• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“I shënoj Tiranës dhe kujtdo që na del para”, Grezda: Partizani kalon turin bashkë me tifozët

16:52 : 06/07/2023
në SPORT

U afrua me bujë te Partizani. Është një nga ata lojtarë që mund dhe pritet të bëjë diferencën me fanelën e kuqe. Ka provuar dhe ka shkëlqyer me kombëtaren shqiptare. Madje shihej si ata futbollistë që do të ishin pikë referimi e kuqezinjve.

Bëhet fjalë për Eros Grezdën, 28-vjeçarin që ka rritur cilësinë e kampionatit shqiptar.

Në një intervistë enkas për Newsport, ai është i thjeshtë. Ndryshe nga fusha e blertë që futet në dyluftim një kundër një, duke dalë shpesh fitimtar, këtë radhë nuk tenton të na driblojë.

Përkundrazi e thotë gjithçka siç e mendon. Fokusi i tij është vetëm Partizani e këtë e thotë pa ndrojtje.

Është gati t’i shënojë Tiranës dhe gjithë rivalëve të elitës. Analiza e tij është e shkurtër, por me nota profesionale. Në fund nuk mungon as thirrja për tifozët e kuq.

Lexo edhe:

Rinovim me peshë për Partizanin, sulmuesi mbetet pjesë e “demave”

Zyrtare/ Spastrime në sulm, Partizani njofton largimin e 3 futbollistëve

– Afrimi juaj, padyshim mund të konsiderohet goditja e verës te Partizani. A jeni dhe ju i këtij mendimi?
Duke marrë parasysh eksperiencën time në Europë, mendoj që transferimi im do e ndihmojë shumë Partizanin në arritjen e objektivave të tyre në këtë sezon futbollistik.

– Pse zgjodhët Superligën Shqiptare, në një kohë kur ofertat nuk kanë munguar nga Europa?
E kam thënë edhe herë të tjera, që arsyeja se pse erdha në Shqipëri, ishte për shkak të familjes. Pastaj normalisht janë bërë edhe disa komponentë të tjerë bashkë për të ndihmuar shumë gjithë ekipin.

– Emri juaj është lakuar edhe te Tirana. Madje u përfol se i jeni vetëofruar. Përgjigja juaj do të jetë…
Kur vendosa që të qëndroja këtë sezon në Shqipëri, të paktë për këtë vit, normal që jam kontaktuar edhe nga skuadra të tjera. Megjithatë gjëra konkrete asnjëherë nuk ka pasur. Më konkretisht kam folur gjithmonë me drejtuesit e Partizanit. Dhe me këta e mbylla.

– Jeni gati t’i shënoni bardhebluve?
Normal që jam gati që t’i shënoj jo vetëm bardhebluve, por të gjithë atyre që na dalin përpara. (Qesh) Kjo është dhe arsyeja që kam ardhur. Dua të shënoj sa më shumë, edhe të fitojmë çdo ndeshje.

– Partizani të martën luan në Champions League. Eksperienca juaj në këtë kompeticion nuk mungon. A besoni se do ta nisni nga minuta e parë?
Nuk e di nëse do ta filloj nga minuta e parë sepse atë e vendos trajneri. Gjendja ime fizike, ende s’është 100 përqind të them të drejtën. Po punoj fort, faza përgatitore ka shkuar shumë mirë. Mirëpo trajneri do të vendosë 11-shen më të mirë dhe më të përgatitur. Kështu që rëndësi ka që të fitojmë dhe të kalojmë në raundin e dytë.

– Pse mendon se Partizani kualifikohet në turin e dytë?
Kemi një mundësi shumë të mirë. Kemi pasur fat edhe me shortin. Në letër është kundërshtari më i lehtë i mundshëm. Kështu që besoj se kemi një mundësi shumë të mirë. Jemi duke u përgatitur shumë mirë. Kemi një grup fantastik. Trajneri është i duhuri për të qenë te Partizani. Besoj se kur bëhen të gjithë këto gjëra bashkë, me fat do ta kalojmë këtë tur.

– Trajneri Zekiç, një njohje e vjetër e Eros Grezdës. Nga ndryshon ai nga trajnerët e tjerë?
Çdo trajner ka mënyrën e vet të përgatitjes. Zekiç është një trajner shumë shumë i mirë, shumë profesional. Çdo ndeshje e përgatit në mënyrë speciale. Besoj se Partizani ka bërë një hap shumë të mirë me afrimin e tij.

– A është ky grup gati për titullin kampion apo mendon se duhet edhe ndonjë afrim tjetër në skuadër?
Merkato është ende e gjatë dhe asnjëherë nuk i dihet. Ato punë i dijnë drejtuesit, trajneri dhe drejtori sportiv, nëse do të ketë nevojë për afrime të tjera. Grupi është shumë i mirë, por e mira nuk ka fund.

– Kush është lojtari që të ka lënë më shumë mbresa tek të kuqtë?
Të them të drejtën të gjithë lojtarët më kanë lënë mbresa të mira. Siç e thashë, kemi edhe një grup shumë të mirë. Që të gjithë janë shumë profesionistë. Kemi lojtarë si Hadroj, Murataj, Telushi me eksperiencën e vet, Cara lojtar shumë i shpejtë. Kështu që me të vërtetë kemi shumë kompenente të mira që t’i bëjmë dëm të gjitha skuadrave.

– Ndoshta ke dëgjuar, por edhe e ke parë. A e di se Partizani ka gjithmonë një lojtar shumë të rëndësishëm “rezervë”, madje të gatshëm në çdo ndeshje?
Lojtar të rëndësishëm rezervë?! Për tifozët e ke fjalën? Tifozët i kemi më të mirët!

– Ndaj bjellorusëve ndeshje e rëndësishme. Cila është thirrja juaj për tifozët e kuq?
U bëj thirrje të gjithë tifozëve që të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit sepse ardhja e tyre do të na ndihmojë shumë. Mbështetja e tyre do të na motivojë. Kështu që inshallah do të jemi në numër më të madh.

– A beson se zyrtarizimi te Partizani mund të rikthejë në Kombëtare apo tashmë kuqezinjtë e kanë grupin e duhur për të arritur maksimumin?
Unë kam ardhur që të ndihmoj klubin për objektivat e tyre që kanë. Kam ardhur që të rigjej edhe një herë formën time më të mirë. Ky është objektivi im kryesor. Pastaj për Kombëtaren dhe gjëra të tjera, ka kohë. Fokusi im është vetëm tek klubi.

/Newsport

Etiketa: eros grezdaPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Rinovim me peshë për Partizanin, sulmuesi mbetet pjesë e “demave”

17:17 : 26/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Spastrime në sulm, Partizani njofton largimin e 3 futbollistëve

23:01 : 25/06/2025
SPORT

Katër të dëmtuar te Partizani, vendosen në dyshim për Europën

15:35 : 25/06/2025
SPORT

UEFA jep “ok”, Partizani zbulon stadiumin ku do të presë rivalët estonez

18:08 : 23/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Përforcim në sulm për Partizanin, prezantohet blerja e radhës

21:47 : 20/06/2025
SPORT

Caktohet orari dhe stadiumi, Partizani mëson detajet për sfidën në Ligën e Konferencës

20:56 : 20/06/2025
Para

Rama në Kosovë, Kurti nuk e takon, largohet nga zyra

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com