• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projektet mbi rininë as “në letër”, zbatimi pa bilanc mbi objektivat dhe rezultatet

14:49 : 15/06/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Shqipëria ka një ministër dhe një agjenci me fokus të rinjtë, por duket se kjo nuk mjafton për të dhënë një panoramë të qartë mbi gjendjen e rinisë në vend, si dhe rezultatet e projekteve të dedikuara për këtë grup.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka audituar Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, si dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, ka dalë në përfundimin se disa projekte nuk janë të plotësuar as në letër teksa zbatimi ka shfaqur gjithashtu probleme.

“Nga auditimi u konstatua se për periudhën objekt auditimi, nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët nuk janë ndërmarrë hapa për zhvillimin e kompetencave të rëndësishme për hartimin dhe publikimin e raporteve të vlerësimit mbi situatën e të rinjve; zbatimin e politikave, si dhe të veprimtarive rinore; nuk janë monitoruar standardet për ndërtimin e hapësirave rinore të sigurta dhe të aksesueshme për të rinjtë, të parashikuara në Ligjin nr.75/2019 “Për Rininë” neni 5.

Gjithashtu nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët nuk janë hartuar, zhvilluar dhe monitoruar politikat, për mbrojtjen e të drejtave të të rinjve në mënyrë gjithëpërfshirëse; programet e shkëmbimit rinor ndërkombëtar” thuhet në auditim.

Lexo edhe:

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

“Rekomandimet janë zvarritur”, KLSH: Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer

I njëjti nënvizon se Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, nuk ka hartuar, zhvilluar dhe monitoruar politikat, për marrjen e masave për të siguruar jetesën dhe zhvillimin e fëmijës; sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave dhe autoriteteve qendrore e vendore, si dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijës; parashikimin e mekanizmave efektivë dhe funksionimin e institucioneve të ngarkuara me marrjen e masave konkrete për promovimin, respektimin e mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, si dhe për ngritjen e një sistemi të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës, për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit e neglizhimit.

Lidhur me këtë pikë KLSH ka rekomanduar që nga ana e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të merren masa të menjëhershme lidhur me hartimin dhe publikimi i raporteve të vlerësimit të situatës së të rinjve, monitorimi i politikave dhe veprimtarive rinore, monitorimi i standardeve për ndërtimin e hapësirave rinore duke dhënë në këtë mënyrë një vlerësim aktual mbi situatën reale të të rinjve në Republikën e Shqipërisë.

Ndërkohë sa i takon projekteve në bashkëpunim me organizata të ndryshme me fokus rininë sërish vihen re mangësi.

“Nga auditimi u konstatua se për të gjitha procedurat e projekteve për Rininë nuk ka asnjë plan monitorimi periodik me objektiva të qarta, e cila ka çuar në mungesën e një analize të hollësishme në ecurinë e projekteve të investimeve U konstatua se edhe ato subjekte që i janë nënshtruar monitorimit, në fakt nuk janë dokumentuar me shkresa zyrtare por sipas institucionit vetëm nëpërmjet emaileve gjë e cila është e pamjaftueshme për të parë performancën e subjekteve përfituese” vlerëson KLSH.

Po kështu nga auditimi u konstatua se Agjencia Kombëtare e Rinisë ka mbështetur realizimin e 12 projekteve për organizatat, për të cilat u konstatuan disa problematika si: në tre organizata, nuk janë respektuar afatet të vendosura në kontratë për disbursimin e kësteve, në një organizatë konstatohet se dokumentacioni i dosjes së aplikimit është i fotokopjuar, në një organizatë konstatohet se nga përfituesi është kërkuar shtyrje e afatit të kontratës, e cila është kërkuar disa ditë para mbarimit të afatit të kontratës, veprim ky në kundërshtim me nenin 13 të kontratës ku përcaktohet se zgjatja në kohë e projektit ndodh pas një kërkese nga Përfituesi, e dërguar të paktën 1(një) muaj përfundimit të projektit dhe miratimit të saj nga AKR; në një organizatë konstatohet se mungojnë raportet përfundimtare./Monitor

Etiketa: klshministria e arsimitprograme per te rinjterinia shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Rekomandimet janë zvarritur”, KLSH: Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer

14:55 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

16:22 : 02/10/2025
AKTUALITET

Dështon urdhri i ministrisë së Arsimit, nxënësit vijojnë me celularë në shkollë

20:42 : 26/09/2025
AKTUALITET

Konflikt interesi/ Si zyrtarët publikë firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore

17:11 : 24/09/2025
AKTUALITET

Një arsye për emigrimin, të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

08:23 : 24/09/2025
Para

Shuhet aktorja, fituesja e dy çmimeve Oscar

TË GJITHA

Brunilda Mersini do garojë për Bashkinë e Vlorës, ja kush do e zëvendësojë në Kuvend

19:31 : 07/10/2025

Kosova u jep studentëve nga 100€, në Shqipëri ‘luftë’ për një dhomë konvikti

19:25 : 07/10/2025

Ndryshon lista e Kombëtares, Silvinjo fton ish sulmuesin e Skënderbeut për herë të parë

19:15 : 07/10/2025

Rumania në alarm të kuq nga reshjet e dendura, mbyllen shkollat në disa zona të vendit

19:13 : 07/10/2025

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

18:44 : 07/10/2025

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

18:36 : 07/10/2025

Rr@hu policin dhe theu derën e Komisariatit, lihet në burg djali i Valbona Selimllarit

18:25 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com