• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimet për vdekjen e Ardit Gjoklajt rihapin vetingun e prokurorit Julian Zonja

KPK i kërkoi shpjegime prokurorit Julian Zonja, për rrëzimi në gjykatë të akuzës së tij ndaj dy punonjësve të landfillit të Sharrës për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në vitin 2016 dhe pezullimin e çështjes për administratorin dhe Bashkinë e Tiranës. Prokurori këmbënguli se hetimet ishin të plota dhe vdekja kishte ndodhur në landfill, por se hetimet për administratorin dhe Bashkinë e Tiranës vareshin nga vendimi i Apelit.

16:55 : 19/06/2023
në AKTUALITET, VETTING

Të hënën në mëngjes Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK mbajti seancëne dytë dëgjimore publike ndaj prokurorit të Tiranës, Julian Zonja.

KPK duket se kishte “harruar” të përfshinte në hetimin administrativ ndaj subjektit të rivlerësimit, çështjen e hetuar prej tij të vrasjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në gusht 2016 në landfillin e Sharrës.

Në seancën e parë ndaj Zonjës në 15 maj 2023, kryesuesi i trupës Lulzim Hamitaj e ngriti çështjen si diçka që kërkon sqarim, por që nuk ishte në relatimin e bërë.

Hamitaj vuri në dukje se kërkohej sqarim për pretendimet se krimi nuk kishte ndodhur në landfill. Ai iu referua për këtë publikimeve në media, të cilat i referohen me gjasë një deklarate të bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në emisionin “Top Story” 10 ditë para seancës.

Pas sqarimeve të dhëna nga subjekti në atë seancë mbi pyetjet e Hamitajt, trupa e KPK-së pjesë e të cilës janë edhe Firdes Shuli si anëtare dhe Xhensila Pine si relatore, vendosën të rihapin hetimin ndaj prokurorit për këtë çështje.

Lexo edhe:

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

Seanca e vendimmarrjes për Zonjën, e caktuar fillimisht në 17 maj u shty dhe prokurori u thirr të hënën të jepte shpjegime shtesë.

Ardit Gjoklaj u gjet i masakruar në landfillin e Sharrës mesditën e 7 gushtit 2016. Sipas dëshmisë së familjarëve, 17 vjeçari ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë “3R” shpk në Sharrë. Pas ngjarjes, katër punonjës të kompanisë “3R” u arrestuan dhe u shpall formalisht në kërkim administratori i saj Edurim Teqja, i cili nuk u arrestua asnjëherë.

Në procesin gjyqësor në prill 2018, Gjykata e Tiranës u dha pafajësi dy të akuzuarve, punonjës të kompanisë “3R” për vdekjen e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës. Për dy të tjerë procesi ishte pushuar. Ndërkohë për administratorin Edurim Teqja hetimet janë pezulluar. Ky vendim i shkallës së parë është apeluar nga prokurori Julian Zonja.

Duke iu referuar kësaj situate dhe faktit se vdekje e adoleshtentit mbetet e pa zbardhur, Pine lexoi në seancë se në vendimin e saj Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i kishte rrëzuar akuzat e ngritura nga prokurori.

Pine citoi gjykatën që kishte kritikuar hetimin dhe vuri në dukje dyshimet e ngritura në vendim mbi vendin e ngjarjes dhe faktin që prokuroria nuk kishte kryer veprime të tjera hetimore.

“Faktet duhet të kishin shkundur policinë dhe prokurorinë për të kryer hetime të thella dhe të specializuara me të gjitha metodat dhe format e lejuara ligjore,” citoi Pine trupën gjykuese.

Pine tha se ata kërkonin po ashtu informacion mbi apelimin e çështjes dhe informacion mbi hetimet e pezulluara ndaj administratorit të kompanisë “3R”.

Pas leximit të relacionit, Hamitaj i vuri në dukje Zonjës se ata i kishin marrë shpjegimet e tij me shkrim dhe se ai mund të mjaftohej me to.

Por prokurori këmbënguli të fliste. Zonja tha se ai i qëndronte përfundimeve që kishte arritur kur dërgoi çështjen në gjykatë, por se nuk donte të komentonte vendimin e gjykatës sa kohë ende pritej një vendim në apel.

Megjithatë ndryshe nga sa pretendon kryebashkiaku Veliaj, Zonja i tha trupës se ai ishte i bindur që vdekja e Ardit Gjoklajt kishte ndodhur brenda në landfill.

“Viktima kishte dorezat e punës veshur dhe është e qartë që ishte në punë në landfill”, tha ai, duke iu referuar provave që kishte mbledhur.

Zonja këmbënguli se vendimi për pezullimin e hetimeve ndaj kompanisë dhe administratorit të saj, ishte një vendimmarrje teknike që do të lejonte ndjekjen e tyre gjyqësore pas vendimit të Apelit.

I pyetur nga Hamitaj nëse ky kishte qenë një qëndrim strategjik, Zonja konfirmoi duke thënë se kjo mundësonte mbajtjen hapur të çështjes deri në vendimin e formës së prerë.

Një çështje tjetër, për të cilën po ashtu ishte hapur hetimi, nuk kishte sjellë informacion të ri. Në seancën e parë dëgjimore ndaj Julian Zonjës, KPK vuri në dukje mospërputhje të deklarimeve të subjektit për burimet që kanë shërbyer për blerjen në vitin 2011 të një apartamenti.

KPK gjeti për këtë rast një bilanc negativ prej 460 mijë lekësh, por që sipas prokurorit ndikohej nga një pakujdesi e paqëllimshme e mosdeklarimit të gjendjes cash në vitin 2010.

Pas dëgjesës së shkurtër Zonja kërkoi sërish që të konfirmohej në detyrë duke këmbëngulur se kishte bërë detyrën siç duhej.

/Reporter.al/

Etiketa: Ardit GjoklajJulian Zonjakpkveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

15:39 : 18/07/2025
AKTUALITET

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

22:12 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve”/ Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

19:05 : 14/07/2025
AKTUALITET

Pse OSHEE nuk i kthen pergjigje KPA-së për kontratat e prokurorit Genci Mane?

17:49 : 14/07/2025
AKTUALITET

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

13:45 : 11/07/2025
AKTUALITET

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

16:29 : 05/07/2025
Para

Pazaret Rama-Vuçiç nuk mund ta mbajnë peng Kosovën

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com