Arben Ahmetaj, në pozicionin e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes paraqet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, projekt vendimin për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 575 datë 10.07. 2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncensioUpartneritet publik privat” të ndryshuar) në lidhje edhe me ndryshimin e VKM nr. 575 datë 10.07.2013, në koherencë me ndryshimet e ligjit për koncensionet te propozuara po prej tij, ku rritet pushteti i Ministrisë qe ai drejton dhe i Atrako.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me shkresën nr. 367/2 prot datë 01.02.2016 ka shprehur dakordësinë e tij për projekt vendimin “Për miratimin e Bennettprej 10 (dhjetë)% të pikëve, që i jepet shoqërisë “Building & Green Energy” për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkuruese, për dhënien me koncesion, të ndërtimit dhe administrimin të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”. Këtë përgjigje e ka dhënë pikërisht në kohën kur në këtë shoqëri ishte bërë ortak shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k. e shtetasit Klodian Zoto. Në dhënien e kësaj dakordësie, nuk ka ngritur asnjë shqetësim në lidhje me historikun e kësaj shoqërie, aftësitë e saj finariciare apo teknike.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 6770/1 prot datë 24.05.2016, ka miratuar transferimin e fondeve për investime, duke i shtuar projektit “Mbylljm e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit” shumën prej 177 500 000 lekë dhe pakësuar projektit “Impiantit të Prodhimin të energjisë nga mbetjet në Fier” shumën prej 60 000 000 lekë, si dhe projektit të “Inceneratorit të Elbasanit” shumën prej 40 000 000 lekë, me qëllim pagesën e punëve shtesë për IV “Ndërtim Montim Patos dhe GjikuFia” për objektin “Zhvendosja e mbetjeve të ngurta urbane nga venddepozitimi ekzistues Elbasan dhe bonifikimi i zonës”, në vlerë shtese kontrate 137,988,830.833 lekë pa tvsh. Ky bashkim operatorësh ka bashkëpunuar me shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për fitimin e këtij prokurimi, duke qenë subjekt i parazgjedhur prej tyre në bashkëpunim me funksionarët që kanë realizuar procedurën.
Më datë 02.06.2016, miratohet ligji Nr. 57/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, ku evidentohet parashikimi i nenit 4/2 me këtë parashikim: “Ministria e Financave vferëson dhe miraton paraprakisht, të gjitha projektet koncesionare dhe të partneritetit publik Rrivat (PPP), Si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve, individuale apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.”
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 8264/1 prot datë 27.06.2016 është shprehur se janë përmbushur në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM nr. 57572013 i ndryshuar në lidhje me vijimin e procedurave të koncensionit, në rastin e projektit koncensionar të Fierit të sipërcituar, miratim ky i ardhur pas pengesës që po i bëhej kësaj procedure nga ana e paraardhësit të tij, ish Ministrit të Financave shtetasit Shkëlqim Cani, duke pasqyruar si mangësi përveç detyrimit që në zbatim të nenit 22 të VKM nr. 575/2013 autoriteti kontraktor (Ministria e Mjedisit) duhet të garantojë mbulimin e kostove financiare, brenda tavaneve afatmesme të miratuara të shpenzimeve të saj. Shkresa e mësipërme është nënshkruar vetëm pas komunikimeve të datave 17.06.2016, 20.06.2016, 21.06.2016, 22.06.20 16 që jane shkembyer ndermjet shtetasve Alda Klosi tfunksionare e Ministrisë së Financave), Alba Thoma, Gentian Opre funksionar i Ministrisë së Financave), Etleva Kondi, Alqi Bllako, Gelardina Prodani tfunksionare e Ministrisë së Financave), Mimoza Dhëmbi funskionare e Ministrisë së Financave), emaile këto që më pas përcilleshin nga shtetësja Alba Thoma tek shtetasi Klodian Zoto dhe ky i fundit tek shtetësja Etleva Kondi. Shkresa e mësipërme është nënshkruar vetëm pas komunikimeve nëpërmjet emaileve që shtetasi Klodian Zoto ka bërë në kuadër të redaktimit si dhe plotësimeve të mangësive të evidentuara, në datat 18.06.2016, 19.06.2016, 20.06.2016, 22.06.2016 me shtetasit, Sevi Zani, Erton Kaleshi, Alba Thoma, Etleva Kondi. Megjithëse me memot përkatëse, punonjësit në varësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj, janë përgjigjur mbi mangësitë dhe më datë 15.06.2016 rezulton se shtetësja Alda Klosi ka përgatitur edhe kthimin e përgjigjes ku rendit të gjitha këto mangësi, personi nën hetim Arben Ahmetaj, nuk ka nxituar të kthejë përgjigje negative por i është lënë koha dhe mundësia shtetasve Zoto dhe Mërtiri për të rregulluar ato, duke u përdorur funksionarë të ministrisë që personi nën hetim kishte në varësi si dhe me ndihmën e shtetaseve Alba Thoma dhe Etleva Kondi.
Me propozimin e personit nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, është miratuar VKM nr. 515 datë 13.07.2016 “Për miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të prograiri it buxhetor afatmesëm 2017 — 2019” e cila shfuqizon VKM nr. 230 datë 30.03.2016, ku konstatohet se Ministrisë së Mjedisit i rritet tavani i sipërcituar nga vlera 2, 18 milionë lekë në 3, 313 milionë lekë.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, pas miratimit të VKM së mësipërme, me shkresën nr. 8264/4 prot datë 08.09.2016 është shprehur në parim dakort me mbështetjen flnanciare referuar projektit koncensionar të Fierit, të sipërcituar, por duke pretenduar se duhet të vlerësoheshin me prioritet kostot buxhetore që mund të lindin si pasojë e materializimit të risqeve të ndryshimit të kursit të këmbimit dhe atij’ nga infiacioni, të përllogariten plotësisht brenda totalit të parashikuar si mbështetje financiare për këtë projekt,‘ Marrjen e miratimin nga MEI në cilësinë e institucionit përgjegjës për politikat në fushën e energjisë elektrike dhe pronarit të KESH sh.a. për përballimin e riskut nga çmimi i energjisë elektrike (feed in tariff),’ Marrjen e miratimin nga njësitë e qeverisjes vendore që përfshihen në këtë projekt, lidhur me përballimin prej tyre të riskut të mosplotësimit të sasisë së mbetjeve për t’u trajtuar nga koncensionari. Këto çështje, që personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka parashtruar se duhet të vlerësoheshin me prioritet, janë përcaktuar nga shtetësja Alda Klosi në shkresën draft të përgatitur që më datë 23.06.2016, por që personi nën hetim nuk ka vlerësuar t’i rendisë në shkresën me shkresën me nr. 8264/1 prot datë 27.06.2016, kur është shprehur se në tërësi janë përmbushur kriteret.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 14925/1 prot datë 03.11.2016 ka miratuar “Rialokim fondi në investime për buxhetin e vitit 2016” ku konstatohet se për projektin “Impianti i prodhimin të energjisë nga mbetjet në Fier” është pasqyruar vlera prej 26 449 329 lekë.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 15402/1 prot, më 2016 në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Mjedisit për shprehjen e dakordësisë për dhënien e bonusit, në lidhje me projektin “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”, nuk e pengon, duke u justifikuar se është një akt me karakter individual, megjithëse nxjerr disa problematika dhe sugjeron që përpara dhënies së bonusit nëse kërkohet mbështetje financiare duhet të merret miratimi paraprak nga ana e Ministrisë së Financave. Pra nuk i ka vendosur barrierë kësaj nisme, megjithëse prej vetë Ministrisë që ai drejton, janë pasqyruar shumë qartë shqetësimet se ky projekt do të kishte efekte në buxhetin e shtetit.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 17366/27 prot po më 2016, ka miratuar detajimin e fondeve për investime Inceneratori i Elbasanit me vlerë 4 023 870 lekë.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 17397/1 prot, datë 22.12.2016 është shprehur pa vërejtje në parim, për projekt vendimin e Këshillit të Ministrave “Për shpronësimin për interes Publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të përpunimit të mebtjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë” duke dhënë edhe arsyetimin se kjo dakordësi jepet për aq kohë sa, në relacionin shoqërues të projekt vendimit është përcaktuar se efektet financiare do të përballohen nga buxheti i bashkisë Fier, e cila ka konfirmuar parashikimin e fondit të nevojshëm të vlerës së shpronësimit në buxhetin e saj për vitin 2017.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 17911/177 prot më 2017 ka miratuar detajimin e fondeve, për shpenzime kapitale në financim të brendshëm dhe të huaj për vitet 2017 — 2019 ku për projektet informatike fondi është çelur i ngrirë pasi duhet marrë më parë konfirmimi nga Akshi për këto projekte. Kështu për Inceneratorin e Elbasanit, është: Buxheti i vitit 2017 në vlerën 553 119 000 lekë; Buxheti i Vitit 201 8 në vlerën 662 502 000 lekë; Buxheti i vitit 2019 në vlerën 661 502 000 lekë. Për impiantin e prodhimit të energjisë nga mbetjet në Fier është: Buxheti i vitit 2017 në vlerën 590 000 000 lekë; Për vitin 2018 në vlerën 750 209 000 lekë; Për vitin 2019 në vlerën 780 000 000 lekë.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, në muajin janar 2017, ka ndërmarrë sërish një nismë ligjore, referuar edhe shkresës me nr. 653/2 prot datë 30.01.2017 drejtuar ministrive dhe KPP si dhe APP duke i dërguar për mendim projektvendimin “Për disa ndryshime në VKM nr. 575 datë 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension/partneritet publik privat” së bashku me relacionin përkatës. Në këtë projekt vendim, propozimet që janë ndryshuar, kanë të bëjnë pikërisht me rritjen e rolit të Ministrisë së Financave në procedurat koncensionare, duke u kërkuar që çdo projekt koncensionar, duhet të vlerësohet dhe miratohet paraprakisht nga Ministria e Financave, pavarësisht nëse kërkohet apo jo mbështetje financiare. Gjithashtu është parashikuar që duhet të vlerësohen dhe të miratohen paraprakisht nga Ministria e Financës edhe projektet e koncensioneve/PPP që pësojnë ndryshime të kontratës apo transferim të saj, pavarësisht nevojshmërisë ose jo për mbështetje financiare. Si përfundim me VKM nr. 146 datë 22.02.2017 janë miratuar ndryshimet përkatëse në VKM nr. 575 të vitit 20213, duke ngelur ndryshimet e propozuara por duke u shtuar disa afate.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, në lidhje me projektin “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”, me shkresën 13118/9 prot datë 06.04.2017 është shprehur pa komente, për vazhdimin e procedurës koncensionare, përsa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë, por duke i kërkuar të vlerësohen me prioritet maksimal disa çështje si kostot buxhetore që mund të lindin si pasojë e materializimit të risqeve të ndryshimit të kursit të këmbimit dhe atij’ nga infiacioni; Marrjen e miratimit nga MEI, Marrjen e miratimit nga njësitë e qeverisjes vendore. Në këtë procedurë minimalisht nuk duhet të ishte mjaftuar me pëlqimin vetëm të njërës bashki që prekej nga ky projekt.
Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 8619/1 prot datë 07.05.2O58 drejtuar Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, është shprehur në parim dakord, në lidhje me projekt vendimin “Për miratimin e parashikimit të financimit të nevojshëm për plotësimin e detyrimeve kontraktore në kontratën e koncensionare nr. 6021 ref nr. 2894 datë 31.08.2017 “Për ndërtim lanedfilli, inceneratori dhe reabilitim i venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”, por duke kërkuar riformulim të disa pikave.
“Në konkluzion, pasur parasysh, se të tre këto procedura kanë rezultuar me problematika të theksuara që kanë sjell dëm në buxhetin e shtetit, ku tashmë për dy të parat, Elbasanin dhe Fierin, kemi edhe vendimmarrje të gjykatave për dërgimin e pështjes për gjykim, qoftë në lidhje për shkelje ligjore të ndodhura në procedurat e ndjekura ashtu edhe në lidhje me punime të pakryera, me pagesa fiktive, konstatohet se që në lindjen e këtyre procedurave e deri në përfundimin e tyre dhe përsa kohë që edhe janë kryer pagesa në kohën që shtetasi Arben Ahmetaj ka ushtruar detyrën e Ministrit të Financave, tregojnë më së qarti se roli i personit nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë i tillë që, përveqse nuk është bërë pengues, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për çdo miratim të dhënë prej tij. Përveç sa parashtrohet në relacionin që i bashkëlidhet kësaj kërkese, që mbështesin dyshimin e arsyeshëm mbi kompensimit pasiv të personit nën hetim Arben Ahmetaj, kryer si më lart cituar, i realizuar përkundrejt sjelljes që duhet të mbante dhe ka mbajtur për këto procedura koncensionare, realizuar për shkak të marrëdhënies së ngushtë që personi nën hetim Arben Ahmetaj ka pasur me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, vlerësojmë të evidentojmë se: Sjellja e tij, në drejtim të përfundimit me sukses të kontratave koncensionare, në favor të shoqërive të kontrolluara drejtëpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ekziston dyshimi se është shoqëruar edhe me kontakte të drejtëpërdrejta me punonjës/funksionarë të përfshirë në këto procedura koncensionare, ku vetë apo nëpërmjet vartësve të tij, ka ushtruar presion, duke kërkuar realizimin me sukses të procedurave koncensionare, pavarësisht mangësive që paraqisnin“, thotë prokuroria.
“Ahmetaj më bëri presion”
Në dosjen e SPAK është edhe dëshmia e një shteteseje, anëtare në komisionin për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës, si përfaqësuese e Atrako. Në deklarimin e saj më datë 07.07.2023, ka deklaruar se ka pasur presione nga titullarja e e institucionit, Agjensisë së Trajtimit të Koncensioneve, konkretisht shtetësja Rovena Beqiraj, ku prej saj nxitej që procedura koncensionare për Tiranën të finalizohej me sukses.
“Gjithashtu sqaron se, kur ka qenë pjesë e procedurës koncensionare në lidhje me Durrësin ku do të ndërtohej një landfill, si anëtare komisioni, një këshilltar i ministrit Arben Ahmetaj, e ka njoftuar që e kërkonte ministri Arben Ahmetaj në zyrë. Ka shkuar tek zyra e ministrit Arben Ahmetaj, në paradhomë, ku sekretarja i ka kërkuar të linte telefonin aty, dhe më pas është futur në zyrën ku ndodhej ministri Arben Ahmetaj, e shoqëruar nga këshilltari. Në zyrë kanë qenë vetëm të tre, pra Sidita, këshilltari dhe ministri Arben Ahmetaj. Ministri Arben Ahmetaj i ka kërkuar që, në lidhje me procedurën e Durrësit, Sidita ta shikonte dhe ta vlerësonte me pozitivitet, në drejtim të përfundimit me sukses të saj. Sidita këtë takim e ka vlerësuar si formë presioni pasi titullar të drejtpërdrejtë ajo kishte kryetarin e Atrako-s. Pas kësaj situate, edhe në rastin e procedurës koncensionare të Tiranës, Sidita është ndjerë në presion për shkak të asaj që kishte ndodhur për Durrësin dhe pasur parasysh edhe nxitjen e kryetares Rovena Beqiraj që kjo procedurë koncensionare e Tiranës të realizohej me sukses”, thuhet në dokument.
Prokuria vlerëson se “duke sjellë në vëmendje se, vepra penale e korrupsionit, është një vepër penale që gjen zbatim edhe ndaj funksionarit që kërkon ose merr drejtpërdrejtë ose tërthorazi çdo lloj përfitimi të parregullt apo qoftë edhe premtimin për një përfitim të tillë, për vete ose të tretë apo pranimi i ofertës ose premtimit që vjen nga përfitimi i parregullt, quhet e konsumuar në raport me sjelljen që ka pasur funksionari në kuadrin e ushtrimit të funksionit të tij, qoftë kjo sjellje edhe sipas ligjit fraksionin e pashoqëruar me shpërdorim detyre), vlerësojmë se në rastin konkret është konsumuar plotësisht vepra penale e komipsionit pasiv nga funksionari i lartë personi nën hetim Arben Ahmetaj”.