• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çështja e mandatit të Olta Xhaçkës kthehet “në pikën zero” në Kuvend

19:47 : 27/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mazhoranca vonon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese 6 muaj pasi ajo shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mocionit për papajtueshmëri të mandatit për kolegen e tyre Olta Xhaçka.

Anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan të martën që të rikthejnë në pikën zero diskutimin për këtë çështje duke propozuar rimarrjen në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve.

Deputetet Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka sugjeruan që vendimet e Gjykatës Kushtetuese që detyrojnë Kuvendin të dërgojë në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës t’i dërgojnë për shqyrtim në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, duke refuzuar propozimin për futjen direkt në seancë plenare të vendimit.

“Dispozitivi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese na kthen në pikën zero, tek Këshilli i Rregullores dhe Mandateve”- tha Felaj, e cila drejtonte mbledhjen.

Sipas saj, vendimet e GJK-së kanë shfuqizuar të dy raportet e miratuara nga ky këshill. “ Është sikur të mos kishte ndodhur”- tha ajo duke iu referuaer shqyrtimit disa-mujor në këshillin e mandateve të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës.

Lexo edhe:

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

“Krimi i organizuar kontrollon vendin”/ PD kërkesë për debat në Kuvend

Bushka sqaroi procedurën që propozohej prej socialistëve si një detyrim nga rregullorja e Kuvendit.

“Ne bëjmë një raport-opinion për kryetaren e Kuvendit, ku i sugjerojmë që vendimin duhet ta shqyrtojë Këshilli i Rregullores dhe Mandateve”- tha ajo duke shtuar se ky organ pastaj do të marrë vendim për ta dërguar në seancë plenare çështjen.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i quajti “pirueta” propozimet e kolegeve duke ripërsëritur disa herë se Kuvendi është i detyruar të zbatojë vendimet e Kushtetueses dhe jo të gjejë mënyra për të zvarritur çështjen.

“Po talleni?”- iu drejtua ai kolegeve duke i cilësuar argumentet e tyre pa arsye juridike, por vetëm me qëllim për të fituar akoma më shumë kohë me zvarritje procedurash.

“Nuk ka 7 organe brenda Kuvendit që marrin në shqyrtim vendimet e Kushtetueses, është vetëm Këshilli i Legjislacionit, i cili ka vendos një praktikë me vendimmarrje për të paktën 3 raste të ngjashme”- tha ai.

Sipas Bardhit dërgimi tek këshilli tjetër është pa kuptim sepse në atë këshill janë shqyrtu dy mocione me objekt të njëjtë dhe në fund ka dalë me dy raporte.

“Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimet e Kuvendit për këto raporte, nuk ka shfuqizu raportet”- iu drejtua ai Felajt.

“Ka një praktikë parlamentare për këtë, pasi është botuar në fletorëen zyrtare vendimi GJK-së, Këshilli i Legjislacionit i është drejtuar me një raport kryetarit të parlamentit dhe ai e ka futur në seancë, ku me një votim të thjeshtë çështja është dërguar për shtyrtim në Kushtetuese”- këmbënguli Bardhi.

Socialistët anashkaluan dhe qëndrimet e ekspertit të thirrur prej tyre, Krenar Loloçi, i cili nuk ishte thirrur në mbledhje dhe as nuk u lexua opinioni i tij për publikun.

Në opinionin e tij me shkrim Loloçi del në përfundimin se vendimet janë të detyrueshme për Kuvendin dhe në këtë rast, mocioni i 1/10 së deputetëve duhet të dërgohet në këtë gjykatë, pasi është i vetmi organ që shqyrton papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

“Vendimi i GJK është i detyrueshëm dhe Kuvendi duhet të marrë masat ta zbatojë atë, siç ka vepruar edhe më parë kur GJK është shprehur me vendim”- shkruan ai.

Felaj e mbylli mbledhjen pa një vendimmarrje duke caktuar datën 7 korrik për prezantimin e raportit të këshillit për kryetaren e Kuvendit.

Një vit më parë opozita inicoi kërkesën për heqjen e mandatit të Xhaçkës, ministre e Jashtme, pasi qeveria vendoi t’i japë statusin ‘investitor strategjik’ bashkëshortit të saj biznesmen Artan Gaçi dhe me vendim qeverie iu dha e drejta e përdorimit të brigjeve në Dhërmi.

Pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të papajtueshmërinë së mandatit në Kushtetuese, të dyja grupimet e Partisë Demokratike iu drejtuan me kërkesa të veçanta kësaj gjykate.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 1/10 së deputetëve dhe riktheu çështjen në Kuvend, duke e cilësuar antikushtetues vendimin e mazhorancës që bllokonte dërgimin e çështjes në Kushtetuese.

Në vendimin tjetër, Gjykata Kushtetuese pushoi kërkesën e 1/5 së deputetëve që kërkonin trajtimin në themel të çështjes dhe marrjen e një vendimi për papajtueshmërinë e mandatit, duke mos e legjitimuar si subjekt që vë në lëvizje gjykatën për këtë çështje./BIRN

Etiketa: bardhifelajGjykata Kushtetuesekuvendmandatiolta xhackapiken zero

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025
AKTUALITET

“Krimi i organizuar kontrollon vendin”/ PD kërkesë për debat në Kuvend

14:26 : 14/11/2025
AKTUALITET

Kuvendi merr rolin e ndërmjetësit për miniatorët e Spaçit

16:18 : 13/11/2025
AKTUALITET

Berisha kundërshton vendimin që e la në arrest shtëpie, caktohet data e seancës

10:34 : 13/11/2025
AKTUALITET

Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

15:01 : 12/11/2025
AKTUALITET

Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, gafa e Olta Xhaçkës! Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin

12:41 : 12/11/2025
Para

Gruaja në Peqin gjendet e pajetë brenda banesës, ja çfarë dyshon policia

TË GJITHA

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

16:07 : 16/11/2025

Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni, anulohen mbi 30 fluturime

15:52 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com