• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Kiko kërkon rritje rrogash për satelitët

19:38 : 05/07/2023
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Ngazëllimi qeveritar për rezultate e gjashtë mujorit të satelitëve Albania 1 dhe Albania 2, nuk mund të mos reflektohej edhe mbi portretin e Kikos, majmunit tonë të dashur që këtë projekt e përkrahu qysh atëherë kur shumëkush e konsideronte projektin si “të fluturosh me… banane”.

Mendimi i parë që i erdhi në tru Kikos ishte rritja e rrogave pasi e meritojnë të dy satelitët t’u dyfishohet paga. (Pse jo edhe tre fishohet por kur të dalë lumi i naftës në Shpirag)

“Po pse, çfarë janë 12 milionë euro kur sheh këto rezultate që të lenë pa frymë?! Aq më tepër sot kur leku i ka shtrirë euron përtokë?!”, mendoi majmuni ynë teksa la mënjanë babanen e nxirrë nga dielli dhe menjëherë nxitoi të hedhë disa mendime në blogun e tij personal “Haberet e Kikos”.

Rezultatet e fazës së parë janë vërtet inkurajuese edhe pse kanë punuar në kushte tejet të vështira të motit, atij natyror por edhe atij politik me ironi bajate që vërshojnë bulevardeve të Tiranës si shi acid.

Lexo edhe:

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

Në kushte kur reshjet kanë mjegulluar pamjet, është dashur ndihma bujare e 8 satelitëve të tjerë për të parë përtej.

Veç falë tyre mundëm të zbulojmë faktin e rëndësishëm se përmbytjet si në veri ashtu edhe në jug të vendit kanë ardhur nga uji. Boll me spekulime, boll me akuza, boll me debate! E vërteta flet jo në 2 por në 8 satelitë.

Po ashtu falë satelitetëve është konfirmuar se flakët që përpinë Sazanin vjet në këtë periudhë erdhën për shkak të zjarrit. Kush ka sy për të parë, veshë për të dëgjuar dhe mendje për të kuptuar nuk merret me tymin por me flakën.

Megjithëse një tjetër përfundim i dobishëm ishte konkluzioni se uji në det është i kripur ndërsa në lumenj dhe liqene është i ëmbël, kjo nuk u përllogarit në bilanc sepse do bëhet edhe një provë e fundit përmes një kaçavide speciale iraniane e cila nuk mat vetëm korentin por edhe ujin.

Po ashtu aty ku imazhet e satelitëve paraqesin ngjyrë të gjelbër bëhet fjalë për sipërfaqe të gjelbëruara. Kjo e dhënë mund të orientojë më mirë politikat bujqësore dhe mund të nxisë fermerët të investojnë në blegtori dhe investitorët strategjikë në turizëm.

Sot falë kësaj teknologjie mund të identifikojmë nga lart se kush shalqi është zemër kuq. Madje-madje mund të zbulohen fare lehtë kungujt pa fara si dhe kungujt që rriten e marrin për kot gardhin.

Kritikët, skeptikët dhe cinikët që asnjëherë nuk i kanë munguar këtij vendi, do të thonë se Satelitët qenkan lodhur shumë se paskan zbuluar bar, por bari është edhe qumësht edhe mish!

Por kjo vlen vetëm për ata që kuptojnë.

Prania e syrit të satelitëve do bëjë që askush të mos guxojë të ndërtojë pa leje në sheshin Skënderbej duke përfituar nga idea se syri i institucioneve s’mund të shohë.

Veç të tjerash, falë punës së tyre nga lart, do të përfundojnë edhe 20 km e unazës së madhe të Tiranës ku tani kompanitë nuk kanë nga luajnë. Do të punojnë ashtu siç shkruhet në facebook… “Papushim”.

Më tej, satelitët po zhdukin nga komunikata e policisë fjalinë legjendare: “autorët u larguan në drejtim të paditur”. Ata po gjejnë gjithçka, përveç shitësve ambulantë të cilët janë specialitet i policisë bashkiake që trajnohen me programet e nivelit të lartë “Harbutëriologjia”.

Mos harroni edhe se cilësia e naftës do të dallohet nga tymi që del nga marmita e makinës dhe jo si tani që nafta po dallohet me matësin e gradacionit të rakisë.

Në fund të blogut Kiko la edhe një shënim reflektues të cilin e vendosi në një dritare të veçantë.

“O shqiptarë të paduruar! Nëse do të prisni edhe pak vite, do të shihni se e ardhmja e shtetit ligjor nuk është në tokë, por në hava. Ky vend rregullohet vetëm nga lart. Nga poshtë ka 100 vjet që grinden si zhabat në një pellg të ndenjur.

Harroni Big Brotherin e televizionit sepse Big Brotheri i vërtetë është ai sipër.

Për të gjitha këto miq, sugjeroj që satelitëve duhet t’u rritet rroga pasi edhe ata mund të ikin në Gjermani si çdo gjë tjetër e mirë në këtë vend.

Kiko mbylli blogun dhe pastaj u mendua një hop para bananes së nxirrë akoma edhe më shumë nga dielli. Nga sot e tutje, falë satelitit do e mësojmë pse ndodh edhe ky fenomen.

Etiketa: Edi Ramalutfi dervishisatelitet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

20:45 : 23/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pasi shtinte fall për Ramën gjatë 11 majit, aktorja Delinda Disha kandidon e pavarur në Tepelenë

13:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Paketa e Maleve/ Rama – Becit: E nisëm kur ti ishe pa mjekër, tani të është bërë si mua dhe hartën nuk e ke sjellë

13:21 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Berisha: Faktoi farsën elektorale! Rama dështoi në përpjekjet për ta ndryshuar

13:03 : 23/10/2025
Para

Kronologjia e ngjarjeve/ Pse po ia mbyllin derën Ramës në Prishtinë

TË GJITHA

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

16:17 : 24/10/2025

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

16:13 : 24/10/2025

Furnizonte me drogë 800 klientë në ditë, arrestohet shqiptari në Angli/ EMRI

16:11 : 24/10/2025

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025

“E kam gjetur vendin për dasmën”/ Erik Fullani drejt martesës me Sara Hoxhën?

15:53 : 24/10/2025

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com