• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prapaskenat, si u bë Taulant Balla ministër i Brendshëm pas 10 vitesh pushtet

21:16 : 08/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Hezitimi i policisë për të vepruar në arrestimin e Rrajave duket se ka sjellë shkarkimin nga detyra e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçin.

Ka një seri veprimesh nga policia që ngrenë dyshime për favorizim të Rrajave në çështjen e dhunës makabre të ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja, të cilët kishin denoncuar më herët se shpërthimet e përdorura nga gurorja në pronësi të një anëtari të fisit Rraja, prej muajsh tashmë po u shkaktonin dëme në banesa.

Vetë të dëmtuarit, në deklaratat e tyre për mediat, denoncuan se policia, për shkak të frikës nga Rrajat me lidhje me pushtetin, e mori me më shumë nge se ç’duhet çështjen në ngarkim të tyre, madje duke u lehtësuar pozitat.

Tre ditë më parë, në njoftimin e parë zyrtar për ngjarjen, policia bënte me dije se kishte shoqëruar disa persona për dhunë ndaj dy kushërinjve. Mes tyre ishte dhe një prej vëllezërve të deputetit të PS-së Rrahman Rraja.

Siç ndodh zakonisht, duke marrë në konsideratë gjendjen shëndetësore të personave të dëmtuar, të shoqëruarit pritej të arrestoheshin. Por nuk ishte ky rasti. Një ditë më pas megjithatë, policia do të njoftonte se vëllai i shoqëruar i deputetit të PS-së ishte shpallur në kërkim. Pra, pas shoqërimit, ishte liruar. Mbetet e paqartë sesi është marrë ky vendim nga policia e Krujës, që në njoftimin fillestare shprehej se Xhelal Rraja ishte mes tre personave që “dyshohet se kanë goditur me sende të forta” dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja. Për më tepër, saktësonte se të dëmtuarit përfunduan në spital për shkak të dhunës së pësuar. Në raste të tilla analoge, personat e shoqëruar janë arrestuar. Këtë herë jo. Ndoshta, sepse ai i cili duhet ti viheshin prangat ishte i vëllai i deputetit të Partisë Socialiste.

Lexo edhe:

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

Rama mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet

Veprimet e policisë nisën të avanconin disi vetëm pas publikimit në media të një videoje që kuptohej se ishte filmuar nga vetë Rrajat dhe ku shpalosej mizoria e dhunës që ata kishin ushtruar ndaj dy kushërinjve. Aty u pa se përveç dhunës fizike, vëllai i deputetit socialist të liruar pas shoqërimit, mbante edhe një pistoletë në dorë.

Mediat identifikuan se prej autorëve ishte edhe djali i vetë Rrahman Rrajës, Rrexhep Rraja që godiste brutalisht me një shkop bejsbolli një prej kushërinjve Maja. Megjithatë, policia njoftoi shpalljen e tij në kërkim vetëm 10 orë pas publikimit të pamjeve. Përse vallë? A ishte kaq e vështirë identifikimi i tij? Apo siç u denoncua nga të lënduarit dhe siç u perceptua nga opinioni publik, policia u vendos në shërbim të Rrajave?

Të gjitha këto rrethana sollën në kujtesë rastin e vitit 2018 me protagonistë po Rrajat. Asokohe një ish-efektiv i policisë gjyqësore do të denonconte se një personazh me pushtet bashkë me Rrajat e kishin kërcënuar në mënyrë që të shmangte arrestimin e djalit të Rahman Rrajës, Rrexhepit. Ky personazh, siç do të deklaronte ish-efektivi Emiljano Nuhu ishte Taulant Balla, të cilin këtë të shtunë kryeministri Edi Rama i dha postin e kreut të Ministrisë së Brendshme.

Emiljano Nuhu denoncoi publikisht se teksa po hetonte për dhunimin e Xhisiela Malokut nga Rexhep Rraja, ishte kërcënuar me armë nga anëtarë të fisit Rraja në zyrën e tij, në praninë e Taulant Ballës.

Ngjarjen, Nuhu e solli në kujtesë edhe një ditë më parë, teksa komentoi episodin e ri të brutalitetit të Rrajave, për të cilën tha se veprojnë në këtë mënyrë falë pushtetit që u është dhënë nga kryeministri Edi Rama.

“Në vitin 2018 në zyrën time është futur Rrahman Rraja, Xhelal Rranja, Taulant Balla dhe personi që shquhet në video i armatosur më ka kërcënuar edhe mua në zyrë, videot në stacionin e policisë në Fushë-Krujë janë fshirë. Xhelal Rraja ka një histori që nga viti 1997 ku ka përdorur tritol, vrasje me pagesë dhe trafikim droge. Personat ushtronin presion ndaj meje në vitin 2018 për rastin e Xhesiela Maloku ku akuzoi djalin e deputetit Rraja që kishte dhunuar vajzën dhe ata erdhën në stacion duke më kërcënuar për të mos bërë veprimet që dërgonin në arrestimin e djalit të deputetit së bashku me Ballën. Për shkak të këtyre rasteve ata bëjnë të tilla ngjarje në publik. Në vitin 2019 Redian Rraja një nga personat që më ka kërcënuar mua u arrestua për vrasje. Ramazan Rraja i arrestuar për vrasjen ndaj prokurorit dhe për trafikim droge, të gjitha këto janë denoncime të bërë nga unë shumë kohë më pare”, u shpreh Nuhu.

Etiketa: Bledi ÇuçirrajatTaulant Balla

Lajme të lidhura

Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
AKTUALITET

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

12:18 : 16/09/2025
AKTUALITET

Rama mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet

10:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Parlamenti është kthyer në kartel droge, kryesohet nga njeriu që ka porositur vrasje

13:51 : 11/09/2025
AKTUALITET

Nga Balluku te Spiropali e Vengu, ministrat e vjetër të qeverisë së Ramës (EMRAT)

13:11 : 11/09/2025
AKTUALITET

Ortaku i Çuçit, Eral Myftaraj gllabëron paratë publike prej vitesh

19:39 : 06/09/2025
AKTUALITET

“Për një B, fjala Balla bëhet Palla”/ Ministri nuk ia kursen ndjekësit: A e ke pa sa e kishte… (FOTO)

13:22 : 02/09/2025
Para

Flet pronari i gurores në Borizanë: Bilbili Maja donte para, ka ardhur me automatik

TË GJITHA

“Qeveria pa vizion”, Tabaku: Programi i Ramës është riciklim premtimesh 12-vjeçare

18:16 : 18/09/2025

Provokoi në deklaratën për vrasjen e Charlie Kirk, ABC pezullon emisionin e Jimmy Kimmel

18:11 : 18/09/2025

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025

Çudit Xheneta: Më kanë bërë magji të zezë, nuk arrij të fle në shtëpinë time

17:50 : 18/09/2025

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

17:37 : 18/09/2025

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për “konflikt interesi”

17:34 : 18/09/2025

Takimi Trump-Starmer, SHBA investon miliarda dollarë për infrastrukturën britanike të IA

17:31 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com