• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analiza e deputetit të PD: Reforma në drejtësi po përdoret nga Rama për të “larë” korrupsionin

20:21 : 11/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka bërë një analizë të situatës së arrestimeve të zyrtarëve të lartë në vend.

Gjate nje postimi ne rrjetet sociale, Bylykbashi u shpreh se sjellja kriminale ka marrë statusin e qytetarisë aq shumë sa “rëndom dëgjon njerëz, kryesisht të rinj, që thonë: “I bëj me qef dy vjet burg për një apo dy milion euro.”

Ai shtoi më tej se rreziku i kësaj atmosfere është se “reforma në drejtësi po përdoret nga Rama dhe jakat e tij të bardha të bëra zhul, si lavatriçe për të larë korrupsionin”.

Analiza e plotë nga Oerd Bylykbashi:

“Kaq shumë ka marrë statusin e qytetarisë sjellja kriminale saqë rëndom dëgjon njerëz, kryesisht të rinj, që thonë: “I bëj me qef dy vjet burg për një apo dy milion euro.”

Lexo edhe:

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

Dikur këtë e ndeshje më shumë tek ata me prirje për trafiqe kriminale. Sot, këtë mendësi e ndesh tek persona që trafiqe nuk do guxonin kurrë të bënin, por aspirojnë për karrierë në shtet e, pse jo edhe në politikë.

“Filani e ka bërë një metër kub me Euro.” – më tha dikush kohë më parë për një zyrtar. Qesha hidhur sepse më la pa fjalë njësia matëse e korrupsionit. Jo më vlerë nominale kartmonedhash, por volum. Nga metri kub më vonë flitej si filan ministër apo drejtor i madh ka dhomë me Euro.

Këto më erdhën në mendje ndërsa lexoja sesi u hap dera e burgut dhe doli Tahiri e hyri Dako. Burgu qenka si tretësirë e mbingopur kripe që nuk mban dot më shumë. Kur i shton një lugë kripë, po aq depozitohet në fund se nuk mban më.

Por nëse i kthehem edhe një herë gatishmërisë për të bërë burg (boll që të shpëtosh milionshin apo metrin kub të Eurove për pasi të dalësh nga burgu), rreziku është që reforma në drejtësi po përdoret nga Rama dhe jakat e tij të bardha të bëra zhul, si lavatriçe për të larë korrupsionin.

Bëj 6 muaj a 1 vit burg, dhe më pas gëzo metrin kub që ke ruajtuar. Më pas nuk ka rëndësi të veshësh jakë të bardhë zyrtari. Edhe me një T-shirt të thjeshtë me ngjyrë kakì si të Zelenskit nëpër Bllok dhe je cool.

Me atë rast, Rama e përdor drejtësinë si lavatriçen e lekeve të tij të pista. I hedh ministrat e kryebashkiakët e korrupsionit të tij për t’i larë si këmisha që u janë bërë pis jakat dhe vesh një tjetër.
Më pas fillon ofensivën e sharmit me ambasadorë e kryeministra që u mbush mendjen se fajin e ka pluhuri në ajër, këmisha që bëhet pis, apo çdo gjë tjetër, por jo ai që zhgërryhet në korrupsion Dhe ata brohorasin se sa e me sukses u riparua lavatriçja e drejtësisë me asistencën e tyre.

Mjafton që Ai të ketë kujdes që të mos e mbajë gjatë një këmishë jakëbardhë të bërë pis e ta fusë në lavatriçen që quhet burg për ca kohë. Propozon diçka për Kosovën a një “shpëtim” tjetër gjeopolitik ballkanik për të ndërruar temë dhe merr një bravo ambasadorësh.

Etiketa: analizekorrupsionOerd BylykbashiRamareforma ne drejtesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
Para

Policia Rrugore e Tiranës me "dorë të hekurt", mbi 2000 gjoba, bllokohen 17 mjete

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com