• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Përfundon raporti për farsën elektorale, opozita po përgatitet për betejë

10:30 : 30/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se ka përfunduar raporti, që sipas tij, fakton se zgjedhjet e 14 majit ishin të manipuluara.

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarë këtë të Premte nga selia blu, Berisha konfirmoi se “raporti për farsën elektorale është i përfunduar”.

Në fillim të javës që vjen, shtoi ai, “do paraqitet para jush dhe opinionit publik shqiptar”.

Ndërkohë, vijoi, “është paraqitur dhe vazhdon të paraqitet para opinionit publik ndërkombëtar”.

“Ky raport, i bazuar në qindra dhe mijëra fakte, dëshmon se me 14 maj u zhvillua farsa më e turpshme elektorale pas diktaturës komuniste në Shqipëri dhe Europë. Ky raport dëshmon se zgjedhjet e vitit 2023 ishin një proces totalisht i kontrolluar nga qeveria, një proces në të cilin shqiptarët votuan në një presion si kurrë më parë në 32 vite. Ndaj, duke qenë në përfundim të këtij raporti, u informoj se ai do paraqitet para jush si një ekspoze tërësore. Pastaj ka një projekt që do paraqitet qark pas qarku, të gjitha problematikat e mëdha. Qëllimi është një dhe vetëm një, ndërgjegjësimi në respekt të votës së lirë, i qytetarëve shqiptarë për atë që ndodhi me votën e tyre”, theksoi kryedemokrati.

Lexo edhe:

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Matit

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

Vetëkuptohet se rezultate false, tha Berisha, PD nuk do njohë kurrë.

Kryedemokrati deklaroi se opozita është përballë një farse elektorale dhe në këto kushte “po përgatitet për betejë”.

Ai foli edhe për ndryshimet e kërkuara nga disa parti të vogla në Kodin Zgjedhor.  “Opozita ka për mision rikthimin e të drejtës së votës për shqiptarët. Opozita ka qenë, është dhe mbetet e betuar për sistem parlamentar në Shqipëri. Ky njeri që po flet këtu, në vitin 1992 ka pasur kompetenca ekzekutive dhe është shprehur që në atë kohë kundër dhe është gjithnjë kundër. Kurrë opozita nuk mund të marrë pjesë në një akt të tillë. Sa i përket ndryshimeve në kodin elektoral, jam shprehur dhe shprehem se jam plotësisht dakord me vendosjen e nenit për votimin e detyruar të qytetarëve. E kanë disa vende të lira dhe ato që e kanë vendosur, kanë pasur vetëm mirësi nga kjo, sepse ka shmangur blerjen e të drejtës së votës. E kanë vendosur demokraci të konsoliduara me shumë sukses si Australia vetëm për këtë arsye. Edhe atje bëhej kërdia me blerjen e votës nga oligarkët. Jam dakord plotësisht dhe e kam ngritur para disa vitesh uljen e moshës për të drejtën e votimit në 16 vjeç. Kam bërë fushatë për këtë në vitin 2013. Jam i hapur plotësisht për proporcional të pastër, për lista të hapura. Proporcionali i pastër nuk mund të injorohet. Ka që tani disa inkonvenienca se rrezikon të pasurit dhe të fortët të fitojnë, por kjo është e drejtë”, tha ai.

Etiketa: PDSali Berishazgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Matit

19:44 : 03/10/2025
AKTUALITET

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

14:28 : 03/10/2025
AKTUALITET

Gara për Tiranën, Berisha: Nuk tërhiqemi, kemi kandidatura të pakrahasueshme me korbën e kovidit

13:50 : 03/10/2025
AKTUALITET

Berisha ngre dyshime: FBI e priste Ramën në aeroport? Vizat dhe takimet, të gjitha të anuluara

13:42 : 03/10/2025
AKTUALITET

Ironia e Ramës me Trump, Berisha: Dënoj me forcë kllonaudën! Kukulla e Sorosit

13:25 : 03/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon debat parlamentar për abuzimet me fondet IPARD: Propozim për Komision të Posaçëm

13:05 : 03/10/2025
Para

Keni plane për fundjavën? Meteorologia bën parashikimin e motit

TË GJITHA

Aksident në Gjirokastër, polici përplas për vdekje 71-vjeçaren

20:20 : 03/10/2025

Votimi i dyshimtë! Naureda Llagami kërkon pezullimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

20:03 : 03/10/2025

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Kamioni përplas biçikletën, plagoset drejtuesi

19:54 : 03/10/2025

Ursula von der Leyen viziton Kosovën më 15 tetor

19:51 : 03/10/2025

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Matit

19:44 : 03/10/2025

EMRI/ Vrasje me armë zjarri në Lezhë, viktima ka edhe shenja dhune

19:29 : 03/10/2025

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

19:17 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com