• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shifrat kontradiktore të INSTAT/ Ku flenë turistët që vijnë në Shqipëri?

11:21 : 14/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

INSTAT raportoi se vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 7.5 milionë turistë. Po INSTAT raportoi se strukturat akomoduese në të gjithë vendin u vizituan për të gjithë vitin e kaluar nga 1.4 milionë turistë.

Kjo shifër përfshin si turistët e huaj ashtu dhe ata vendas, që shkojnë për fundjava në hotele. Pra 7.5 milionë turistë, por 1.4 milionë bujtës në hotele? Unë po e quaj këtë Paradoksi i parë i Zenonit.

Për ta shtjelluar pak më tej paradoksin vlen dhe një statistikë tjetër. Ata 7.5 milionë turistët që erdhën vitin e kaluar, së bashku me të gjithë shqiptarët që kanë bërë fundjava nëpër hotele, regjistruan gjithsej 3.8 milionë netë qëndrimi në hotele gjatë vitit të kaluar.

Pra 7.5 milionë turistë dhe qindra mijëra shqiptarë kanë fjetur gjithsej 3.8 milionë netë nëpër hotele vitin e kaluar? Kjo do të thotë se mesatarisht një turist që hyn në Shqipëri, fle vetëm gjysmë natë në hotel apo strukturat e tjera akomoduese. Po themi deri në orën 1 të natës. Pastaj del ky dhe hyn turisti tjetër për gjysmën e mbetur të natës. Ky është paradoksi i dytë i Zenonit. Dhe pyetja që ngrenë dy paradokset është kjo; Ku flenë turistët që vijnë në Shqipëri?

Statistikat kanë një veti të magjishme. Kur t’i fut duart dhe i manipulon të çojnë në situata absurdi dhe komike si kjo më sipër. Pak ditë më parë Oligarkia.al ekspozoi përmes një analizë paradoksin e madh të turizmit në Shqipëri. Atë që në letër Shqipëria përfiton miliarda euro nga turistët, por në buxhet vetëm qindarka.

Lexo edhe:

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

Banka e Shqipërisë thotë se vitin e kaluar ekonomia shqiptare përfitoi 2.8 miliardë euro nga turizmi. Por në të gjithë vitin e kaluar hotelet dhe bujtinat anembanë vendin raprotuan në Tatime vetëm 140 milionë euro arkëtime nga fjetja. Buxheti përfitoi më pak se 8 milionë euro taksë.

Tani kemi dy pyetje.

1-Ku flenë turistët që hyjnë në Shqipëri?

2-Ku humbasin miliardat e turizmit?

Dy pyetjet kanë dy përgjigje. E para na thotë që ndoshta ne numërojmë për turistë edhe ata që kalojnë transit nëpër Shqipëri. E dyta na sinjalizon për informalitet të madh. Ajo që ndodh është një kombimin i të dyjave.

Shifra 2.8 miliardë euro e të ardhurave nga turizmi është e fryrë dhe hotelet nënraportojnë xhiron.

Problemi është që ne asnjëherë nuk do të mësojmë shifrën reale të të ardhurave nga turizmi. Ai 2.8 miliardë euroshi që raporton Banka e Shqipërisë është vlerësim. Mund të jetë afër realitetit, por mund të jetë edhe shumë larg. I vetmi tregues i matshëm dhe i besueshëm është numri i netë qëndrimeve që raportojnë hotelet. Me atë numër, vitin e kaluar gjithë Shqipëria pati më pak se 2 milionë turistë të mirëfilltë.

/Oligarkia.al/

Etiketa: INSTATturizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

14:07 : 12/10/2025
AKTUALITET

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

Unioni për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

19:00 : 30/09/2025
AKTUALITET

Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

08:09 : 30/09/2025
AKTUALITET

Drejtori Komunales në Gjirokastër dhe Policia terrorizojnë turistin holandez, po Rama di gjë?!

12:38 : 26/09/2025
AKTUALITET

A e “shpëtoi” Kosova turizmin në gusht?! Italianët vijojnë rënien

08:02 : 26/09/2025
Para

Mbytet peshkarexha në jug të Kalamatës, 32 të vdekur, 104 të shpëtuar

TË GJITHA

Riparimet në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, rrugët që do të bllokohen sot

08:45 : 13/10/2025

Kërcimi “zbret” në aeroport: performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit të Angjelin Preljocaj

08:39 : 13/10/2025

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:28 : 13/10/2025

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

08:25 : 13/10/2025

REL: Zgjedhjet lokale në Kosovë – të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

08:24 : 13/10/2025

Këmbimi valutor 13 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

08:14 : 13/10/2025

Studimi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

08:04 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com