• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jorgo Goro i Himarës vazhdon të japë tendera te miqtë e tij

17:24 : 21/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryetari në ikje i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka vijuar të bëjë nderet e fundit ish-punonjësve, me të cilët ka pasur një “bashkëpunim” prej shumë vitesh. BoldNews.al ka investiguar dhjetëra procedura tenderuese nga kjo bashki, gjatë drejtimit të Goros, të cilat kanë shkuar për familjarët e ish-juristit të këtij institucioni, Elton Rondo.

Kësaj herë, 36 ditë pas zgjedhjeve dhe gjatë kohës që fituesi i 14 majit Fredi Beleri ndodhet në burg, Goro ka shpallur sërish firmën “Cogren” fituese të një tenderi, pavarësisht se s’kishte ofertën më të ulët. Një vendimmarrje tepër e dyshimtë, e cila njihet gjerësisht në Himarë se kjo dyshe ka përlarë procedurat më të majme të bashkisë. Madje, bërja në mënyrë të tillë të tenderëve sollën edhe rezultatin në zgjedhjet vendore të 14 majit, pasi paratë shkonin vetëm në një drejtim, duke e lënë Himarën gërmadhë. Pavarësisht se në atë bashki janë hedhur miliona.

1
2
3

Sipas dokumenteve, Bashkia e Himarës ka shpallur fituesin e tenderit “procedurë e hapur, punë” të objektit “rikonstruksion i rrugës në lagjen Grehot, Lukovë”. Loti i parë i këtij tenderi ka pasur një fond limit 25.000.000 lekë pa TVSH, me kohëzgjatje 6 muaj. Fituesi, firma “COGREN” ka pasur një ofertë me vlerë 20.685.680 lekë pa TVSH, ndërkohë që në tender ka pasur edhe oferta më të ulëta si e firmës “ASI-2A CO” me vlerë 19.000.000 lekë pa TVSH. Apo edhe oferta e firmës “NIKA” me vlerë 18.234.160 lekë pa TVSH.

Por, siç edhe e shikoni dhe lexoni në dokumente, të dyja firmat që ofruan më pak janë s’kualifikuar nga gara. Përkatësisht, firma “ASI-2A CO” u s’kualifikua për arsye se nuk plotëson aftësitë teknike dhe profesionale pasi ka procedura të tjera. Ndërkohë, firma “NIKA” u s’kualifikua “se oferta nuk është përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet”. Edhe kjo firmë ka kontrata të tjera! Dhe, kushtet i plotëson vetëm firma “COGREN”, e cila ka fituar para’ me thasë nga Bashkia e Himarës.

Lexo edhe:

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, zbardhet tenderi me flamur të kuq që po hetohet

Lidhja e Goros së Himarës me ish-juristin: Tendera për ujësjellësa, pastrime, rrugë…

Denoncimet e BoldNews.al për firmën e familjarëve të ish-juristit të Bashkisë së Himarës

Por, çfarë ka fituar?! BoldNews.al ka denoncuar në vijimësi lidhjen e ngushtë Goro-Rondo. Vitin e kaluar u publikua investigimi me titull “Lidhja e Goros së Himarës me ish-juristin: Tendera për ujësjellësa, pastrime, rrugë…”. Redaksia shkruante se “… për çudi, apo për ndonjë aferë të mundshme kriminale, fitues i shumicës së këtyre tenderave është familja e ish-juristit Elton Rondo. Emri i z.Rondo është përmendur shpesh për lidhje të ngushta mes tij dhe Goros, aq sa paratë që duhet të shkonin për punë publike po shkojnë në xhepat e zyrtarëve apo ish-zyrtarëve. Disa punonjës të Bashkisë së Himarës, në kushte anonimati, kanë kontaktuar redaksinë e BoldNews.al, teksa kanë dhënë informacione për aferat Goro-Rondo”.

Në atë kohë ne publikuam dokumentet e një tjetër tenderi, i cili ka rënë në duart e familjes së ish-juristit Elton Rondo. Në fund të muajit gusht, Bashkia e Himarës ka shpallur fituese firmën “COGREN” për tenderin e ndërtimit të një parku në Borsh. Sipas dokumenteve, kjo firmë, në pronësi 100 % të Fotina Rondos, e ka shpallur fituese të procedurës “ndërtimi i kompleksit sportiv rajonal, Borsh”. Fondi limit ishte 40 000 000, ndërsa bashkimi i operatorëve ekonomikë “COGREN” &  “A.E.K & Co” ofruan një vlerë prej 34.033.033 lekë.

Fotina Rondo, ka fituar tendera edhe gjatë kohës që djali i saj ka qenë jurist. Janë rreth 15 tendera që Fotina, me kompaninë COGREEN dhe ELEKRI, ka fituar në Himarë, duke ngritur hije të forta dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar, madje në konflikt të hapur interesi. Tenderët kanë qenë që nga ndërtimi i ujësjellësve, pastrimi, ndërtime rrugësh, këndë sportive etj, etj. Shumica e procedurave ka qenë pa garë!

Etiketa: Bashkia Himarejorgo gorotender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025
AKTUALITET

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, zbardhet tenderi me flamur të kuq që po hetohet

14:00 : 24/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

21:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

U krijua nga Arben Pëllumbi i PS/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

13:06 : 08/09/2025
AKTUALITET

Lirohet nga burgu ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro

12:06 : 29/08/2025
Para

Pasi ka ndarë 110 mln euro tendera me të, dënimi për koqet është amnisti

TË GJITHA

Dëbora bllokon banorët në Bjeshkët e Javorrit, ekipet e shpëtimit ngecin në Qafën e Markofçes

11:23 : 04/10/2025

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com