• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro në “pikiatë”/ Eksperti zbulon arsyet: Në fushatë hidhen deri 250 mln €

23:20 : 13/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka analizuar situatën ekonomike në vend, ku monedha evropiane dhe dollari amerikan kanë pësuar rënie historike ndaj lekut përgjatë javëve të fundit.

Soko shpjegoi se para zgjedhjeve rënia e fundit ka qenë mjaft e rëndësishme pasi euro ka humbur 7-8 lekë në vlerë, gjë që sipas tij ka ardhur për shkak të faktorëve momentalë.

Ai citoi organizatat ndërkombëtare, sipas të cilave në fushatë hidhen deri në 250 milionë euro në të zezë për marketingun, takimet, por edhe blerjen e votës.

Nga ana tjetër ish-zëvendësministri i Financave, Elton Haxhi, u shpreh se ka shifra e statistika se në tremujorin e fundit në ekonominë shqiptare kanë ardhur 330 milionë euro nga turizmi dhe 38 milionë nga fasoneria, ndërsa konsideroi deklaratën për paratë e fushatës si “gojëdhënë”.

Pjesë nga biseda:

Lexo edhe:

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

Kaosi me ndërtimet në Tiranë, eksperti: Ose financohen nga paratë e krimit ose nuk ka logjikë ekonomike

Soko: Për të shpjeguar situatën do duhet të ndalemi te mënyra si ka ardhur zbritja nga viti 2013 për euron. Rënia nga 120 në 115 ndodhi prej treguesve makroekonomikë, ku bilanci i pagesave u rëndua, inflacioni që rriti investimet e huaja, çështja e rritjes së investimeve private të huaja në pasuri të paluajtshme. Këto kanë sjellë rënien nga 121 në 117 lekë.

Ditët e fundit, ka nisur në datën 13 maj, para zgjedhjeve, me 7-8 lekë. Kjo është një rrëzim, goditje shoku. Sivjet në fund të zgjedhjeve kanë qenë faktorët momentalë. Ngjarjet që kanë ndodhur kanë qenë zgjedhjet elektorale, të cilat janë burim i fuqishëm paraje që hidhet në ekonomi. Bëhen investime nga partitë politike, marketing, takime, por edhe blerja e votës.

Paratë që u shpërndahen partive janë modeste për të patur këtë ndikim. Po ashtu ato janë në lekë, janë rreth 8 milionë dollarë që shkojnë për partitë. Organizatat ndërkombëtare thonë se në fushatë hidhen deri në 250 milionë euro. Këto të gjitha shkojnë për fushatën, për financimin dhe realizimin, por edhe në blerje vote.

Haxhi: Shifrën 250 milionë euro le ta supozojmë se është hedhur për zgjedhje. 330 milonë i ke nga turizmi. 38 milionë i ka gjeneruar fasoneria në këtë tremujor. Kur kemi gjithë këto shifra me statistika zyrtare, dhe merreni me gojëdhëna për paratë e pista. Patjetër që ka, por kemi shifra këtu.

Soko: Kursi i këmbimit nuk funksionon të vijnë në mars dhe të japin efekt në fund të prillit. Tremujori e ka dhënë efektin në mars.

Haxhi: A vazhdon ky trend mor zotëri? Ke një hyrje valute më të lartë se në periudhën e vitit të kaluar. Kryefjala janë këto.

Etiketa: Eksperti i ekonomisëpano soko

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025
AKTUALITET

Kaosi me ndërtimet në Tiranë, eksperti: Ose financohen nga paratë e krimit ose nuk ka logjikë ekonomike

16:15 : 02/07/2025
AKTUALITET

Çmimet në Shqipëri më të larta se mesatarja e BE/ Soko: Nuk stimulohet bujqësia dhe prodhimi vendas

16:02 : 19/06/2025
AKTUALITET

A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është më i votuari, atij i takon

21:46 : 20/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Ironia e Sokos: Disa fituan më shumë vota nga sa ndjekës kanë në rrjetet sociale

20:01 : 19/05/2025
AKTUALITET

Pano Soko: Veliaj mori avokat 10 mijë dollarë ora, por aty në burg do të rrijë!

22:19 : 10/03/2025
Para

Këta janë tre favoritët për të fituar “Topin e Artë” 2023

TË GJITHA

WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Falimenton Vitesse, ish-ekipi i Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com