• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënia e popullsisë dhe ekonomia, rrethi vicioz i qarqeve

23:43 : 10/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Demografia dhe ekonomia e qarqeve kanë rënë në rreth vicioz. Vit pas viti, qarqet e vendit po shpopullohen me shpejtësi, kryesisht nga mundësitë e kufizuara ekonomike. Nga ana tjetër, tkurrja e popullsisë bëhet pengesë për zhvillimin e mëtejshëm.

Llogaritjet e popullsisë më 1 janar 2022 tregojnë se vetëm Tirana shënoi rritje të popullsisë, me 0.8% në krahasim me 2021, ndërsa 11 qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Uljet më të mëdha të banorëve rezidentë u shënuan në qarqet Gjirokastër (- 4,7%), Berat (- 3,7%) dhe Dibër (- 3,6%) etj.

Në dekadën e fundit, zhvillimet demografike kanë qenë të mprehta dhe të dukshme. Flukset e larta të emigracionit, në një popullsi në tkurrje, e kanë zbrazur vendin. Efektet e emigrimit po ndikojnë të gjitha aspektet e jetës, duke zbehur cilësinë e demokracisë në vend.

Znj. Beqo analizon se rruga më e lehtë drejt rritjes ekonomike përmes popullsisë është puna. Më shumë njerëz në një rajon mund të çojnë në një fuqi punëtore më të madhe dhe akses më të lehtë në punë. Më shumë punë do të çojë në prodhimin e më shumë produkteve, të cilat më pas do të shkaktojnë rritje ekonomike.

Lexo edhe:

“Sy më sy” me komunitetin rom, që politika e kujton vetëm për vota

Berisha: Paratë e drogës në ekonomi, do të ndalen me dorë të hekurt

Rritja e popullsisë lejon zgjerimin e punës dhe produkteve, të cilat më pas rrisin ekonominë. Nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e më shumë produkteve, por gjithashtu duhet të ketë kërkesë për ato produkte!

Me një popullsi më të madhe, në mënyrë të pashmangshme do të ketë më shumë kërkesa për produkte. Duke qenë se oferta e produkteve është në rritje, për shkak të rritjes së fuqisë punëtore, kërkesa e shtuar do të adresohet, thotë znj. Beqo.

Në kushtet e mungesës së popullsisë në shumicën e rajoneve të vendit, planifikimi i prodhimit dhe shërbimeve duhet të jetë pjesë e programimit nga institucionet vendore dhe në koordinim me institucionet qendrore, shtoi ajo.

Ky bashkëveprim duhet të ishte pjesë e një qasje ku të programohet se sa pjesë të furnizimit duhet të shkojnë aty ku ka dendësi të popullsisë dhe sa pjesë të tij mund të asistohen nga institucionet qendrore për t’u orientuar drejt eksportit.

Bujqësia, dega që dominon ekonominë e qarqeve

Struktura e PBB-së së rajoneve nuk ka pësuar ndryshime të dukshme në dekadën e fundit. Në Veri është rritur pesha e industrisë, në Jug pesha e bujqësisë dhe në qendër, aktivitetet profesionale.

Sipas të dhënave të INSTAT, në rajonin e Veriut, bujqësia që është sektori më i madh, zuri 25,4% në PBB-në e totalit në vitin 2021. Pesha e sektorit të bujqësisë në PBB ra me 4 pikë përqindje që nga viti 2014.

Pesha e shërbimeve në Veri u rrit me gati 3 pikë përqindje, për shkak të zhvillimit të turizmit në zonën e Tropojës. Në rajonin e Veriut, sektorët që dominojnë ekonominë janë bujqësia, shërbimet dhe industria.

Në rajonin e qendrës, sektorët me peshën më të madhe janë shërbimet me 22% të totalit të PBB-së më 2021 dhe aktivitetet e administratës publike, me 16.4% të totalit, për shkak të përqendrimit të institucioneve të qeverisë qendrore dhe aktivitetit më të lartë të administratës publike.

Në rajonin e Qendrës, 41% të PBB e zë bujqësia me një peshë të lartë në krahasim me Veriun dhe Qendrën. Struktura e ekonomisë ka mbetur pothuajse e njëjtë me atë të vitit 2015, me një ulje të lehtë të peshës së bujqësisë, rritje të lehtë të aktivitetit të administratës publike dhe industrisë.

Në rajonin e Jugut, bujqësi rritje të peshës me 5.3 pikë përqindje në raport me vitin 2014.

Sektori i shërbimeve ishte i dyti më i madh në Jug, me 14.4% të totalit, më pas industria, me 12.4% të totalit, dhe aktivitetet e administratës publike, me 10%.

Nga viti 2014-2019, pesha e sektorit të industrisë në ekonominë e Jugut ra me 6 pikë përqindje. Në Rajonin e Jugut, edhe pse ka potencial të lartë për turizëm, bujqësia mbetet dominuese, për shkak të përqendrimit të lartë të prodhimit bujqësor në Fier (45.5%), Berat (45.2%).

Standardi i jetesës në Kukës, sa 44% e Tiranës

Në vitin 2021, standardet e jetesës në Kukës janë sa 19% e mesatares së BE-së, duke krahasuar PBB për frymë sipas paritetit të fuqisë blerëse. Në të njëjtin vit, mundësitë ekonomike të qytetarëve më të varfër të vendit janë sa 44% e kryeqytetasve.

Në anën tjetër, kryeqyteti, i cili ka nivelin më të lartë ekonomik në vend i kishte standardin e jetesës sa 42.6% e BE-së. PBB-ja për frymë e qytetarëve që jetojnë në kryeqytet në vitin 2021 ishte sa 42% e mesatares që konsumoi një qytetar i Bashkimit Europian.

Në qarqet e tjera, diferenca është më e thellë. Për shembull Korça, edhe pse me një ekonomi në rritje, e kishte PBB-në për frymë sipas paritetit të fuqisë blerëse vetëm sa 23.2% të BE-së, duke u renditur njësoj me Dibrën për këtë tregues.

Gjithashtu Lezha dhe Shkodra e kishin standardin e jetesës sa 22% e BE-së.

PBB-ja për frymë në Shqipëri ishte në vitin 2021 sa 31.7% e mesatares së BE-së. Në të njëjtin vit, 9 qarqe (Kukësi, Lezha, Shkodra, Elbasani, Dibra, Korça, Berati, Durrësi) kishin PBB-në për frymë poshtë mesatares kombëtare të krahasueshme me BE-në.

Vetëm Tirana, Fieri dhe Gjirokastra e kishin PBB-në për frymë në krahasim me BE-në më të lartë se mesatarja kombëtare.

Shqipëria vijoi të jetë e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në vitin 2021 dhe me fuqinë më të ulët blerëse.

Ndonëse ka një përmirësim të lehtë me 1 pikë përqindje në raport me vitin 2020, shtetet e tjera të rajonit kanë ecur më shpejt në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që nënkupton rritjen me ritme më të shpejta se BE, me synim për të kapur mesataren europiane brenda një periudhe të caktuar.

P.sh., për Maqedoninë e Veriut, treguesi u përmirësua nga 38% e mesatares së BE-së në 42% për të njëjtën periudhë.

Për Serbinë, treguesi është 44%, për Malin e Zi, 48% (nga 45% në 2020-n). Edhe Bosnjë-Hercegovina renditet përpara Shqipërisë, me 33% të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme.

Pabarazia ekonomike, vit pas viti, po thellohet ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera, për shkak se ekonomia e kryeqytetit po rritet me ritme më të larta se ekonomia e qarkut më të varfër në vend, Kukësi.

Për rrjedhojë, ritmet e konvergjencës, në vend që të ngushtohen, po thellohen, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT për PBB-në e rajoneve më 2021.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë, sipas rajoneve statistikore në nivel qarku, në vitin 2021, ishte në Tiranë, me 886 mijë lekë dhe shënoi rritje në terma nominalë prej 13,83%, krahasuar me vitin 2020.

PBB për frymë e këtij qarku ishte sa 134% mbi mesataren e vendit.

Në qarkun më të varfër, Kukësi e kishte PBB-në për frymë 395 mijë lekë, duke shënuar rritje në terma nominalë me 8,74%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte sa 59% e mesatares kombëtar./Monitor

Etiketa: ekonomiPBBshpopullimvarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Sy më sy” me komunitetin rom, që politika e kujton vetëm për vota

19:02 : 06/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Paratë e drogës në ekonomi, do të ndalen me dorë të hekurt

21:46 : 05/05/2025
AKTUALITET

Sipërmarrja kriminale dhe politika e investimeve në Shqipëri

15:41 : 03/05/2025
BOTA

Ekonomia amerikane tkurret me 0.3% në tre mujorin e parë të 2025

15:49 : 30/04/2025
RAJONI

Deri në vitin 2023 nga Kosova u larguan mbi 350 mijë persona

15:39 : 30/04/2025
AKTUALITET

Qytetarët me më shumë borxhe e më pak kursime

15:55 : 29/04/2025
Para

Erling Haaland mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Gjendet e vrarë brenda makinës një grua në Tiranë, çfarë dyshohet

08:54 : 16/05/2025

Ulin kolesterolin dhe ju mbrojnë nga diabeti, ja përfitimet që merrni nga konsumi i qershive

08:48 : 16/05/2025

Këmbimi valutor 16 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:43 : 16/05/2025

Axhenda/ 47 liderë shtetesh në Tiranë, ç’pritet të ndodhë në samitin e Komunitetit Politik Europian

08:37 : 16/05/2025

Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime

08:21 : 16/05/2025

Mos harroni çadrat! Priten rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:11 : 16/05/2025

Tirana sot sërish në “paralizë”, një pjesë e banorëve “ngujohen” në banesa/ Rrugët që bllokohen

08:06 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com