• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arkeologët amerikanë kundër shkrirjes së Albanologjisë, letra drejtuar qeverisë

20:15 : 08/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Akademia e Shkencave në Kosovë: Nuk u ftuam për Fjalorin e Madh të gjuhës shqipe

Kosova zgjedh për herë të parë një grua në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve!

Një grup arkeologësh amerikanë ka dërguar një letër të hapur ndaj qeverisë shqiptare, në kuadër të transferimit të ASA-s në Akademinë e Shkencave.

Në letër referohen një sërë shqetësimesh sa i takon këtij vendimi të ndërmarrë nga Këshilli i Ministrave.

Ata kërkojnë që plani për transferimin e ASA-s në Akademinë e Shkencave të rishqyrtohet, dhe në vend të tij të ndiqet një dialog i sinqertë për të ardhmen e arkeologjisë shqiptare, duke përfshirë arkeologët nga Instituti i Arkeologjisë. Duke renditur një sërë pikash, arkeologët amerikanë thonë se janë të shqetësuar se arkeologët e Institutit të Arkeologjisë nuk janë konsultuar rigorozisht lidhur me këtë plan, i cili do të ndikojë fuqishëm tek ata dhe tek aftësia për të kryer punën e tyre.

Sipas tyre, kështu, zhvendosja e ASA-s dhe Institutit të Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave pa marrëveshje të ndërsjelltë, do të shtojë një shtresë burokracie më shumë dhe mbikëqyrje, duke e mbytur kërkimin inovativ.

Letra e plotë

Ne, të nënshkruarit, me këtë letër shprehim kundërshtimin tonë të fortë ndaj planit të njëanshëm të qeverisë shqiptare për shpërbërjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (AAS), duke përfshirë Institutin e Arkeologjisë dhe për ta rikrijuar atë në kuadër të Akademisë së Shkencave. Ne jemi arkeologë që punojmë në universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në institucione të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi kryer kërkime arkeologjike të përbashkëta në Shqipëri, duke punuar me arkeologë nga Instituti i Arkeologjisë, disa prej nesh për shumë dekada. Kështu që ne ndihemi të kualifikuar për ta gjykuar këtë plan dhe efektet e tij të mundshme në praktikën e kërkimit arkeologjik në Shqipëri në përgjithësi dhe në bashkëpunim me arkeologët amerikanë në veçanti.

Jemi veçanërisht të shqetësuar:

SE arkeologët e Institutit të Arkeologjisë nuk janë konsultuar rigorozisht lidhur me këtë plan, i cili do të ndikojë fuqishëm tek ata dhe tek aftësia për të kryer punën e tyre;

SE zhvendosja e ASA-s dhe Institutit të Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave pa marrëveshje të ndërsjellë, do të shtojë një shtresë burokracie më shumë dhe mbikëqyrjeje, duke e mbytur lirinë akademike dhe kërkimin inovativ; dhe

SE efektet e këtij plani në burimet, buxhetet dhe personelin e Institutit të Arkeologjisë nuk janë bërë të ditura plotësisht.

Për këto arsye, ne e nxitim fuqimisht qeverinë shqiptare të rishqyrtojë planin në lidhje me të ardhmen e ASA-s dhe në vend të kësaj të angazhojë anëtarët e saj në diskutime të hapura për mënyrën më të mirë për t’i mbështetur ata, me qëllim që studimet albanologjike në Shqipëri, përfshirë arkeologjinë, të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Në vitet e fundit, arkeologjia shqiptare, e udhëhequr nga arkeologët e Institutit të Arkeologjisë, ka zënë më në fund vendin e saj të merituar në skenën ndërkombëtare. Ne jemi të shqetësuar se zhvendosja e ASA-s në Akademinë e Shkencave do të prishë këtë sens të ri të vrullit.

Në vitin 2021 u nënshkrua me Shtetet e Bashkuara Marrëveshja e Pronës Kulturore për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike shqiptare. Ky memorandum do të sjellë jo pak interes dhe investim për arkeologjinë shqiptare nga ana e arkeologëve amerikanë. Si kundërpërgjigje, qeveria shqiptare duhet të zgjerojë mundësitë për bashkëpunim ndërmjet amerikanëve dhe arkeologëve shqiptarë, në kuadër të një instituti të pavarur kushtuar kërkimit të pastër arkeologjik, duke mos kufizuar mundësi të tilla.

Në të vërtetë, kur realizohen mundësitë për bashkëpunim të hapur mes arkeologëve amerikanë dhe shqiptarë, ndodhin gjëra të mira. Për shembull, artefaktet shqiptare janë paraqitur dukshëm në “Mbretërit e Parë të Evropës”, një ekspozitë ndërkombëtare që u hap kohët e fundit në Muzeun e Historisë Natyrore në Çikago, Illinois. Çdo komb i Ballkanit merr pjesë në këtë ekspozitë, përfshirë Shqipërinë, dhe pjesëmarrja e Shqipërisë nuk do të kishte ndodhur pa lidhjet e krijuara midis arkeologëve amerikanë dhe shqiptarë në Institutin e Arkeologjisë. Sipas mendimit tonë, duke pasur parasysh suksesin e kësaj ekspozite, Instituti i Arkeologjisë, stafi duhet të ishte vlerësuar për punën dhe përkushtimin e tij të palodhur, jo t’i nënshtrohej një plani për shpërbërje dhe riorganizim, për të cilin ata vetë nuk kanë rënë kurrë dakord.

Për ta mbyllur, e shkruam këtë letër sepse mbetemi të emocionuar dhe të përkushtuar ndaj arkeologjisë shqiptare. Kolegët tanë në Institutin Shqiptar të Arkeologjisë kanë ndarë me ne trashëgiminë e jashtëzakonshme arkeologjike të Shqipërisë, duke na lejuar që të marrim pjesë në studimin e saj, një nder dhe privilegj që nuk mund ta shpërblejmë kurrë plotësisht. Shpresojmë që plani për transferimin e ASA-s në Akademinë e Shkencave do të rishqyrtohet dhe në vend të tij do të ndiqet një dialog i sinqertë për të ardhmen e arkeologjisë shqiptare, duke përfshirë arkeologët nga Instituti i Arkeologjisë.”-përfundon letra.

Këshilli i Ministrave, ka vendosur transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanologjike në Akademinë e Shkencave.

Etiketa: akademia e shkencaveAlbanologjiaasa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akademia e Shkencave në Kosovë: Nuk u ftuam për Fjalorin e Madh të gjuhës shqipe

20:32 : 15/01/2026
RAJONI

Kosova zgjedh për herë të parë një grua në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve!

18:56 : 19/12/2025
AKTUALITET

Universitet dhe Akademia e Shkencave çerdhe hajdutësh, pezullohen dhjetra punonjës për abuzime me tenderat

18:08 : 15/09/2025
AKTUALITET

Përmendi Petro Zhejin e Agron Dalipajn, Akademia e Shkencave censuron albanologun austriak

12:03 : 24/06/2025
AKTUALITET

Mungon gjytari, shtyhet seanca në Kushtetuese për ligjin e Akademisë së Shkencave

11:58 : 22/01/2025
AKTUALITET

Nuk kam fare hallin e Akademisë së Shkencave, por të Gjykatës Kushtetuese!

10:04 : 21/01/2025
Para

Kurti flet për AP: Escobar dhe Lajçak po vijnë te ne me kërkesat e Serbisë

TË GJITHA

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom