• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet mbaruan, le të rriten çmimet!

08:01 : 10/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, SOCIALE

Në tetor 2022, në Shqipëri, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të mallrave të një shporte të caktuar, arriti në 8.3%, që ishte niveli më i lartë që nga 1998-a.

Në të njëjtën periudhë, në Bashkimin Europian inflacioni arriti në 10.6%, që është niveli më i lartë i të gjitha kohërave. Të dhënat e INSTAT, që publikon indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit, treguan se Shqipëria ishte e pesta për rritjen më të ulët të çmimeve në Europë, në nivele të ngjashme me Spanjën dhe Francën, ndërsa rekordi ishte 22% (Estonia).

Në pamje të parë, Shqipëria arriti ta përballojë mirë valën e shtrenjtimit të çmimeve, që nisi me shtrembërimet në tregje, që krijoi në fillim pandemia dhe më pas, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Në fakt, ajo që e “shpëtoi” vendin në valën e parë ishte mosndryshimi i tarifave të energjisë, teksa e gjithë Europa u përball me shtrenjtim të saj, sidomos të gazit.

Në tetor, shtrenjtimi i energjisë kontribuoi në mbi 40% të rritjes së inflacionit në vendet e Bashkimit Europian. Ndërsa struktura e burimeve energjetike që përdor Shqipëria favorizoi frenimin e rritjes së çmimit.

Lexo edhe:

Panairi i 28-të i Librit, ja ndarja e çmimeve për këtë vit

Inflacioni i tetorit 2.3%, si po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë qiratë

Mospërdorimi i gjerë i gazit, ndryshe nga Europa që e përdor masivisht për gatim e ngrohje; përdorimi i energjisë eklektike e prodhuar në vend nga fuqia e ujit (ndërkohë stina e dimrit rezultoi e lagësht), bënë që Shqipëria të ekspozohej vetëm ndaj luhatjeve të çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike të importuar.

Në atë kohë, kryeministri shqiptar “kërcënoi” me ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike, përmes prezantimit të fashës së konsumit, gjë që automatikisht do të çonte në shtrenjtim të ndjeshëm për konsumatorët që konsumonin mbi fashën 800 kWh në muaj dhe do të zbatohej për periudhën tetor-dhjetor (çdo kilovat nën fashën 800 të paguhej me çmimin 9.5 lekë, ndërsa çdo kilovat/orë mbi të, me 42 lekë/kWh).

Nëse kjo fashë do të gjente zbatim, inflacioni do të kërcente në nivele dyshifrore në muajt e fundit të 2022. Por qeveria u tërhoq, ndoshta e trembur nga shtimi i pakënaqësisë, teksa po afroheshin zgjedhjet lokale.

Për sa i përket çmimit të karburanteve, qeveria me këmbëngulje mbajti në këmbë Bordin e Transparencës, një ent i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, që vendoste tavan për çmimet e karburanteve dhe ishte në fuqi për më shumë se një vit, duke u shfuqizuar vetëm javën e fundit.

Më pak jetëgjatë ishte Bordi që fiksonte çmimet e ushqimeve. Të dy bordet, në fakt, hasën debate për efikasitetin e tyre dhe ndërhyrjen e shtetit në tregun e lirë, deri sa u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese.

Tashmë që zgjedhjet mbaruan, qeveria duket më e “qetë” dhe e “pashqetësuar” për presionet inflacioniste. Në maj, ndryshe nga pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë, Indeksi i Çmimeve të Konsumit iu rikthye rritjes, pas 6 muajsh radhazi që kishte shfaqur tendencë ngadalësimi, duke arritur në 4.7%, nga 4.6% muajin e mëparshëm.

Premtimi për rritjen e pagave në administratën shtetërore mund të ketë pasur efekt psikologjik, por arsyeja kryesore lidhet me shtrenjtimin e çmimeve të produkteve ushqimore.

Dhe në një vend, ku familjet çojnë mbi 40% të shpenzimeve për t’u ushqyer, nga 13% që është mesatarja europiane, treguesi është domethënës dhe rrezikon të zhvlerësojë dhe atë pak rritje që do ta marrë këtë vit administrata, ndërsa zyrtarët e lartë janë të mbrojtur, pasi pothuajse ia dyfishuan pagat vetes.

Nga ana tjetër, rritja e inflacionit kur në botë prirja është drejt uljes, tregon se politikat e qeverisë për të mbrojtur popullatën nuk ishin aq vizionare.

Përkundrazi, prodhimi vendas në këto dy vjet është bërë aq jokonkurrues sa shumë tregje po zëvendësohen nga importi. Shembujt më të mirë janë industria e përpunimit të qumështit, me rritje 14% të çmimeve në maj, apo prodhuesit e birrës (importet e këtij produkti janë shtuar me më shumë se 50% muajt e parë të vitit). Një vend bujqësor si Shqipëria, ndërkohë, po has vështirësi në sigurimin e produkteve bazë si patatja e qepa.

Vetë tregu duket se po vuan pasojën e mungesës së politikave afatgjata të zhvillimit dhe rritjes së konkurrueshmërisë, por edhe qeveria këtë herë mund t’i japë një “dorë” inflacionit.

Së fundmi, kreu i qeverisë përmendi, edhe një herë, barrën që ka mbajtur qeveria për energjinë, duke mos e transmetuar këtë te familjet, pavarësisht sasisë së favorshme të reshjeve në stinën e dimrit, duke paralajmëruar se në verë mund të kthehet sërish fasha.

Argumenti do të jetë shumë i thjeshtë: rritja e çmimeve në tregun ndërkombëtar dhe thatësira që patjetër do të shfaqet në një apo më shumë muaj në stinën e verës. Ndërkohë pak sqarime kemi dëgjuar e pak llogari është dhënë për reformat reale në sektorin e energjisë dhe miradministrimin e burimeve financiare dhe hidrike nga kompanitë përkatëse.

Madje të dhënat e fundit flasin për rritje të humbjeve dhe nivelit të mosarkëtimeve, apo dhe rritje të kostove të krijimit të Bursës së Energjisë, që deri tani nuk ka ndikuar në uljen e çmimeve, përkundrazi ka shtuar më tej kostot e komisioneve. Por llogaridhënia dhe efektiviteti në administrimin e burimeve, në këtë rast ato energjetike, si gjithmonë ka pak rëndësi.

Rikthimi i diskutimit për fashën duket se është një nga elementet që përfshin skenari i qeverisë për të përballuar pjesën e dytë të vitit. Shteti “vonon”, por nuk harron…

/Monitor.al/

Etiketa: cmimeinflacionzgjedhje venore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Panairi i 28-të i Librit, ja ndarja e çmimeve për këtë vit

14:43 : 15/11/2025
AKTUALITET

Inflacioni i tetorit 2.3%, si po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë qiratë

12:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023

11:38 : 17/10/2025
BOTA

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

19:03 : 12/10/2025
BOTA

Ari në kulmin historik, tejkalon Bitcoin-in dhe kap 4 mijë dollarë për ons

16:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Shqiptarët po ikin, kostot e jetesës dhe strehimit kanë kapërcyer çdo kufi!

16:45 : 01/10/2025
Para

Çfarë po ndodh me kryetarët e rinj në veri të Kosovës?

TË GJITHA

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com