• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i qeverisë/ Rama “shpërfill” protestën e studentëve: 5 vjet punë të detyruar

13:14 : 05/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka injoruar “kauzën” e studentëve të mjekësisë dhe qeveria e drejtuar prej tij ditën e sotme ka vendosur që të “detyrojë” mjekët e rinj të qëndrojnë në Shqipëri, në një kohë kur vendi ynë po përjeton shifra alarmante të shpopullimit.

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka treguar kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë, ku tha se këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifën e studimit.

Kryeministri theksoi se është obligim për të gjithë studentët e vitit të parë që do të nisin studimet që të marrin parasysh kriteret e reja tashmë të universitetit të mjekësisë dhe nëse duan apo jo të nisin këtë rrugëtim.

Ky ndryshim për arsimin e lartë për studentët e mjekisë vlen vetëm për universitetet publike dhe vlen për të gjithë ata të rinj e të reja që do të nisin të studiojnë në mjekësi nga viti ardhshëm akademik e tutje.

“Thelbi është shumë i qartë se çdo qytetar i republikës së Shqipërisë që paguan taksa shteti e financon universitetin publik, në këtë rast formimin e mjekëve të rinj, për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të tij. Nuk është njëlloj si profesionet e tjera, por është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin e çdo shteti për shëndetin e qytetarëve dhe me të drejtën e çdo qytetari për të pasur kujdes shëndetësor.

Lexo edhe:

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

Në kushtet kur Gjermania e para dhe vendet e tjera po luftojnë me demografinë me plakjen e popullsisë dhe me nevojën për burime të freskëta njerëzore që duhet të vijnë nga jashtë dhe kur janë bërë stacion ndalimi për shumë profesionistë për të gjithë fushat dhe në këtë rast për mjekët e kemi të domosdoshme që të ndërmarrim këtë hap, që do të thotë se çdo student i mjekësisë që do të futet në universitet duhet që të njihet me faktin se mjekësia studimet i ka aq sa janë dhe për tu pajisur me diplomë duhet edhe 5 vite në shërbim të këtij populli.

Është zgjedhje e tyre dhe nuk është vetëm një zgjedhje ndërsa për ato që duan që të studiojnë mjekësi në universitetin publik duhet që të pranojnë formatin e ri të universitetit nuk ndryshon asgjë në thelb përsa i përket ushtrimit të profesionit por duhet të bëhet këtu pasi populli paguan taksa për këtë jo që mjekët që formohen në një universitet me taksat e tyre të ikin që ditën e parë. Nuk u ndalohet e drejta atyre që janë aktualisht në universitet që të largohen por që duhet të paguajnë një tarifë tjetër që mbulon kostot dhe nevojën që ka universiteti për një student”, ka thënë Rama.

 

  • Pesë vite punësim të detyruar, ministrja e Arsimit tregon si do të funksionojë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka treguar se si do të funksionojë ligji për “punësim të detyruar” për studentët e Mjekësisë.

Evis Kushi: “Kandidatët për studentë përpara regjistrimit në universitet, ata që shpallen fitues, nënshkruajnë një marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit për tu angazhuar se do të qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit të tyre në Shqipëri në institucionet tona shëndetësore.

Diplomën do ta tërheqin pas përmbushjes së detyrimit. Për studentët që janë aktualisht në universitet, nga viti i dytë deri në vitin e 6-të përsëri në do të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen se do të qëndrojnë përkatësisht studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt 3 vite, ndërsa ata të vitit të 5 dhe të 6 dy vite punësim në Shqipëri. Diploma përsëri tërhiqet pas përfundimit të detyrimit. Studentët që janë aktualisht në sistem do tu jepet mundësi që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa është kosto reale e çdo viti akademik për vitet e mbetura jo për ato që kanë kaluar.

Ky është detyrimi që kanë studentët. Ata të vitit të parë nuk kanë të drejtë zgjedhje por do të qëndrojnë 5 vite, të gjithë kandidatët, ata që kanë vendosur për të studiojnë për mjekësi të përgjithshme që në fillim që nëse zgjedhin të studiojnë në universitetin shtetëror kanë detyrimin të nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe punësim i detyruar 5 vjeçar. Studentët e tjerë mund të zgjedhin mes dy alternativave. Sa i takon specializimet nëse janë të pambuluara nga ministria e shëndetësisë, do të konsiderohet punësim. Dua të theksoj se nëse për një vit nuk arrihet të plotësohet detyrimni për punësimin e tyre, do lirohen nga ky detyrim dhe do të tërheqin diplomën e tyre”.

Ministrja Kushi, raportoi pas mbledhjes së qeverisë, se ky projektligj do futet me procedurë të përshpejtuar.

Kushi: “Të gjithë ata që kanë vendosur të studiojnë mjekësi e kanë kusht që të firmosin marrëveshjen dhe të punojnë në vend për 5 vite, e kanë detyrim. Dua të theksoj se nëse për një vit nuk arrihet të plotësohet detyrimi për punësim, studentët do arrijnë të tërheqin diplomën. Prioritet mbetet punësimi dhe programet sociale, nëse nuk arrihet në 1 vit atëherë të diplomuarit do të lirohen nga detyrimi. Ky projektligj në Kuvend për shkak të emergjencës do të prezantohet me procedurë të përshpejtuar, për shkak se në muajin gusht të gjithë maturantët kanë provimin shtesë të dixhitalizuar, ne duhet ta miratojmë përpara se studentët të bëjnë provimin, të njohin kushtet”.

 

  • Protesta e studentëve të mjekësisë

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë prej disa ditësh dolën në protestë para Universitetit me pankarta ku fillimisht kundërshtuan propozimin e qeverisë Rama për të mbajtur “peng” për 5 vite studentët në vendin e tyre.

Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 5 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar. Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë.

Një student i mjekësisë ka folur ditën e sotme teksa janë duke protestuar për punësimin e detyrueshëm. Ai tha se nuk ka pse të ndihen të kushtëzuar se ku duan t’i vazhdojnë studimet apo se ku duan të punojnë.

“Ne nuk duam të ndihemi të kushtëzuar, e vendosim vetë se çfarë do bëjmë me jetën tonë. Ne duam të rrimë këtu, të ikim jashtë, është puna jonë dhe askush tjetër. Tarifa 5 mijë euro është marramendëse. Ne do jemi gjithnjë kundra dhe nuk ndalemi nga protestat”– tha studenti në protestën e disa diteve me pare.

Studentët e mjekësisë, kanë kundërshtuar planin e qeverisë për punësimin me detyrim. Ata thonë se kurrsesi nuk do duhet të detyrojnë studentët të rrinë këtu.

“Kundërshtim për ministrinë e Arsimit dhe Shëndetësisë. Ne jemi të bashkuar sot për qëllimin tonë të përbashkët për refuzimit të kësaj nisme. Ne jemi të vetëdijshëm për largimin e mjekëve por nuk pranojnë detyrimin si zgjidhje. Aktin e konsiderojmë të padrejtë. Detyrimi i mjekëve për të ndenjur në Shqipëri, është shkelje e demokracisë. Ata na thanë që shtetit i duhet të shpenzojë 5 mijë euro për studentët, që nuk është fare e vërtetë pasi fakultetet kanë shumë probleme. Ne këtë nuk e pranojmë këtë as tani, as në sezon kur studentët të mos jenë këtu. Kur përballeni me fenomenin, pyesni veten se pse po ikin. Ne duam përmirësime konkrete. Përmirësoni kushtet dhe mjekët do të rrinë. Mjeku do duhet ftuar jo detyruar.”- tha një studente e mjekësisë.

Etiketa: detyrimmjeketprotestapuneRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

17:01 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
Para

Beratasit të parët për të parë porno në internet, ja si renditen qytetet e tjera

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com