• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 10 mln euro i Ujësjellësit Tiranë, Gjici e fitoi me “Marrëveshje të ndaluar”

11:03 : 10/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një tender me vlerë rreth 10 milionë euro për vendosjen e kamerave në depot e Ujësjellësit të Tiranës, është fituar nga një grup operatorësh, të cilët kanë vepruar në kushtet e “Marrëveshjes së ndaluar”, në shkelje flagrante të ligjit për Konkurencën.

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se ka “vërtetuar katërcipërisht se operatorët ekonomik, kanë përdorur skemën e marrëveshjeve te ndaluara, duke rënë dakord që me përpara që të mos paraqiten secili më vehte në procesin e prokurimit, por të gjithë së bashku, si bashkim operatorësh”.

Ky konstaton është publikuar në raportin e auditit të përfunduar në Prill 2023 në ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë dhe të publikuar së fundmi.

KLSH konstaton gjithashtu se institucionit kontraktor i tenderit 10 milionë euro, pra Ujësjellësi në varësi të Tiranës, kishte detyrimin që ta referonte rastin pranë Autoritetit të Konkurencës, para se të shpallte rezultatin.

Lexo edhe:

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

Por, një veprim i tillë nuk është kryer nga vartësit e Veliajt, duke i dhënë udhë një procedure tenderuese me shkelje flagrante ligjore.

Tenderi 10 mln euro

Në janar të vitit 2021, Ujësjellësi i Tiranës shpalli tenderin me objekt “Shërbime të integruara dhe furnizim vendosje të pajisjeve elektronike”. Fondi limit për këtë procedurë ishte 999.800.000 lekë të reja ose rreth 10 milionë euro së bashku me TVSH.

Tenderi i mbyll dy muaj më pas, në Mars 2021. Procedura u fitua nga bashkim prej 5 operatorësh, ku rolin kryesor e kishte shoqëria ‘Euro-Gjici” e krijuar nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, të cilën në vitin 2014 ia dhuroi vëllait të tij, Lavdimir Gjici.

Së bashku me kompaninë e familjes Gjici, në grupin e fituesve ishin edhe shoqëritë “Global Security”, “Everest”, “PC Security” dhe “Elektrosek”.

Në foto: Tenderi 10 mln euro (me TVSH) për monitorimin e depove të ujit, Tiranë

“Boldnews.al” ka ngritur shumë herët dyshimet për këtë tender, në një raportim të publikuar në Prill të vitit 2021.

Tenderi gjigand u mbyll vetëm pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021, ku Partia Socialiste, në të cilën militon edhe Safet Gjic, fitoi mandatin e tretë qeverisës.

Ky prokurim, si edhe një dyzinë të tjera, kanë qenë objekt i auditimit të zhvilluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku janë zbuluar një seri e gjatë shkeljesh të rënda ligjore.

Në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë:

– kompania “Firdeus Security”, i cili nuk ka paraqitur asnjë dokument, përveç bilancit të vitit 2018, as dhe ofertë ekonomike;

– Bashkimi i operatorëve “Global Security” sh.p.k & “Eurogjici Security” sh.p.k & ”Everest” sh.p.k & ”PC Security” sh.p.k & ”Elektrosek” sh.p.k, në vlerën 989.172.392 lekë ose 99 përqind të fondit limit.

KLSH ka konstatuar se “referuar të dhënave, disa nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës në këtë procedure prokurimi, ndonëse paraqesin oferta për vlerësimin e tregut secila më vehte, në procesin e realizimit të procedurës marrin pjesë si bashkim operatoresh ekonomike, duke bërë të mundur mospasjen e konkurrencës në tender.

Kështu, nga 5 operatorë ekonomik pjesëmarrës në këtë procedurë, 4 janë paraqitur bashkërisht ndërsa njëri ka paraqitur vetëm një dokument”.

Në foto: Pjesë nga raporti i KLSH-së për auditimin në ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizime Tiranë

Referuar kësaj situate, Kontrolli i Lartë i Shtetit konkludon se “vërtetohet katërcipërisht se operatorët ekonomik, kanë përdorur skemën e marrëveshjeve te ndaluara, duke rënë dakord që me përpara që të mos paraqiten secili më vehte në procesin e prokurimit, por të gjithë së bashku, si bashkim operatorësh”.

Në viji, Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se, drejtuesit e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës kanë pasur detyrë për t’ia bërë prezent këtë situatë Autoritetit të Konkurencës, “për të maksimizuar e efiçencën, nxitjen e pjesëmarrjes dhe konkurrencës në procedurat e shërbimeve të integruara…”.

Etiketa: Erion VeliajEuro-GjiciklshSafet GjicitenderUjesjellesi i Tiranes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

14:56 : 14/11/2025
AKTUALITET

Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

11:55 : 14/11/2025
AKTUALITET

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

21:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

17:22 : 12/11/2025
AKTUALITET

Kalaja/ Jam duke pritur të vijë Erion Veliaj

14:03 : 12/11/2025
AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
Para

Lushnjë - 33-vjeçarja hidhet nga kati i katërt

TË GJITHA

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aldo Bares për ulje dënimi

17:58 : 14/11/2025

Gjermania rikthen shërbimin ushtarak

17:39 : 14/11/2025

SPAK merr të pandehur Majlinda Bufin

17:37 : 14/11/2025

VIDEO/ Autobusi përplaset me stacionin në Stokholm, disa viktima dhe të plagosur

17:29 : 14/11/2025

Arrestohet një shqiptar në Itali, shtyu shokun nga ballkoni pas një sherri

17:12 : 14/11/2025

U bllokua në Elbasan, misri nga Serbia rezulton me aflatoksinë

17:08 : 14/11/2025

Policia “aksion” në Lushnje! Godasin me grushte të moshuarin për ta nxjerrë nga makina

16:53 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com