• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fox News: Administrata e SHBA në pozitë të pasigurtë pas bastisjes së kampit të MEK

22:20 : 20/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Rrjeti i njohur televiziv amerikan, “Fox News” ka bërë një pasqyrim të asaj që ndodhi sot në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, ku qëndrojnë prej vitit 2014 muxhahedinët, osë të njohur si opozita iraniane. Me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme, mijëra forca të policisë ndërhynë për të ushtruar kontrolle në këtë kamp. Muxhahedinët kundërshtuan ndërhyrjen e policisë, duke bërë rezistencë dhe çuar kështu në një konfrontim mes të dyja palëve dhe përdorimin e gazit lotësjellës nga ana e uniformave blu. Një person u vra, pasi banorët aty u akuzuan për komplot sulmesh kibernetike kundër qeverisë shqiptare.

SHKRIMI:
Departamenti i Shtetit është gjetur në një pozitë të pasigurtë, pasi dhjetëra disidentë iranianë që kërkonin strehë të sigurtë në Shqipëri u plagosën, dhe një i dyshuar u vra në një bastisje kampi nga Policia e Shtetit pasi banorët u akuzuan për komplot sulmesh kibernetike kundër qeverisë shqiptare. Dyshohet se 1000 policë shqiptarë nga njësia e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbritën në kampet Ashraf-3 dhe Ashraf-4 të vendosura në Manzë në Shqipëri, e cila është shtëpia e të paktën 3.000 opozitarëve iranianë nga Muxhahedeen-e- Khalq (MEK) – një grup i rezistencës iraniane që mbështet krijimin e një qeverie të re në Teheran. Sipas raportimit të “Albanian Daily News”, situata fillimisht u përshkrua si “e qetë”, pasi zyrtarët e policisë kërkonin persona që ata dyshonin se ishin “të infiltruar të regjimit të Iranit”.

Disidentët iranianë përleshen me policinë shqiptare gjatë një bastisje në kampet Ashraf-3 dhe Ashraf-4 më 20 qershor 2023, në ndjekje të të dyshuarve të lidhur me sulmet kibernetike. (Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit)

Por situata me sa duket u kthye e dhunshme, pasi banorët iranianë refuzuan t’i dorëzonin autoriteteve kompjuterë dhe pajisje personale. Oficerët e policisë iu kthyen me gaz lotsjellës dhe spraj kundër banorëve të kampit, dhe filluan të thyejnë dyert e shtëpive të njerëzve përpara se të konfiskonin ose shkatërronin kompjuterët personalë, sipas një deklarate nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), një organizatë politike iraniane që është me qendër në Francë dhe Shqipëri.

Grupi e quajti bastisjen “kriminale dhe represive”, dhe pretendoi se rreth 100 banorë të kampit u plagosën në sulm. Personi i vrarë ishte 65-vjeçari Ali Mostashari, një aktivist gjatë revolucionit iranian dhe një anëtar i lartë i MEK-ut, sipas Ali Safavi, një anëtar i Komitetit të Çështjeve të Jashtme të NCRI me qendër në Paris.

Lexo edhe:

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë të sanksionuara nga SHBA

Rrethanat rreth vdekjes së Mostasharit mbeten të paqarta.

“Ai i shpëtoi vdekjes disa herë kur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dhe forcat e sigurisë së regjimit klerik u përpoqën ta kapnin në fillim të viteve 1980. Duke e vrarë atë, policia shqiptare ka bërë atë që regjimi iranian nuk mundi ta realizonte”, tha Safavi për “Fox News”.

MEK dhe NCRI u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, OKB-së dhe Bashkimit Evropian, në të cilin Shqipëria aplikoi për anëtarësim në 2009 dhe iu dha “statusi i kandidatit” në 2014 – të dënojnë bastisjen dhe ta mbajnë Shqipërinë përgjegjëse për shkeljet e të drejtave të njeriut, siç përcaktohet në traktatet ndërkombëtare si Konventa për Refugjatët, Deklarata Botërore e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa Evropiane.

SHBA qëndron në një pozicion të pasigurtë kur bëhet fjalë për bastisjet agresive të martën, pasi ajo ka mbështetur disidentët iranianë jashtë vendit që të paktën nga viti 2009, kur udhëhoqi përpjekjet për të larguar opozitarët nga Iraku, pasi qeveria iraniane u bë armiqësore ndaj MEK.

Tensionet mes Shqipërisë dhe Iranit për sulmin kibernetik, kanë ushtruar presion edhe mbi komunitetin disident që banon brenda kufijve shqiptarë. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi hodhi poshtë çdo akuzë për keqbërje dhe pretendoi se veprimet e ndërmarra ishin në përputhje me vendimin e marrë nga Gjykata Speciale e Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që shkelin haptazi marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupi MEK që nga viti 2014, kur ata u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare”, tha ai në një deklaratë. Fatkeqësisht, ky grup nuk iu përmbajt këtyre angazhimeve dhe e shkeli marrëveshjen.

Një zyrtar shqiptar mohoi të kishte viktima apo të plagosur si rezultat i bastisjes. “Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Ministri mohoi gjithashtu të ketë viktima apo të plagosur si pasojë e bastisjes, dhe tha se sipas zyrtarëve të Policisë së Shtetit, “brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj punës së Policisë së Shtetit, e cila bie ndesh me kuadrin procedural të ligjit”.

Etiketa: administratafoxSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

14:40 : 28/06/2026
AKTUALITET

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë të sanksionuara nga SHBA

17:56 : 27/06/2026
BOTA

Trump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%

13:17 : 27/06/2026
BOTA

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

11:11 : 27/06/2026
BOTA

Meloni dhe Trump/ Grindja publike që po rezulton shumë e vështirë për tu rregulluar

09:26 : 27/06/2026
BOTA

Përshkallëzohet tensioni/ SHBA dhe Irani sulmojnë njëri-tjetrin

08:42 : 27/06/2026
Para

Ernest Muçi vulos fitoren e Shqipërisë, vjen goli i tretë i kuqezinjve

TË GJITHA

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

22:11 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabet