• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U hetua për blerje votash, vëllai i kandidatit të Alibeajt fiton tender 1.6 mln € në ARRSH!

14:34 : 07/06/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Lidhjet e politikës me biznesmenë sa vijnë dhe po fuqizohen, teksa një farsë në zgjedhjet e 14 majit ishin edhe kandidatët e logos zyrtare të PD-së, të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj. Një nga kandidatët e tij ishte edhe Agron Kapllanaj, në Mallakstër. Disa ditë para zgjedhjeve, në zonën e Ballshit pati akuza dhe shoqërime të të afërmve të Agron Kapllanajt, për rrahje dhe blerje votash.

Mes të shoqëruarve dhe të hetuarve ishte edhe Shkëlqim Kapllanaj, pronar me letra i 100 % të aksioneve të firmës “SHKELQIMI 07”, por që në fakt është në pronësinë e Agronit. Kjo firmë ka fituar me dhjetëra tendera gjatë kohës së socialistëve, ndërsa ka dyshime se me këto para’ të fituara nga tenderat shërben si financuese e klanit Basha-Alibeaj.

Pra, paratë e buxhetit shërbejnë si përçarës të opozitës. Në fakt, kjo nuk është një akuzë vetëm në letra, pasi disa javë nga shoqërimi, vetë Shkëlqimi ka fituar disa tendera. Fillimisht një tender 300 mijë euro në Vlorë për shtrime rrugësh dhe tashmë plot 1.6 milionë euro nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. E thënë më thjeshtë, vartësit e zv.kryeministres i japin para’ “me thasë” firmës së familjes së kandidatit të Alibeajt.

Lexo edhe:

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

Faksimile: Firma “Shkëlqimi 07” ka fituar 1.6 milionë euro nga ARRSH për rrugën e Bërzhitës

Në datën 5 maj në Mallakastër policia shoqëroi disa persona, mes të cilëve është Shkëlqim Kapllanajn. Fillimisht u raportua se Kapllanaj po blinte vota për llogari të vëllait të tij, Agronin, i cili ishte kandidatit i Alibeajt në Mallakastër për zgjedhjet e 14 majit. Por më pas blutë njoftuan se shoqërimi i tij është bërë në flagrancë pas një sherri mes disa personave. Madje, për këtë ngjarje reagoi edhe vetë kandidati i Alibeajt, Agron Kapllanaj.

“Zbarkimi i të gjithë drejtorëve, terrori dhe presioni që po synohet nga ata që po ndiejnë humbjen, nuk i tremb mallakastriotët. Gjatë gjithë ditës, qyteti është mbushur me persona të panjohur e të armatosur, të cilët janë përpjekur të ushtrojnë presion ndaj qytetarëve. Elementë të keqpërdorur nga mazhoranca si Aranit Dautaj, apo djali i administratorit të Njësisë Administrative Fratar, gjatë gjithë kohës provokojnë mbështetësit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, duke provokuar incidente” shkruante Kapllanaj, i cili nuk mundi dot të bëhej kryetar, pasi humbi përballë Qerim Ismailajt të PS-së.

Megjithatë, financat e familjes kanë filluar të mbushen, teksa ARRSH-ja e ka shpallur fituese firmën e tyre për tenderin me objekt “ndërtim i nyjes Bërzhitë dhe rrugët lidhëse të autostradës Tiranë – Elbasan me komunën Bërzhitë dhe zonat përreth”. Fondi limit i këtij tenderi ka qenë 197.254.215 lekë pa TVSH, ku oferta e firmës fituese ka qenë 166.320.000 lekë. Ky është një nga rastet që edhe humbjet shërbejnë, jo për politikë, por në biznes.

Etiketa: Agron Kapllanajarrshblerje votashenekelejd alibeajshkelqim kapllanajtender“SHKELQIMI 07”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

20:45 : 13/11/2025
AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

Dosja e SPAK: Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

19:59 : 05/11/2025
AKTUALITET

Takimi me turqit për tunelin e Llogarasë, Balluku-Berberit: Do ta vë para përgjegjësisë ‘mustaqen’ e ASL

17:47 : 05/11/2025
AKTUALITET

‘Në darkë o zemër’ Si Balluku mbikqyri tenderin për ‘tunelin e Llogarasë’, bisedat me Berberin: Hajde lart, shkalla H’

17:03 : 05/11/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë

17:48 : 04/11/2025
Para

“Superleku”, Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

21:54 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com