• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama “mbylli” Ballkanin e Hapur, reagon Meta: Vetëm sa na përçau me Kosovën!

13:50 : 03/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir meta ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili pohoi fundin e misionit të “Ballkanit të Hapur”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta tha se vendimi për përfundimin e kësaj nisme është i vonuar, pasi nuk solli asnjë rezultat tjetër përveçse prodhoi kontradikta të forta mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Meta tha se që prej fillit ku u prezantua si projekt ka denoncuar se kjo nismë ringjall fantazmën e Jugosllavisë dhe të Millosheviçit, si dhe sipas ish-presidentit projektet ogurzeza të ndryshimit të kufijve ishte shumë rrezikshme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe nuk nuk bazohej në rregullat, parimet, liritë dhe vlerat e Bashkimit Europian.

Meta deklaron më tej se çdo proces që copëton BE-në përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre dhe është i destinuar të dështojë siç ndodhi me “Ballkanin e Hapur”.

Postimi i plotë nga Ilir Meta:

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

“MISIONI I “BALLKANIT TË HAPUR” KA MBARUAR, POR JO I “KALIT TË TROJËS”.

Tërheqja nga projekti përçarës dhe përjashtues i “Ballkanit të Hapur” është një vendim shumë i vonuar, që vetëm prodhoi kontradikta të forta mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe nuk solli asnjë rezultat tjetër.

Qysh në krye të herës, në vitit 2019, kur u prezantua si projekt me emërtesën “Mini-Shengeni Ballkanik” dhe në vijim, në mënyrë konsistente, gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës dhe më pas, kam denoncuar se kjo nismë që ringjallte fantazmën e Jugosllavisë dhe të Millosheviçit, si dhe projektet ogurzeza të ndryshimit të kufijve ishte shumë rrezikshme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, nuk bazohej në rregullat, parimet, liritë dhe vlerat e Bashkimit Europian, dhe si e tillë kam paralajmëruar se nuk mund të ishte jetëgjatë.

Kjo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërbente protagonizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon, si dhe të forcimit të autokracisë kundër demokracisë për interesa politike të ditës, vetëm efekte negative mund të kishte dhe të tilla pati.

Për shkak të këtyre qëndrimeve, që u pasuan nga një sërë sulmesh, akuzash dhe nismash kundër Institucionit të Presidentit, pohova në 12 shkurt të vitit 2022 se: “Nuk më duan President dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synon ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro ‘Ballkanit të Hapur’”.

Kjo deklaratë e imja vinte sepse isha i shumë i bindur dhe gjithmonë kam mbështetur në mënyrë të palëkundur “Procesin e Berlinit”, si një nismë gjithëpërfshirëse të përkrahur qartë nga të 6 vendet.

Kjo nismë ka dhënë rezultate konkrete, pasi jo vetëm shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE, që ka ngritur edhe mekanizma zbatues dhe monitorues, por edhe sepse “Procesi i Berlinit” mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të bazuar në katër liri, fuqizon procesin e zgjerimit, duke i përshtatur reformat e kërkuara me mbështetje financiare, krejtësisht ndryshe nga “Ballkani i Hapur”, që paraqitej thjesht si një alternativë paralele ndaj anëtarësimit në BE duke e tjetërsuar rajonin tonë në një komunitet politik hibrid.

Çdo proces që ka BE-në brenda saj përfaqëson vullnetin e vendeve tona.

Çdo proces që copëton BE-në përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre dhe është i destinuar të dështojë siç ndodhi me “Ballkanin e Hapur”.

Vendimet e befta të njëanshme dhe të mbushura me propagandë dhe retorikë, në funksion të politikës së ditës dhe përfitimeve personale të çastit sjellin vetëm dëme të mëdha e afatgjata dhe fatkeqësisht Kryeministri dhe Qeveria e Shqipërisë e ka ndjekur këtë rrugë.

Ndaj duhet të bëjmë kujdes sepse vërtet misioni i “Ballkanit të Hapur” ka mbaruar, por jo i “Kalit të Trojës”.

Është jetike që Shqipëria dhe Kosova të jenë të bashkuara dhe në koordinim të plotë të qëndrimeve të tyre, duke tërhequr sa më shumë mbështetjen e BE, NATO-s dhe SHBA.

Vitalizimi i “Procesit të Berlinit” është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perendimor.

E ardhmja e rajonit tonë është te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin europian, i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin dhe konsolidojnë arritjet e deritanishme në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, ku Shqipëria dhe Kosova janë faktor kyç.”

Etiketa: ballkaniihapurIlir MetamisioniRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
Para

Emigracioni dhe rritja e çmimeve ndikojnë ekonominë, rritet me ritmet më të ulëta

TË GJITHA

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025

Fermerët kërkojnë më shumë makineri, 38% e aplikimeve të Skemës Kombëtare për mekanizim

19:11 : 09/10/2025

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

18:57 : 09/10/2025

Frikësohet SERBIA/ Kosova “blindon” qiellin, mijëra dronë kamikazë Skydagger mbërrijnë në Prishtinë

18:38 : 09/10/2025

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

18:25 : 09/10/2025

“Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor”/ Avokati: Elvis Shkambi hynte e dilte me pistoletë në gjykata

18:11 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com