• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “MEK”/ SPAK: Muxhahedinët luftë kibernetike me Iranin, dyshime për terrorizëm

21:27 : 21/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Dyshimet se anëtarët e MEK që strehohen në Manzë qëndrojnë pas sulmeve kibernetike ndaj institucioneve të Iranit dhe se janë përfshirë në aktivitete terroriste është argumenti që SPAK ka paraqitur në gjykatë, në kërkesën për kontroll në kampin “Arshaf 3”.

Hetimet që sollën kontrollet në kampin e muxhahedinëve një ditë më parë nisën nga policia, bëhet e ditur në vendimin e Gjykatës së Posaçme marrë më 19 Qershor, një ditë pas regjistrimit të kërkesës nga Prokuroria e Posaçme që kërkoi kontroll në kampin ku strehohen muxhahedinët në Manzë.

Në kërkesën e paraqitur në gjykatë, prokuroria thotë në thelb se një luftë kibernetike po zhvillohet mes qeverisë së Iranit dhe MEK dhe në këtë mes është Shqipëria ajo që rrezikon. Sipas hetimeve, vendi ra pre e sulmeve kibernetike më herët nga Irani pikërisht për shkak të veprimtarisë së muxhahedinëve që strehon.

Në kërkesën për kontrolle në kapin “Arshaf 3” drejtuar gjykatës, SPAK shprehet se ka dyshime se sulmet kibernetike ndaj institucioneve të Iranit janë kryer nga kampi në Shqipëri.

Lexo edhe:

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

Për këtë organi i akuzës i kërkoi gjykatës ushtrimin e kontrolleve me qëllim gjetjen e serverëve apo pajisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur në këtë veprimtari.

Po ashtu, policia dhe prokuroria dyshojnë për aktivitet të karakterit terrorist nga ana e muxhahedinëve.

SPAK shprehet se “nga hetimet e deritanishme dhe të dhënat e referuara nga ana e policisë gjyqësore rezulton se ka dyshime për faktin se pjesëtarë të Organizatës “MEK”, me vendqëndrim në Manzë, Durrës, Shqipëri, janë të përfshirë në aktivitetin kriminal të terrorizmit dhe financimit të terrorizmit”.

Për këto arsye prokuroria kërkoi kontrollin në kampin e MEK. Kërkesa u pranua nga gjykata dhe u vu në zbatim mëngjesin e së martës nga policia, që hasi me një rezistencë nga ana e muxhahedinëve dhe u shënuan përplasje mes palëve.

Irani kërcnon me sulme për shkak të MEK

Në dosjen hetimore, sqarohet se hetimet e SPAK ndaj anëtarëve të organizatës MEK në Shqipëri, kanë nisur pas një referimi të Njësisë C kundër krimeve kibernetike në Policinë e Shtetit. Regjistrimi i procedimit penal nga Prokuroria e Posaçme është kryer në 15 maj të vitit 2023 për veprat penale “provokim i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve”.

Sipas hetimeve, organizata “MEK” rezulton se ka një strukturë të centralizuar dhe hierarkike, ku drejtuesja e kësaj organizate është M.R., bashkëshortja e ish themeluesit të organizatës, ndërsa në kampin e organizatës “MEK” ka struktura strikte sigurie.

“Ardhja e “MEK” në Shqipëri ka zgjuar interesat iraniane në Shqipëri duke bërë që strukturat e shërbimeve inteligjente të Iranit të kenë një vëmendje të shtuar të aktivitetit të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë. Fokusi i strukturave të inteligjencës iraniane ka qenë rritja e aktiviteteve propagandistike kundër “MEK” me qëllim që të shkëpusë nga organizata sa me shumë anëtarë të saj dhe dobësimin e kësaj organizate deri në shpërbërjen e plotë saj duke zhvilluar një fushatë informacioni mbi rrezikun qe “MEK” paraqet me qëndrimin e saj në Shqipëri. Organizata “MEK” është duke bërë të njëjtën gjë dhe nga ana e tyre kanë rritur aktivitetin për t’ju kundërvënë kësaj strategjie”, thuhet në dosjen e paraqitur në GJKKO.

Sipas SPAK, duke qenë se statusi i qëndrimit të organizatës MEK në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK.

Etiketa: GJKKOMEKmuxhahedinespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

18:04 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin”, Llabani: T’i sekuestrojnë celularin dhe do gjejnë prova të pakontestuara!

18:01 : 24/10/2025
Para

Pentagoni zbulon gafën, SHBA i ka dërguar 6.2 mld dollarë më shumë Ukrainës

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com