• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtohen denoncimet për korrupsion në administratat e Ballkanit perëndimor

19:07 : 13/06/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Vendet e Ballkanit perëndimor po rritin shifrat e denoncimeve të korrupsionit edhe përmes raportimeve nga brenda administratës publike. Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve të rajonit, që të zbatojnë me rezultate të dukshme ligjin për sinjalizimin dhe parandalimin e korrupsionit, si pjesë e ecurisë së integrimit të tyre.

Inspektorë dhe drejtues të agjencive për parandalimin e korrupsionit u takuan në Tiranë për të ndarë shifrat dhe përvojat e secilit.

Shqipëria ka miratuar shtatë vjet më parë ligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve qysh nga viti 2016, i cili shpresohet të jetë një nga mjetet kryesore në parandalimin e korrupsionit dhe në zbulimin e rasteve konkretë të tij.

Administrata ka aktualisht mbi 200 njësi sinjalizuese qendrore dhe vendore në sektorin publik dhe mbi 500 njësi në sektorin privat, të cilat kanë raportuar 104 raste në 6 vjet ose mesatarisht 17 raste në vit.

“Gjatë vitit 2022 Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, si mekanizëm i jashtëm për sinjalizimin dhe kërkesat për mbrojtjen kundër hakmarrjes, ka regjistruar dhe hetuar administrativisht gjithsej 13 raste sinjalizimi si dhe dy kërkesa për mbrojtje nga hakmarrja, të cilat vijnë nga sektori publik,”- thotë Mirela Gega, përfaqësuese e ILDKPI-së në konferencën e sotme.

Lexo edhe:

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Në shumicën e rasteve, pas hetimeve administrative, masat kanë qenë gjoba për zyrtarë në konflikt interesi si dhe largim nga puna.

Qendra për studimin e demokracisë dhe qeverisjes vlerëson se të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor po punojnë për të zbatuar ligjin për sinjalizuesit dhe parandalimin e korrupsionit me rezultate konkrete.

Në rastin e Shqipërisë, thotë drejtuesi i saj Arjan Dyrmishi, janë ende të paqarta ndikimi dhe rezultatet e zbatimit të tij, derisa asnjë rast nuk ka përfunduar ende përpara organeve të drejtësisë.

“Kontributi i sinjalizimit nuk është i konsiderueshëm, për të thënë të vërtetën. Ka pasur në vite sinjalizues për korrupsionin, por ne nuk dimë se cili ka qenë ndikimi, sepse nuk kemi parë që ndonjë çështje administrative të jetë shndërruar në çështje prokurorie”, thotë Dyrmishi.

Kosova miratoi 3 vjet më parë ligjin për parandalimin e korrupsionit, dhe sipas ekspertëve duket se po ecën më mirë nga vendet e rajonit me zbatimin e tij, gjykuar nga koha e shkurtër e veprimit.

Drejtuesi i agjencisë për paradalimin e korrupsionit në Kosovë, Yll Buleshkaj, thotë se rezultatet erdhën, megjithë mungesat në kapacitete njerëzore dhe teknike, si dhe vështirësitë në mbrojtjen e sinjalizuesve, nisur nga fakti se shoqëria dhe administrata janë numerikisht të vogla dhe të gjithë njohin të gjithë.

“Në vitin 2020 Kosova shënoi 10 rastet e para, dhe pas vitit të pandemisë i trefishoi raportimet në 39 raste, ndërsa vitin e fundit regjistroi 100 raste”, thotë Buleshkaj.

në Kosovë. Edhe atje ndërtimtaria vlerësohet si sektori me riskun më të lartë për korruptim administrativ, duke nisur nga lejet dhe deri tek shkelja e të drejtave një punonjësve. Mali i Zi raportoi 188 sinjalizime gjatë vitit 2022, që janë 30 për qind më shumë se sa në vitin 2021.

Maqedonia e Veriut po ashtu regjistroi 46 raste në 3 vjet vetëm nga kanale të jashtme dhe një seri sinjalizimesh nga njësitë e brendshme. Bashkimi Europian ka nxjerrë një direktivë, që të gjithë vendet anëtare dhe kandidate ta miratojnë dhe zbatojnë atë ligj. Për vendet e Ballkanit perëndimor rezultatet në zbatimin e këtij ligji shihen si një provë e integritetit të administratës publike dhe ecurisë së integrimit të tyre në Bashkimin Europian./VOA

Etiketa: ballkankorrupsionraport

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

‘Forbes’: Diella, risi apo eksperiment i rrezikshëm dhe teatër politik

09:22 : 24/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon për gjykim 6 persona për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm/ EMRAT

12:05 : 22/10/2025
AKTUALITET

Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

13:35 : 15/10/2025
Para

Mediat e Kosovës: Do anulohet mbledhja e dy qeverive, pritet dalja e Ramës

TË GJITHA

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

18:32 : 30/10/2025

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com