• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrokada politike e lë Velipojën mes pirgjeve të mbeturinave

Plazhi i Velipojës në veri të vendit e nisi sezonin turistik mes ndotjes së shkaktuar nga mbeturinat urbane dhe ato inerte, ndërsa turistët dhe bizneset ankohen se situata është e papranueshme dhe e ndikuar nga ndryshimi i kryetarit të bashkisë.

09:10 : 23/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Xhevat Krasniqi udhëton prej vitesh nga Norvegjia drejt Velipojës për të bërë një muaj të plotë pushimesh verore, pasi i pëlqen deti, rëra kurative, mikpritja dhe ushqimi i mirë.

Megjithatë, burri me origjinë nga Kosova mbeti i zhgënjyer këtë sezon.

“Mendova se do ishte më mirë, por e gjeta katastrofë,” tha Krasniqi, duke nënkuptuar pirgjet e mbeturinave të shpërndara ngado. “Më thanë sa të vijë kryetari i ri do pastrohet, por kur të vijë ai kemi ikur ne. Duhet heqë kjo mendësi, ku punohet veç për politikë,” shtoi Krasniqi për BIRN.

Velipoja është plazhi më i madh në veri të vendit, i njohur për vlerat e pasura natyrore dhe rërën me përqindje të lartë të jodit. Plazhi rrethohet nga një pyll me drurë të lartë pishe dhe halorë të tjerë. Pikun e sezonit e arrin në muajin gusht, ku numërohen rreth 100 mijë vizitorë në ditë.

Lexo edhe:

“Do të vëzhgohen me kamera!”/ Bashkia e Lezhës vendos orare për hedhjen e mbeturinave

Bllokohet aksi kombëtar Laç-Lezhë, radhë kilometrike automjetesh 

Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia e çeli me ngut sezonin turistik në Velipojë në fund të prillit, por pas humbjes së zgjedhjeve më 14 maj, Velipoja u braktis nga shërbimet publike.

Kryetari i ri i Bashkisë, Benet Beci, u shfaq në Velipojë ende pa marrë detyrën më 10 qershor në një aksion pastrimi, ku u përfshinë edhe forcat e ushtrisë. Beci e konsideroi pastërtinë një  parakusht për zhvillimin e turizmit, por pak ditë më vonë, situata mbetet njëlloj.

Në mesin e qershorit, kjo reportere vëzhgoi pirgje të tëra mbeturinash urbane dhe inerte të shpërndara në zona të ndryshme të Velipojës si dhe kazanë të tejmbushur në qendër të saj. Mbeturinat janë kthyer gjithashtu në ushqim për kafshët e rrugës, të cilat i shpërndajnë më tej ato.

Përmes një kërkese për të drejtë informimi, BIRN i kërkoi Bashkisë së Shkodrës dhe shërbimeve publike informacion mbi situatën e rënduar të menaxhimit të mbetjeve në Velipojë, por nuk mori asnjë përgjigje.

Ndërkohë, prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni i tha BIRN se fushatat zgjedhore dhe rezultati i tyre nuk duhet të jenë kurrsesi shkak për shmangien e përgjegjësive.

“Gjithsekush ka një detyrë specifike që duhet ta marrë përsipër dhe t’i përgjigjet asaj. Pavarësisht se ndërrojnë kryetaret, nuk ndërrojnë kryetarët, kemi fushata elektorale, s’kemi fushata elektorale , banorët e bashkisë së Shkodrës duhet të jetojnë si një ditë, përditë. Turizmi duhet të jetë prioriteti ynë,” tha Angoni.

Operatorët e biznesit në Velipojë shprehen të kënaqur me vizitorët vendas dhe të huaj gjatë këtij viti, por janë të ndërgjegjshëm se situata e mbetjeve urbane është një njollë e zezë për imazhin e zonës.

“I bëj thirrje bashkisë, atyre që do marrin drejtimin e ri, të kenë një koordinim më të mirë me bizneset për pjesën e pastrimit. Velipoja të ketë panoramë tjetër sa i përket pastrimit,” tha Lekë Marku, operator turistik në Velipojë.

Ardit Behri, një tjetër operator turistik, i tha BIRN se pastrimi lë shumë për të dëshiruar dhe se situata e mbetjeve është veçanërisht e papranueshme për turistët e huaj.

“Duhet të merren masa, të zë syri mbeturina kudo, si ne qëndër, ashtu dhe në zona më periferike. Tashmë Velipoja freekuentohet nga turistë të huaj, për të cilët diçka e tillë është e papranueshmë dhe marrim ankesa të vazhdueshme,” përfundoi Behri./BIRN

Etiketa: bashkia shkoderBenet Becimbeturinasezoni verorvelipoje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do të vëzhgohen me kamera!”/ Bashkia e Lezhës vendos orare për hedhjen e mbeturinave

13:01 : 19/08/2025
AKTUALITET

Bllokohet aksi kombëtar Laç-Lezhë, radhë kilometrike automjetesh 

18:06 : 10/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në Velipojë, pranë rrugës kryesore (FOTO)

20:41 : 31/07/2025
AKTUALITET

Gjendet i vdekur një 47-vjeçar në një kasolle në Velipojë, çfarë dyshohet

10:54 : 25/07/2025
AKTUALITET

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci

13:30 : 23/07/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

08:41 : 22/07/2025
Para

Raporti alarmant i OKB: Në vitin 2022 u vranë 136 fëmijë në Ukrainë nga forcat ruse

TË GJITHA

Dalin PAMJET nga aksidenti i trefishtë në tunelin e Llogorasë

21:41 : 28/08/2025

U v*a mbrëmjen e sotme, ky është 61-vjeçari që humbi jetën në Shkodër/ FOTO

21:22 : 28/08/2025

Vrasje në Shkodër, shkak procesi i regjistrimit të tokave/ EMRAT

21:10 : 28/08/2025

Organizatat e lidhura me Sorosin/ Crawford: Kërcënim për demokracinë dhe burim i fondeve të dyshimta

20:58 : 28/08/2025

Investigimi/ Çfarë fshihet pas sulmit ndaj News24 mëngjesin e 9 gushtit

20:45 : 28/08/2025

V*asje me a*më zjarri në Shkodër/ EMRI

20:39 : 28/08/2025

BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Albin Kurtin

20:35 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com