• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Udhëkryqi i Partisë Demokratike

12:03 : 14/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Në mënyrë kokëfortë, pjesët e ndryshme të PD-së, shumicë antarësie apo fraksione, PD zyrtare apo e vulës, PD e rithemeluar por pa sigël dhe vulë por me seli, shpërfaqin një situatë aspak optimiste në kampin blu. Jo për zgjedhjet që ikën, por as për ato që do të vijnë. Deputetë maverikë apo që ngrysen me njërën palë dhe gdhihen me tjetrën, apo ata që thjesht luftojnë për të kapur një vend në listat e ardhshme pa ditur se ku të atashohen për të pasur këtë siguri, apo ata që janë kundër binomit dominues që tërheq litarin në dy skaje të ndryshme, por që nuk kanë kurajën, aftësinë apo edhe ambicien për të qenë një pol i tretë i organizuar, e kanë bërë situatën në PD të kandiset mes Shilës së pamundësisë së fitores elektorale dhe Karibdës së ndarjes pa kthim. Që në fakt, siç e kemi argumentuar dhe më herët e ka një kthim nëse do të zgjidhej fundi i tmerrshëm në vend të tmerrit pa fund. Pra nëse do të shkonin drejt ndarjes së paevitueshme, maksimizonin votën e elektoratit të tyre respektiv (çka në fakt ndodhi që në këto zgjedhje por edhe më herët në 6 mars të 2022shit), dhe në prag të zgjedhjeve të 2025-ës të ribashkoheshin në koalicion parazgjedhor. Por kjo zgjidhje është refuzuar nga të dy palët dëri tani pa ofruar një kundër-alternativë racionale.

Ende nuk dihet, pavarësisht retorikës nëse PD e cila ka meritën e qëndresës së një nga dy polet e rëndëisshme të politikës shqiptare në këto tre dekada pluralizëm, do të ketë fatin e mbramë të shumicës së partive të djathta që lindën si fronte anti-komuniste në ish-Evropën Lindore. A do të shuhet, shkrihet apo margjinalizohet, apo do të ndërrojë ideologji duke u kthyer në populiste-sovraniste në vend të boshtit libertarian-konservator që e ka pasur së paku në teori. Këta janë zakonisht analistë oborri ose dhe diversionistë të paguar, por ka dhe nga ata që e kanë shqetësim real dhe legjitim. Natyrisht skena politike e kushtëzon, madje e kërkon vijëmësinë e PD-së si logo, vulë, markë por mbi të gjitha frymë në ballë të skenës së opozitarizmit në vend ose si lokomotivë udhëheqëse e partive opozitare. Është e pamendueshme që PD të kthehet në një parti satelite, pasi nuk është se ka ndonjë planet tjetër rreth të cilit do të gravitonte. Por kjo nuk do të thotë që qorrsokaku ku është futur është premtues.

Natyrisht populli opozitar aty është, hiq pjesën e zhgenjyer që nuk doli në votimet e fundit. Mbi 500 mijë vota ishin për kandidatët e opozitës dhe këtu ishin bashkë demokratët dhe opozitarët, ndërsa si vota për këshilltarët bashkiakë u ndanë mes koalicionit të opozitës kryesore Bashkë Fitojmë me 248 mijë vota dhe 292 mandate dhe Partisë Demokratike  zyrtare që mori 104 mijë vota dhe 123 mandate, pra së bashku rreth 350 mijë vota duke përfshirë dhe ato të Partisë së Lirisë, dukshëm nën potencialin votues. Çka tregon se votat për kandidatët përfshin dhe një pjesë të mirë të votuesit “gri” dhe të lëkundur që gjithsesi i dha dhe një leksion demokracie krerëve në qendër që refuzojnë bashkimin në emër të interesit personal.

Lexo edhe:

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

PD pas shtatorit të para dy viteve ka harxhuar pafundësisht energji në luftën mes vedi, në vend që këto energji dhe burime të kanalizonin zemërimin e njerëzve për skandalet radhë të patronazhistëve, të rrjedhjes së pagave, të aferës së incineratorëve, të denoncimit të aferave korruptive, të skandaleve radhë të qeverisë etj. Frika është se të dy palët po e kalojnë pa analizë edhe këtë herë, të asaj çfarë çaloi, çfarë nuk funksionoi, ku njëra palë po nxiton të rizgjedhë Bashën kryetar dhe pala tjetër t’ia atribuojë 500 e ca mijë votat për kandidatët një personi të vetëm- Berishës, ndonëse kjo nuk është as e vërtetë, as e moralshme, pikërisht për shkak të analizës së mësipërme.

Natyrisht PD ka kohë që kërkon një reformë të re territoriale-administrative dhe një reformë zgjedhore, por nuk ka bërë asgjë për të marrë qoftë njërën, qoftë tjetrën dhe përmisuar pozitën e nisjes për fushatën e ardhshme. Në këto kushte, nëse Ramës i teket të bëjë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ta zëmë vitin që vjen, mund lehtësisht të sigurojë edhe dy të tretat që i nevojiten për ndryshime kushtetuese të njëanshme dhe çimentim të pushtetit edhe për të paktën një dekadë. Ndërsa PS funksionon si makineri elektorale, PD duket si një anije pa busullë që vërtitet në furtunë. Kjo nuk është epitaf por epikrizë.

Gjithashtu  identiteti politik i kësaj force politike në momentet aktuale lë shumë për të dëshiruar. Kjo forcë opozitare, qysh në gjenezën e saj, përveç anti-komunizmit pati si lajmotiv kryesor lirinë dhe demokracinë. Pra mbrojtjen e lirive dhe të drejtave individuale si ajo e fjalës, pronës, besimit, sipërmarrjes etj., dhe mbrojtjen e të drejtës së përfaqësimit. PD ka pasur shtylla të forta forta ideologjike si liberalizmi ekonomik dhe konservatorizmi politik të cilat janë natyrisht asete që duhen përdorur me kujdes dhe maturi. Ka qenë partia e inteligjencës për një pjesë të mirë të historikut të saj, është votuar masivisht nga rrethet universitare, nga zonat urbane dhe metropolitane, ka qenë partia përfaqësuese e grupeve me identitet të fortë politik si ish të persekutuarit dhe ish-pronarët.

Natyrisht PD mund të shtrije ndikimin e saj përtej asaj që i konsideron si grupet origjinarë të influencës. Për shembull ka shumë për të ofruar grupeve të tilla si punonjësve të sigurisë, ushtarakëve apo atyre që punojnë në organe ligjzbatuese të cilët votojnë në përgjithësi djathtas në vende të zhvilluara. Sikundër votojnë një pjesë e konsiderueshme e fermerëve të cilët janë nga vetë natyra më konservatorë dhe konceptet e djathta si besimi në Zot, shenjtëria e familjes apo vlerat shoqërore rezonojnë më tepër. Gjithashtu mund të jetë partia më përfaqësuese e sipërmarrësve të vegjël që për nga përqindja zënë vendin e dytë në Europë. Natyrisht duke qenë më e prerë me përfitimet klienteliste që kanë patur këto vite kapitalistët e asistuar apo siç njihen rëndom oligarkët e financuar me para publike.

Së fundmi por tejet e rëndësishme, PD duhet të nis të mësohet me idenë e garës. Kjo pavarësisht nëse ndjek rrugën e një partie masovike, me struktura të mirë-ogranizuara dhe përpilon një database digjital për të mundësuar mobilizimin e votuesit të saj në zgjedhjet e ardhshme, apo atë të një partie elektorale që mundohet të ketë ofertën më të mirë politike që tërheq vençarisht të lëkundurit, të pavendosurit dhe shumicën e heshtur të elektoratit. PD duhet të nxjerrë përmes mekanizmit të garës së brendshme por të hapur gjithnjë ndaj kandidaturave të shoqërisë civile, botës akademike dhe qytetarëve aktivë, figurat më përfaqësuese që kanë mundësinë të përmisojnë ndjeshëm performancën elektorale të kësaj partie.

Etiketa: ilir kalemajopozitaPartia DemokratikePD e vulëspolitike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025
AKTUALITET

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025
BOTA

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025
AKTUALITET

Meta-Idrizi morën 3 deputetë me rreth 8000 vota, Alimehmeti me mbi 16 mijëra vota ngel jashtë

21:29 : 16/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama nuk ka të ardhme, priti liderët e BE-së si “hajdut zgjedhjesh”

19:07 : 16/05/2025
Para

Grekët japin alarmin: Moti i keq do të pushtojë vendin të premten

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kur fle SPAK, e rri zgjuar lepuri

12:56 : 18/05/2025

SOS Méditerranée shpëton mbi 270 emigrantë në brigjet e Tunizisë, mes tyre fëmijë dhe foshnje

12:54 : 18/05/2025

Sulmi më i madh që nga nisja e luftës, Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës

12:39 : 18/05/2025

4 pozicione për emra të rinj, zbulohen planet e Bayern Munich për verën

12:29 : 18/05/2025

Rama dhe Dajlan Avdia i kazinove ‘mbjellin’ Gjirin e Krorëzës me mijëra vila

12:09 : 18/05/2025

Video/ Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon, ja si komentohet gjesti

12:08 : 18/05/2025

Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

12:01 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com