• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një “il pentito” si Gentjan Bejtja a e shuan krimin në Fushë Krujë?

11:44 : 06/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Jemi në ditën e tretë pas atentatit në fshatin Larushkë të Fushë Krujës, ndaj Gentjan Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij (vëllai i gruas), Ramazan Sino si dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur, 13 dhe 10 vjeç.

Shënjestër e atentatit për hetuesit duket se nuk ka më dyshimet se ka qenë Gentjan Bejtja, një personazh me shumë “dritë-hije”, i cili konfirmohet nga djali i tij, se ka qenë bashke me ta në automjet, por ka zbritur pak momente para ngjarjes kriminale.

Por, policia nuk ka ende asnjë të dyshuar, hetimet janë në udhëkryq, dhe ato pak kamera sigurie nuk tregojnë shumë mbi identitetet e autorëve. Siç duket, edhe ky atentatet si shumë të tjerë në zonën e Fushë Krujës, do kalojë në heshtje dhe do mbetet pa autor, deri në momentin kur të dëgjohet sërish breshëria e kallashnikovit apo plasja e tritolit për hakmarrje nga grupi rival.

Duket se çelësi që mund të zbulojë atentatin në Larushkë dhe mund të japë të dhëna që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve është pikërisht Gentjan Bejtja, i cili vetëm pak kohë më parë është kthyer nga jashtë vendit.

Por, grupi hetimor ende nuk ka marrë një dëshmi të tij, i cili është zhdukur pa gjurmë. Për vendndodhjen e tij, policia ka marrë informacione në rrugë operative se fshihet në Laç, megjithatë nuk janë bërë kontrolle.

Lexo edhe:

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

Ashtu siç ndodh rëndom në vendin tonë, që në fakt përbën një skandal, krimi është 10 hapa para Policisë dhe ata e dinë shumë më herët se kush vrau kë. Por, familjarët nuk kanë qenë asnjëherë bashkëpunues me institucionet, pasi nuk kanë besim tek Policia.

Po ashtu, edhe Gentjan Bejtja e di shumë mirë se kush zbrazi breshëritë e kallashnikovit ndaj familjarëve të tij, duke mos i kursyer as fëmijët e tij të mitur. Prej rreth një viti ai  e dinte se i rrezikohej koka dhe kishte kërkuar azil në dy vende të BE-së ku i ishte refuzuar, madje edhe kur vinte në Shqipëri, ai hynte ilegalisht, për t’u mos u regjistruar në sistemin TIMS, ku të dhënat mund të binin në dorë të kundërshtarëve të tij.

Pra, qëllimi kryesor i Policisë nuk duhet të jetë vetëm zbardhja e këtij atentatit, por kthimi i Gentjan Bejtjas në një të penduar të drejtësi, nisur dhe nga fakti se ai ndihet se jeta e tij dhe e familjarëve të tij është në rrezik.

Jo vetëm që i ka shpëtuar tre atentateve, por Gentjan Bejtja dyshohet si i përfshirë dhe në shumë krime të tjera, jo në rolin e qitësit, por në atë të informatorit dhe ndihmësit të autorëve për t’i larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai shihet si një personazh që di shumë mbi ngjarje e rënda kriminale në aksin Tiranë – Fushë Krujë – Laç.

Dikur, Gentjan Bejtja ka qenë shumë shokë me tre të fortët e Niklës, që u shoqëruan pas atentatit në Larushkë, Durim Bamin, Valter Bamin dhe Marklen Hakën, por Policia ka të dhëna se këta të fujndit sot e duan të vdekur me çdo kusht atë.

Po ashtu, ai dyshohet si i përfshirë dhe në atentatin me 3 viktima në masakrën e Fushë Krujës 17 korrikun e vitit të kaluar, ku u vra Brilant Martinaj, Diklemn Vata dhe Bemsir Hoxha. Jo vetëm kaq, por ai ka qenë dhe kontakti i fundit i Iljas Çalit, para se të ekzekutohej apo edhe kontakti i fundit i Enver Stafukës para se ta rrëmbenin. 42 vjeçari, u përmend shumë si personi i cili dyshohet që së bashku me Enver Stafukën kishin vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt më 24 shkurt të vitit 2013. Por me vendim të Gjykatës së Lartë, Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm më 13 nëntor 2013, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Ai është shoqëruar në polici edhe pas atentatit ndasj Marklen Hakës dhe dyshohet si i përfshirë dhe në shumë krime të tjera.

Nëse Policia e Tiranës e ka seriozisht, duhet të bëjë çmos me çdo kusht për ta kthyer Gentjan Bejtjan në një “il pnedito” për t’i dhënë sado pak qetësi qytetit dhe goditje krimit në zonën e Fushë Krujës. E sigurt që rrëfimet e tij do çonin pas hekurave apo në arrati shumë “koka” krimi të asaj zone.

Ndoshta në Fushë-Krujë mund të ndodhë ajo që ndodhi në Elbasan ku falë dëshmive të të penduarve qyteti ka rreth dy vite që ka zënë qetësi nga vrasjet./Bold News

Etiketa: Fushe KrujeGentjan Bejtjai penduaril pentitokrimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

13:04 : 09/05/2025
AKTUALITET

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025
AKTUALITET

Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë? Gjenden tre gëzhoja në dalje të qytetit

14:09 : 22/04/2025
AKTUALITET

Ervis Martinaj, “fantazma” që vazhdon të vrasë

22:23 : 20/04/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Fushë Krujë – Vorë, tre persona të plagosur

16:52 : 06/04/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet anëtari i 5-të i bandës së hajdutëve nga Kamza, kryenin grabitje në Fushë Krujë

14:04 : 04/04/2025
Para

Lexohet testamenti i Berlusconit, çfarë shkruhet në letrën që la për trashëgimtarët

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com