• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Megaoperacion anti kanabis në 4 qytete, asgjësohen 1777 fidanë, 4 në kërkim/ PAMJET

13:34 : 21/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

300 forca policore janë përfshirë në megaoperacionin kundër trafikut të lëndëve narkotike. Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë asgjësuar 1777 fidanë kanabis.

Megaoperacioni është shtrirë në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë, ndërsa në kërkim janë shpallur 4 persona të dyshuar si autorë të kultivimit të kanabisit.

Njoftimi i plotë:

 

Lexo edhe:

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

Policia e Shtetit/Vijon megaoperacioni policor për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Megaoperacioni, i shtrirë në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë, angazhoi 300 forca policore dhe 9 dronë. Gjenden dhe asgjësohen në total, nëpërmjet djegies, 1777 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Në Elbasan, në kuadër të 2 operacioneve antidrogë “Krasta” dhe “Çereshta”, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 2 inspektorë pyjesh dhe 1 kryetar fshati.

Gjithashtu në Elbasan, gjatë operacionit “Çereshta”, 2 shtetasve të shpallur në kërkim iu gjetën dhe iu sekuestruan edhe 2 qese me lëndë narkotike cannabis sativa.

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, vijojnë kontrollin e imtësishëm të territorit, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, me qëllim prodhimin e lëndës narkotike. Në Skrapar, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tomorri”, në një terren të hapur rishtazi, në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore, në territorin e njësisë administrative Gjerbës, u gjetën të kultivuara në kubikë, në një serë, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 1000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasi O. Gj., 39 vjeç, banues në fshatin Bërsak, Skrapar. Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit. Në Elbasan, në kuadër të 2 operacioneve antikanabis të koduara “Krasta” dhe “Çereshta”, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 252 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”, në një zonë pyjore, në fshatin Seltë, njësia administrative Zavalinë, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 160 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Y. Ç., 56 vjeç, F. L., 45 vjeç (me detyrë inspektorë pyjesh në zonat e Gjinarit dhe Zavalinës) dhe K. B., 55 vjeç (kryetari i fshatit Seltë). Vijon puna për kapjen e 53-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të operacionit “Çereshta”, të zhvilluar më 18 qershor 2023, nga Policia e Librazhdit, ditën e djeshme u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 92 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në total nga ky operacion janë asgjësuar 672 bimë dhe fidanë narkotikë cannabis sativa. Autorë të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve, dyshohet të jenë shtetasit e shpallur në kërkim S. D. dhe K. D.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve përreth territorit ku u gjetën bimët narkotike, në një tendë kampingu, të dyshuar të përshtatur për qendrim, nga shtetasit S. D. dhe K. D., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 2 qese plastike. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Në Krujë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Territor i pastër”, në një zonë pyjore, në fshatin Cudhi Kamp, njësia administrative Cudhi, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 195 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi.

Në Lezhë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Imazhi”, në një zonë pyjore, në fshatin Malecaj, njësia administrative Balldre, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 330 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Etiketa: kanabispolici

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

12:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

12:11 : 16/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Tentoi t’i ikte Policisë pasi kishte kanabis, vdes në aksident 23-vjeçari shqiptar në Itali

22:50 : 15/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shiste drogë në plazh, arrestohet 50-vjeçari në Lezhë

13:38 : 15/07/2025
AKTUALITET

Deputetja e PD në Theth: Si zonë lufte! Këta njerëz duan zgjidhje urgjente

14:03 : 13/07/2025
AKTUALITET

Zbulohen rreth 3000 bimë kanabisi në Shkodër, e pësojnë dy roje mjedisi

10:20 : 13/07/2025
Para

Thriller me vdekjen e polakes në Greqi, nëna: Nuk e vrau i dashuri

TË GJITHA

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025

Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

12:51 : 18/07/2025

Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit”

12:42 : 18/07/2025

Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

12:28 : 18/07/2025

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025

Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

12:20 : 18/07/2025

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com