• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafikonin automjete nga Kosova drejt Shqipërisë, GJKKO jep 30 vite burg për 6 të akuzuarit

13:38 : 15/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 30 vite 6 të akuzuarit që vidhnin autmjete në Kosovë dhe i tregëtonin në Shqipëri. Mes personave të përfshirë rezultojnë edhe 3 ish-efektivë të policisë së shtetit.

Për drejtuesin e grupit, Selaudin Shahini, Gjkko dha 7 vite e 4 muaj. Sipas hetimeve, Shahini duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë.

Për ish-punonjësen e policisë Vojsava Doda, gjykata dha 5.4 vite burg, ndërsa për ish kolegun e saj Endi Ahmetaj, gjykata ndryshoi akuzën nga trafikim i mjeteve në shpërdorim detyre dhe e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg.

Ndërsa për efektivin tjetër Ftari Braha, gjykata e dënoi atë me 6 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Lexo edhe:

“Spiunazh” me informacione nga bursa, dënohen me burg shqiptarët vëlla e motër në Londër

Qëndrimi në burgun e Fierit, Salianji: Kushte të vështira! Nuk kishte ujë dhe lahesha me kanaçe

Hetimet nisën shkurtin e kaluar, ndërsa Vojsava Doda që mbante detyrën e punonjëses së forcave operacionale në policinë e Tiranës,  prezantohej si agjente vëzhgimi në momentin që paraqitej me një mjet të vjedhur në pikën e kalimit kufitar. Me argumentin se ishte në operacion dhe në kushte urgjence, punonjësit e pikës kufitare nuk duhet të regjistronin hyrje daljet e saj.

Dënimet: 

Selaudin Shahini 7.4 vite burg

Ndriçim Shahini 6.8 vite burg

Ervis Cara 6.8 vite burg

Vojsava Doda 5.4 vite burg

Endi Ahmetaj 3.4 vite burg

Fatri Braha 6 muaj burg

GJKKO VENDOSI:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Selaudin Shahini për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Selaudin Shahini, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
  3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehur Selaudin Shahini dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
  4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Selaudin Shahini i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite   e 4 (katër) muaj burgim.
  5. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Selaudin Shahini do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndriçim Shahini për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
  7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndriçim Shahini, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  8. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehur Ndriçim Shahini dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
  9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ndriçim Shahini i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite   e 8 (tetë) muaj burgim.
  10. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Ndriçim Shahini do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Cara për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
  12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Cara, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  13. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehurit Ervis Cara dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
  14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ervis Cara i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite   e 8 (tetë) muaj burgim.
  15. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Ervis Cara do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  16. Deklarimin fajtore të të pandehurës Vojsava Doda për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.
  17. Deklarimin fajtor të të pandehurës Vojsava Doda, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  18. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehurës Vojsava Doda dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vite burgim.
  19. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Vojsava Doda i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
  20. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim  nga e pandehura  Vojsava Doda do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  21. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Aurel Shatri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën për të cilën akuzohet në referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
  22. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Aurel Shatri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën për të cilën akuzohet në referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
  23. Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Aurel Shatri me vendimin nr. 14, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  24. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Aurel Shatri nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
  25. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endi Ahmetaj për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozitë dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
  26. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Endi Ahmetaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën për të cilën akuzohet në referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
  27. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endi Ahmetaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 3 (tre) vite e 4 (katër) muaj burgim.
  28. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Endi Ahmetaj do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  29. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatri Braha për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozitë dënimin e tij me 9 (nëntë)  muaj burgim.
  30. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit
    Fatri Braha 
    i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) muaj burgim.
  31. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Fatri Braha do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  32. Në bazë të pikës nenit 190, pika 1, shkronja ç) të Kodit të Procedurës Penale, sendet e sekuestruara që janë lënë në ruajtje pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara Tiranë,  ti kthehen personave që iu përkasin si vijon: (i) Auto vetura e markës Mercedes-Benz me nr.shasie ËDD2211221A040220 me targa AB405FV dhe 1 çelës ndezjeje, në pronësi të Aurel Shatri, e sekuestruar me procesverbalin e datës 25.02.2022. (ii) Një varëse qafe me zinxhir të trashë material serm; Një orë dore me zinxhir ngjyrë gri&gold,metalizato,ku tek zinxhiri ka mbishkrimin Rolex, Geneva, Sëismade, Steelinox, OP8, rolexsa 72200; 1 kartëmonedhe e prerjes 500 lekë; 1 kartëmonedhë e prerjes 200 lekë; 2 monedha metalike të prerjes 50 lekë; 2 monedha metalike të prerjes 20 lekë, prova materiale të sekuestruara të pandehurit Ndriçim Shahini me procesverbalin e datës 25.02.2022; (iii) 16 kartëmonedha të prerjes 50 euro, gjithsej 800 euro, si dhe  1 kartëmonedhë e prerjes 5000 lekë, prova materiale të sekuestruara të pandehurit Ervis Cara me procesverbalin e dt.25.02.2022.
  33. Në bazë të nenit 190, pika 1 të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, sendet e sekuestruara prova materiale dhe që i janë bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim: (i) Aparat telefoni celular i markës IPHONE 12,me IMEI 356703110711792 dhe IMEI 356703110364907,me ngjyrë gold në pjesën e kapakut të pasmë, me ekran me ngjyrë të zezë, i veshur me një këllëf plastik ngjyrë e zezë me 2 karta sim ku janë të vendosura numrat e telefonit 0692471333 dhe 0698810888, sekuestruar të pandehurit Selaudin Shahini me procesverbalin e datës 25.02.2022. (ii) Aparat telefoni celular i markës IPHONE 10,me IMEI 357297090695124 e IMEI 357297090572729 , ngjyrë gold metalizato, me prekje, me ekran me ngjyra, me kapak metalizato të thyer, me nr.telefoni të kompanisë “one“ +355683224784, sekuestruar të pandehurit Ndriçim Shahini me procesverbalin e datës 25.02.2022. (iii) Aparat telefoni celular i markës IPHONE,me IMEI 353052100760663 dhe IMEI 353052100717705,mbështjellë me kapak ngjyrë të zezë,brenda të cilit gjendet një kartë telefoni e kompanisë “One“ me nr.06856689053, sekuestruar të pandehurit Ervis Cara me procesverbalin e datës 25.02.2022. (iv) Aparat telefoni celular i markës IPHONE X,me IMEI 359409088404132,me ekran me ngjyrë të zezë dhe kasa me ngjyrë të zezë me kartë sim Vodafone me nr.0696900709, sekuestruar të pandehurit Endi Ahmetaj me procesverbalin e datës 25.02.2022. (v) Aparat telefoni celular i markës IPHONE 12 PRO MAX,me IMEI 350022968004119 e IMEI 3500229675707755,që hapet me kod 1-2-3-4-5-6,me ekran ngjyrë të zezë dhe kasë ngjyrë gri të errët me kartë sim Vodafone me nr.0694115663, sekuestruar të pandehurës Vojsava Doda me procesverbalin e datës 25.02.2022. (vi) Aparat telefoni celular i markës IPHONE, me IMEI 359871974266844 dhe IMEI 359871974462963,me ngjyrë gold në pjesën e kapakut të pasëm, me ekran me ngjyrë të zezë, i veshur me një këllëf plastik ngjyrë e zezë me 1 kartë sim me numër telefoni 0686911900, sekuestruar të pandehurit Aurel Shatri me procesverbalin e datës 25.02.2022, ti kthehen prokurorit në kuadër të procedimit të ndarë nr.40/1 të vitit 2022.
  34. Në bazë të germës “b” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, ti dorëzohet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë sendi i sekuestruar që  i është  bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që është:- Dokument identifikimi i policisë së shtetit nr.PN J2550631D dhe ID card 9018806 lëshuar në emër të Vojsava Doda grada inspektor, i sekuestruar të pandehurës Vojsava Doda me procesverbalin e datës 25.02.2022.
  35. Në bazë të gërmës “c” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, të asgjësohen (zhduken) sendet e sekuestruar që nuk kanë asnjë vlerë, që  i janë  bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që janë: (i) Një shishe plastike 0,5 litra bosh, si ato të ujit me mbishkrimin “Lajthiza”; (ii) Dy çakmakë material plastik, njëri me ngjyrë portokalli dhe tjetri me ngjyrë të verdhë me mbishkrimin “Bic”, si dhe një kuti plastike me kapak me mbishkrimin “Orbit” sekuestruar me procesverbalin e dt.25.02.2022 gjatë këqyrjes dhe sekuestrimit të mjetit të trafikuar Mercedes-Benz C-Klas me ngjyrë të bardhë, pa targa;
  36. Në bazë të të germës “ç” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, ti kthehen:  –  të pandehurit Ndriçim Shahini sendet e sekuestruara atij me procesverbalin e dt.25.02.2022, të cilat  i janë  bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që janë: (i) 2 çelësa me ngjyrë gri metalizato. (ii) Një portofol ngjyrë e zezë me shirit në mes me ngjyrë jeshile me të kuqe. (iii) Një kartë leje drejtimi në emër të Ndriçim Shahinit me nr.J710200641. (iv) 1 nuskë, në formë dokumenti me ngjyrë të verdhë të zbehur me mbishkrimin “Bekim nga kisha Shna Ndout Laç”; –  të pandehurës Vojsava Doda sendet e sekuestruara me procesverbalin e dt.25.02.2022, të cilat  përkasin asaj dhe i janë  bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që janë: (i) Çantë shpine ngjyrë gri me mbishkrimin “UNDER ARMOUR“; (ii) Një krehër me ngjyrë të bardhë e blu, një furçë dhëmbësh e paketuar Colgate, një tubet kremi Bepanthol, një rimel për qerpikë me mbishkrimin CLINIQUE dhe një buzëkuq me kapak të zi me mbishkrimin NO7. –  të pandehurit Fatri Braha sendi i sekuestruara atij me procesverbalin e dt.25.02.2022, që  i është  bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që është: (i) Aparat telefoni celular i markës Nokia,me IMEI 357994033104301,ngjyrë e kuqe, brenda të cilit gjendet një kartë telefoni e kompanisë Vodafone me nr.0694106407.`
  37. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake në masën 434,360 lekë, si dhe  shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë, në mënyrë solidare.
  38. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

 

Etiketa: BurgGJKKOtrafikonin makina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Spiunazh” me informacione nga bursa, dënohen me burg shqiptarët vëlla e motër në Londër

12:35 : 13/07/2025
AKTUALITET

Qëndrimi në burgun e Fierit, Salianji: Kushte të vështira! Nuk kishte ujë dhe lahesha me kanaçe

17:50 : 12/07/2025
AKTUALITET

U dënuan me 18 vite burg, dy vëllezërit nga Puka marrin pas 24 vitesh pafajësinë në Strasburg

14:03 : 12/07/2025
AKTUALITET

Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

09:34 : 11/07/2025
AKTUALITET

Salianji: Kam qenë në qeli me kriminelë që njihen si krerë bandash

22:28 : 10/07/2025
AKTUALITET

Bushati: Veliajn e la në burg Rama! Edhe zgjedhjet në Tiranë i vendos ai

21:58 : 10/07/2025
Para

Situata në Kosovë, Bylykbashi: Ramës nuk ia ndjen fare, interesi zero!

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com