• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrahmani iku, pisllëku i pushtetit të Ramës mbetet

15:57 : 08/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në 8 vjet si deputet, Rrahman Rraja ka folur vetëm dy herë. Dhe në të dyja rastet, fjalët e tij të pakta nuk kanë pasur aspak lidhje me politika apo strategji për elektoratin e tij të Krujës.

Herën e parë tha: “Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt me nipin tim. Nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, referuar njoftimit të Policisë në Dhjetor 2021, në të cilin Ramazan Rraja u shpall në kërkim për grabitje me armë në Zejmen të Lezhës.

Hera e dytë është statusi në rrjete sociale, i kësaj të shtune (8 korrik 2023), ku njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetit, pasi djali dhe dy nga vëllezërit e tij ishin pjesë e dhunimit makabër të dy kushërinjve Maja, “faji” i vetëm i të cilëve ishte se kishin denoncuar dëmet që u shkaktonte gurorja e Rrajave në Borizan.

Në të dy rastet, deputeti në largim, Rrahman Rraja, ka larguar përgjegjësinë nga vetja.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Në rastin e fundit, në tekstin që duket se është përgatitur në zyra të larta shtetërore, Rraja thotë: “Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht, unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im…”.

Pra, “faji” i vetëm, sipas tij, është se nuk ka prindëruar si duhet. Për familjen Maja, por edhe shumë të tjerë në Fushë-Krujë e Krujë, është mëse e qartë se përgjegjësia e Rrahmanit nuk është thjesht dhe vetëm prindërimi.

Përgjegjësia e tij, dhe jo vetëm e tij, shkon tek pushteti politik, shkon nga Rrahmani e deri tek lideri politik.

Shkon tek Edi Rama, i cili, pasi e mbrojti për shumë vite, tashmë u detyrua të nxiste mediat pranë tij që të sulmonin masivisht Rrahman Rrajën, pas dhunës shtazarake të njerëzve të tij mbi familjarët Maja.

Rexhep Rraja nuk është thjesht djali i pabindur i Rrahman Rrajës. Ai, mbi të gjitha, është djali i deputetit të fuqishëm të Krujës, i cili nuk ka thënë asnjë fjalë në Parlament, por ka ditur si të mbledhë vota në zonën e tij për Partinë Socialiste.

Rexhepi dhe dy xhaxhallarët e tij të shpallur në kërkim, Flamuri dhe Xhelali, nuk janë thjesht familjarë të Rrahmanit. Ata janë familjarë të atij deputeti, i cili në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës ushtron të gjithë pushtetin dhe diktatin.

Më së pari, ky diktat ushtrohet mbi Komisariatin e Policisë së Krujës, i cili nuk kishte guxim të arrestonte vëllezërit e deputetit, por, vetëm pasi i liroi nga shoqërimi, deklaroi se i shpalli në kërkim.

Diktakti ushtrohet mbi atë komisariat, i cili jo vetëm nuk guxoi, por edhe kërcënoi komisarin Emiljano Nuhu, kur ai tentoi të kryente procedurat ndaj djalit të Rrahmanit, pas dhunimit të 25-vjeçares Xhisiela Maloku.

Rexhepi dhe familjarët e tij, nuk janë thjesht të afërm të deputetit. Ata dhe shumë të tjerë të fisit të tyre janë “qendra e gravitetit” ekonomik të Krujës e Fushë-Krujës, me biznese të gjithëfarë llojshme, që lulëzuan sidomos gjatë Rilindjes.

Pra, Rrahman Rraja nuk u detyrua të jap dorëheqjen për moral, për shkak të djalit plangprishës, pasi me këtë argument do të ishte larguar kohë më parë.

Ai dha “dorëheqjen”, me një tekst të stilit alla-Fuga i kryeministrit, pasi nxori zbuluar pisllëkun e surratit politik të Edi Ramës.

Etiketa: Edi RamaRrahman Rrajarraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
Para

OMONIA publikon dokumentet, si po manipulohen provat për Fredi Belerin

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com