• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

14 Maji/ Kaso: Çdo zyrë shtetërore u kthye në zyrë elektorale në mbështetje të PS-së

12:11 : 10/07/2023
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka bërë një rezyme rreth shkeljeve ligjore të faktuara nga opozita e bashkuar në disa bashki të vendit përgjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve në 14 maj.

Kaso, në një dalje për mediat nga selia blu, u ndal te Bashkia e Beratit dhe Kuçovës, ku theksoi se përsa i përket këtyre zonave zgjedhore, ka materiale të bollshme dhe të hollësishme të të gjitha shkeljeve duke përfshirë materiale fotografike filmike si dhe dëshmi të zgjedhësve në dorën e parë lidhur me presionet apo ofertat për të mos votuar kandidatët e opozitës së bashkuar dhe që vota e tyre të drejtohej me çdo kusht në favor të kandidatit të pushtetit.

Sipas Kasos, organet ligjzbatuese kanë dështuar të respektojnë ligjin dhe Kodin Zgjedhor.

Kaso shprehet se nga një proces zgjedhor që nis me kryeministrin që përcakton si kinezëri Kodin Zgjedhor të shkruar dhe dakordësuar me konsensus dhe me garancinë e partnerëve ndërkombëtar dhe përfundon me kryeministrin i cili haptazi në një televizion kombëtar urdhëron arrestimin e një kandidati për kryetar bashkie të opozitës nuk mund të pritet asgjë tjetër.

Lexo edhe:

Rezultati/ Edhe 172 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja renditja e partive

Përplasja me efektivët në KZAZ në Tiranë, Agron Shehaj: Po na vidhen votat përpara syve

Deklarata e plotë e Kasos:

“Ashtu siç u kemi bërë me dije në momentin e prezatimit të raportit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 majit javën e kaluar, vijojmë me prezantimet e shkeljeve ligjore dhe gjithçka që është përdorur në funksion të sigurimit të rezultatit zgjedhor nga partia në pushtet për çdo bashki të vendit dhe sot do të ndalemi më gjerësisht te shkeljet që kanë karakterizuar procesin zgjedhor në Qarkun e Beratit konkretisht në Bashkinë e Beratit dhe Bashkinë e Kuçovës.

Përsa i përket këtyre zonave zgjedhore ju do ta vëreni se përmban materiale të bollshme dhe të hollësishme të të gjitha shkeljeve duke përfshirë materiale fotografike filmike si dhe dëshmi të zgjedhësve në dorën e parë lidhur me presionet apo ofertat për të mos votuar kandidatët e opozitës së bashkuar dhe që vota e tyre të drejtohej me çdo kusht në favor të kandidatit të pushtetit.

Materialet që janë grumbulluar për këto dy bashki, vërtetojnë se zgjedhjet e 14 majit asgjë nuk i lidh me një proces zgjedhor normal në një vend normal demokratik, për të arritur në atë që ODIHR quan zgjedhjet të lira dhe të ndershme, është krejt e kundërta e tyre.

Janë zgjedhje që dëshmojnë njëherë e mirë që janë procese zgjedhore të organizuara nga kjo qeveri nuk përmbushin as kriteret minimale të Kartës së Kopenhagenit pasi pamë në mënyrë masive se si shteti dhe burimet e shtetit u shkrinë dhe u bënë njësh me partinë në pushtet në funksion të grabitjes së një rezultati zgjedhor me çdo kusht.

E gjitha makineria shtetërore u vu në funksion të PS-së dhe arritjes së rezultatit të saj dhe ka funksionuar si e tillë në të gjithë territorin e vendit publikisht, me arrogancë dhe duke shpërfillur çdo ligj dhe garanci që ligjet e vendit përmbajnë për ti vënë fre abuzimeve të këtij lloji.

Çdo zyrë shtetërore u kthye në zyrë elektorale në mbështetje të kandidatëve të PS-së për të arritur rezultatin e tyre, përfshirë këtu edhe zyrat e policisë dhe zyrat e drejtësisë të cilët presupozohet të jenë garantët dhe ruajtësit e një standardi zgjedhor normal në një vend demokratik.

Këto nuk janë shkelje apo abuzime me pushtetin të zyrtarëve të vegjël por është një fenomen i cili vjen i frymëzuar nga lart drejtëpërsëdrejti nga Kryeministri i vendit dhe nga shefi i mazhorancës, ku ky fenomen buron prej tij dhe është implementuar në të gjithë territorin e vendit sipas të së njëjtës skeme të centralizuar dhe kapilare e cila arrin me imtësi të identifikojë zgjedhësin dhe të kontrollojë vullnetin e tij pa shkuar në QV madje dhe në QV mund të shkojë i shoqëruar nga patronazhistët të cilët vetëm pasi sigurohen për çuarjen e zgjedhësit në QV dhe për votimin e tij në mënyrë të caktuar e konsiderojnë atë të lirë.

Gjithçka është bërë jo vetëm me bekimin e kryeministrit por edhe me bekimin e bandave më të fuqishme kriminale në vend të cilat kanë kontrolluar kontrollin për llogari dhe në funksion të arritjes së rezultatit të PS.

Ka qënë një makineri e tillë sistematike e cila ka funksionuar deri në ditën e fundit të zgjedhjeve, skema është intensifikuar ku kemi parë edhe raste kur zyrat e kadastrës apo të ALUIZNI-t të cilat në shpërfillje të plotë të çdo ligji kanë funksionuar edhe ditën e zgjedhjeve sigurisht në këmbim të votës për kandidatët e mazhorancës.

Në të dyja bashkitë e Beratit dhe Kuçovës provat janë raportuar nga ana jonë si pranë KQZ-së ashtu edhe pranë institucioneve ligjzbatuese si Prokuroria apo SPAK si dhe është tentuar të raportohet shkeljet ligjore ditën e zgjedhjeve edhe pranë Policisë së Shtetit  dhe për fat të keq kemi vënë re të njëtjën ineficencë të organeve ligjzbatuese duke përfshirë Prokurorinë dhe SPAK ku nga gjashtë kallëzimet e bëra nga ana jonë për zyrtarët e këtyre dy bashkive ende sot nuk ka një përgjigje apo vënie para ligjit lidhur me shkeljet e rënda që ka pasur procesi zgjedhor në këto dy bashki.

Të njëjtën gjë edhe për KQZ-në të cilit i janë drejtuar me dhjetëra ankesa lidhur me shpërdorimin e burimeve të administratës të një natyre qartësisht elektorale e cila përbën veprimtari të ndaluar në funksion të Kodit Zgjedhor dhe ende sot nuk kemi asnjë zyrtar të penalizuar siç neni 91 i Kodit Zgjedhor përmban si ndalime qartësisht si veprimtari e administratës përgjatë fushatës zgjedhore.

Sigurisht nga një proces zgjedhor që nis me kryeministrin që përcakton si kinezëri Kodin Zgjedhor të shkruar dhe dakordësuar me konsensus dhe me garancinë e partnerëve ndërkombëtar dhe përfundon me kryeministrin i cili haptazi në një televizion kombëtar urdhëron arrestimin e një kandidati për kryetar bashkie të opozitës nuk mund të pritet asgjë tjetër por është detyra jonë që ti njohim shqiptarët ditë pas dite me këtë skemë të tmerrshme abuzimi me burimet shtetërore që ka në dorë pushteti për të arritur me çdo kusht rezultatin zgjedhor”.

Etiketa: 14 majiivi kasoPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rezultati/ Edhe 172 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja renditja e partive

16:24 : 13/05/2025
AKTUALITET

Përplasja me efektivët në KZAZ në Tiranë, Agron Shehaj: Po na vidhen votat përpara syve

15:41 : 13/05/2025
AKTUALITET

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

14:53 : 13/05/2025
AKTUALITET

“Statuti do të respektohet”/ A do japë dorëheqje? Ja si përgjigjet Berisha

14:14 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërimi drejt fundit, si ndahen votat dhe mandatet për secilin Qark

13:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

I bllokoi rrugën automjetit të zyrtarit të PS, lirohet nga qelia bashkëshorti i Elda Hotit

13:34 : 13/05/2025
Para

Projektligji për “spiunët”, ambasadorja e BE-së i dërgon letër Bushkës, ja kërkesa

TË GJITHA

Rezultati/ Edhe 172 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja renditja e partive

16:24 : 13/05/2025

Zyrtare/ Te Vllaznia nis ‘reforma’, klubi shkodran ndan rrugët me drejtorin sportiv Tefik Osmani

16:22 : 13/05/2025

Miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë, Tirana rikthehet nesër në fushë

16:12 : 13/05/2025

E rëndë në Përmet/ 17-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

16:09 : 13/05/2025

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

16:05 : 13/05/2025

Aksident në Korçë/ Makina përplas nxënësin që po kalonte rrugën

16:00 : 13/05/2025

Ancelotti ndahet me Realin: Ishte vendim i përbashkët, do të jem tifoz i këtij klubi përjetë

15:57 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com