• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Problemet me një kontratë shit-blerje vënë në vështirësi prokurorin Ylli Bashaj

Prokurori i Tiranë Ylli Bashaj u përball në KPK me pyetje kryesisht mbi koherencën dhe vërtetësinë e një kontrate për blerjen e një shtëpie në vitin 2000. Bashaj këmbënguli në vërtetësinë e deklarimeve dhe kërkoi konfirmim në detyrë.

08:18 : 13/06/2023
në AKTUALITET, VETTING

Prokurori i Tiranë Ylli Bashaj i tha Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të hënën se ai e vlerësonte procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por këmbënguli se ai nuk do të kishte kërkuar edhe sot kontrata noteriale për huatë e marra nga të afërm.

“Ata më besojnë mua dhe unë u besoj atyre”, tha Bashaj, i cili u përball në KPK me kërkesën për të dokumentuar dy hua dhe shpjeguar diferencën mes çmimit të shtëpisë në kontratë dhe një pagese të bërë muaj pas kësaj kontrate për të njëjtën shtëpi.

Nga hetimi administrativ i trupës së kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me anëtare Valbona Sanxhaktari dhe relatore Genta Tafa Bungo, ishte vënë në dukje po ashtu se Bashaj nuk kishte qenë bashkëpunues me hetimin. Prokurori e kundërshtoi këtë gjetje, ndërsa pretendoi para trupës se bankat italiane ishin bërë pengesë për raportimin e të dhënave nga llogaria e të bijës. Basha megjithatë tha se shpenzimet për shkollimin ishin mbuluar prej tij.

Bashaj ka një karrierë të gjatë në prokurori e cila është zhvilluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqsor Tiranë.

Hetimi mbi pasurinë

Lexo edhe:

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

Bashaj u përball në KPK me pyetje kryesisht mbi koherencën dhe vërtetësinë e një kontrate për blerjen e një shtëpie në vitin 2000.

Sipas relatimit Bashaj kishte nënshkruar një kontratë në të cilën blinte një apartament për 28 mijë dollarë në dhejtor 2000. Kontrata vinte në dukje se këto para ishin paguar para nënshkrimit të saj. Por muaj më vonë Bashaj mori një kredi në bankë dhe i pagoi kompanisë 8 mijë dollarë.

Prokurori pretendon se kjo ishte plotësim i shumës prej 28 mijë dollarësh. Sipas tij ai kishte paguar vetëm 20 mijë para nënshkrimit të kontratës. Ai tha se bëhej fjalë për mirëbesim mes palëve.

Por Komisioni në hetimin e tij vuri në dukje se ishin ngritur dyshime që apartamenti kishte kushtuar në të vërtetë 36 mijë dollarë. KPK tha se kishte marrë kontrata të ngjashme dhe se çmimi prej 36 mijë dollarësh përputhej me çmimet referencë të Entit Kombëtar të Banesave. Bashaj pretendoi në fjalën e tij se çmimet referencë ishin të disa muajve më vonë.

Ndërkohë vëzhguesi i ONM në seancë Thepo Jacobs, këmbënguli në sqarimin e kontratës dhe marrjen e kredisë më vonë. Ai kërkoi të dinte pse Bashaj kishte nënshkruar një kontratë jo reale.

Prokurori pretendoi që kontrata nuk kishte probleme. Ai këmbënguli në besimin mes palëve dhe problemet e bankave në këtë periudhë dhe vështirësinë për të marrë një kredi.

Huatë e përdorura në blerjen e kësaj pasurie ishin po ashtu objekt debati. Nga sa u kuptua në seancë Bashja kishte marrë tre hua nga të afërm dhe vëllai, por KPK nuk kishte marrë në konsideratë dy prej tyre. Sipas Komisionit pa dy huatë ai rezultonte me një bilanc negativ prej 1.6 milion lekësh për të kryer pagesat.

Komisioni vuri në dukje se këto probleme lidheshin edhe me deklarimet e subjektit. Ky i fundit në deklarimin veting kishte deklaruar 10 mijë dollarë hua, ndërsa në pyetësorë kishte ulur shumën në 7 mijë. Ai po ashtu kishte deklaruar 10 mijë dollarë kredi, por kishte marrë vetëm 8 mijë.

Komisioni tha se subjekti kishte pretenduar se këto ishin pasaktësi dhe kishin ndodhur nga mosverifikimi i plotë i deklarimit veting.

Megjithatë Jacobs këmbënguli në mungesën e provave për dy huatë. Sipas të dhënave në KPK dhe sa u tha në seancë Bashaj nuk kishte të dhëna për marrjen e tyre dhe as kishte deklaruar periodikisht shlyerjen e tyre.

Në seancë i pyetur nga Jacobs për prova, Bashaj këmbënguli se bëhej fjalë për marrëdhënie besimi dhe se ai sërish nuk do të kërkonte kontrata nga të afërmit për këtë lloj marrëdhënie financiare.

Ndërsa KPK pretendoi se Bashaj nuk kishte qenë bashkëpunues në deklarimin e llogarive të vajzës në Itali, prokurori pretendoi në seancë se kishte qenë në pamundësi për të sjellë dokumente. Ai tha se të gjitha veprimet në llogari ishin kryer nga telefoni dhe pretendoi se edhe të dhënat e sjella ishin marrë prej telefonit. Bashaj këmbënguli se kishte qenë bashkëpunues në të gjithë procesin.

Prokurorit iu kërkuan po ashtu shpjegime sa i përket dy çështjeve që duket se ai i kishte trashëguar pasi ishin hetuar nga prokuorë të tjerë. KPK ngriti pyetje mbi mos kryerje të veprimeve hetimore.

Por prokurori i kundështoi këto pretendime që dilnin nga dy denoncime. Ai tha në seancë se në njërën prej çështjeve, në të cilën akuzoheshin mjekë për mjekim të pakujdesshëm, se viktimës nuk i ishte kryer autopsi. Prokuroi tha se nuk kishte asnjë provë për mjekim të pakujdesshëm apo të vonuar.

Në rastin tjetër ai vuri në dukje se gjykata, që kishte prishur një vendim pushimi, nuk kishte marrë parasysh pamjet nga një kamera sigurie. Ai vuri në dukje se pas hetimeve që kishte kryer ishte i bindur në pafajësinë e personit të akuzuar dhe se konsideroi se pamjet filmike ishin provë mjaft e rëndësishme në këtë pikë. Prokurori tha se dy çështjet ishin marrë me vonesë prej tij.

Bashajt nuk iu vunë në dukje probleme të figurës dhe Komisioni konsideroi se ai arrinte nivel të besueshëm në këtë kriter. Në fund të seancës Bashja kërkoi konfirmimin në detyrë.

Etiketa: kpkYlli Bashaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

Dështoi të provonte burimet e një apartamenti, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Merlika

18:48 : 10/04/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Artan Hajredinaj

21:29 : 07/04/2025
Para

Gjyqtarja Yrfet Shkreli në veting, çfarë ndodhi në seancën dëgjimore

TË GJITHA

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com