• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Analiza e DW: Kurti dhe Vuçiç nuk duan t’i japin as dorën njëri-tjetrit

BE po përpiqet intensivisht muajt e fundit për të çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi. Por një hap përpara pasohet nga disa hapa të rrezikshëm prapa. Shpresa të pakta për shtendosje edhe pas takimit në Bruksel të enjten.

14:33 : 23/06/2023
në RAJONI

Konflikti vazhdon të ziejë, frontet mbeten të ndara, kjo u duk në takimin e së enjtes (22.0.6) ku nuk pati as edhe një takim tresh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit Vuçiç dhe kryediplomatit të BE, Josep Borrell në Bruksel. Takimet u zhvilluan të ndara të enjten në mbrëmje, pasi nuk pati ujdi për një takim të përbashkët. Pas takimeve veçmas kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha, se është arritur pajtimi për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. Megjithatë sipas Josep Borrell, pas më shumë se katër orë diskutimesh, të dy udhëheqësit e kanë të qartë seriozitetin e situatës në veri të Kosovës, por “kanë qasje dhe interpretime të ndryshme”.

Së bashku me të dërguarin e BE-së në dialog Miroslav Lajҫak, Borrell u paraqiti palëve pritjet e Bashkimit Evropian për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës. “Për Kosovën që menjëherë të pezullojë operacionet policore në ndërtesat e komunave në veri dhe që katër kryetarët e komunave përkohësisht t’i kryejnë detyrat jashtë zyrave komunale. Serbia të sigurojë që protestuesit të largohen nga ndërtesat e komunave njëkohësisht me largimin e policisë së Kosovës”, tha  Borrell, duke kërkuar pjesëmarrje pa kusht të serbëve në zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe. “Kjo është rrënja e problemit dhe rrënja e zgjidhjes. Zgjedhje të reja sa më parë me pjesëmarrje të plotë”, tha Borrell.

Takimi i Borrell me Vuçiqin dhe Kurtin, 2 maj 2023
Takimi i Borrell me Vuçiqin dhe Kurtin, 2 maj 2023Fotografi: EU Council/AA/picture alliance

Kurti pranon nevojën për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, tha se ai ka shprehur gatishmërinë që Kosova të shpallë zgjedhje të parakohshme lokale në katër komunat veriore, por “në përputhje me kornizën ligjore të vendit”. “E kuptojmë se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri, me një proces i cili paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një fushatë e hapur dhe fer dhe nga zgjedhjet e lira dhe demokratike. Nuk mund të them se situata është e sigurt për shkak të takimeve bilaterale dhe kemi një paqe të qëndrueshme, por nga optimizmi i ndërmjetësit mund të them se ka shenja se ditët përpara do të jenë më të mira nga ato që kemi lënë pas ”, tha kryeministri Kurti.

Lexo edhe:

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Kurti tha, se ishte i gatshëm të takohej me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por ky i fundit  kishte refuzuar që ta takojë Kurtin. “Kam ardhur të takohem me palën serbe për të diskutuar për hapat përpara, por meqë ky është një proces që përfshin dy palë, kjo nuk ishte e mundur”, tha Kurti.

Presidenti i Serbisë, Vuҫiq ndërkaq, tha se nuk mund të konfirmojë që “ka ndonjë udhërrëfyes”, për daljen nga kriza në veri të Kosovës. “Ne do të vazhdojmë të bisedojmë në baza ditore, sepse paqja dhe stabiliteti janë thelbësore, por unë paralajmërova se serbët janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan ta durojnë terrorin e Kurtit në atë mënyrë që janë detyruar ta detyrojnë deri në këtë momente”, tha Vuçiq. Sipas tij, ҫdo gjë ka shkuar shumë larg dhe ai nuk e di akoma sesi do të zhvillohen ngjarjet në terren, duke përmendur që akoma ka kamionë me mallra të bllokuar në kufirin Kosovë-Serbi.

Josep Borrell
Josep BorrellFotografi: picture alliance / ASSOCIATED PRESS

Takimet e ndara në Bruksel të Kurtit dhe Vuҫiç me ndërmjetësit evropianë erdhën pas arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe me 14 qershor dhe tensionimit të ri të situatës. Kosova akuzon Serbinë për  “rrëmbim të policëve” brenda territorit të saj, ndërsa Beogradi thotë se ata u kapën brenda territorit serb. Lidhur me këtë çështje kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se i ka kërkuar presidentit serb lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës. Tre policët e Kosovës po mbahen akoma të arrestuar  në Kralevë të Serbisë. Borrell të hënën e javës së ardhshme do t’u raportojë ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të të BE-së për situatën dhe rrjedhën e bisedimeve./DW

Etiketa: albin kurtiAleksander VucicBEtensionet ne veri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025
BOTA

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

16:58 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Kush do i mbyllë kapitujt?”/ Ramën e lëshojnë nervat: Më çmënde! Mos insisto në budallallëk

22:13 : 08/05/2025
RAJONI

Vuçiç në Rusi/ Reagon BE: Presidenti serb të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

21:27 : 08/05/2025
BOTA

Vizita e Vuçiç në Rusi, BE: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

20:36 : 08/05/2025
BOTA

80 vjet pas luftës: A po distancohet SHBA nga Europa?

08:41 : 08/05/2025
Para

Nga Italia drejt Vlorës me not/ Avokatja Eva Buzo ndërpreu sfidën, mjeku tregon gjendjen e saj

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com