• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lajçak e Escobar i paraqesin tre kërkesa kryeministrit Kurti

Kryeministri Kurti është shprehur, se vetëm sundimi i ligjit mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në veri të Kosovës. Ai ka shprehur gatishmëri për çtensionim e angazhim, por ka edhe kërkesa.

09:41 : 06/06/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Tre kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kishin kësaj radhe dy emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan, Gabriel Escobar. Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë pjesë dhe kthimi në tavolinën e dialogut. Dy emisarët perëndimorë po vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për qetësimin e situatës, sidomos në tre komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Në këto komuna, që nga data 29 maj, serbët lokalë po protestojnë rregullisht duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Nga protestat pati edhe dhunë dhe mbi 30 ushtarë të KFOR-it, morën lëndime.

“Bisedime të gjata, të sinqerta e të vështira”

“Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tre elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe njëkohësisht të vështira”, tha i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak që së bashku me Escobar takuan kryeministrin Kurti në orët e vona të së hënës. Lajçak tha se është “në interes të të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë kryetarë të komunave legjitime dhe që përfaqësojnë qytetarët”.

Kurse i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, tha se erdhi në këtë takim si mik i Kosovës, duke shpresuar që kërkesat e tyre drejtuar kryeministrit Kurti, do të dëgjohen. “Nuk kam parë kurrë kaq shumë unitet brenda komunitetit transatlatnik. SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe pothuajse çdo mik i Kosovës e ka bërë të njëjtin propozim. Kështu që shpresoj të dëgjohemi”, tha Gabriel Escobar, që shtoi më tej. “Një gjë dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën. Duam që Kosova të përmbushë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë suaj tokësore. Krejt çfarë po kërkoj është të dëgjohemi”, theksoi zoti Escobar.

Lexo edhe:

Vdes Stefan Cvetkoviç, gazetari që hetoi vrasjen e Ivanoviçit dhe denoncoi kërcënimet e Vuçiç

PE mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kyç për integrimin

Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar, Albin Kurti
Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar, Albin KurtiFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Kurti shpreh gatishmëri për çtensionim, por ka edhe kërkesa

Se a i ka dëgjuar kërkesat e tyre kryeministri Kurti, këtë nuk e thanë asnjëri nga emisarët, por, theksuan se janë në fillim të misionit të tyre. Ndërkohë, nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, thuhet se Kurti ka shprehur  “gatishmërinë e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për de-eskalim të gjendjes në veri dhe normalizim të marrëdhënieve”, duke paraqitur edhe kërkesat e tij. “Rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Uashingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, thuhet në njoftim.

Takimi mes Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin Kurtit
Takimi mes Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin KurtitFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Do të marrë pjesë Lista Srpska në zgjedhje?

Po si ka reaguar subjekti politik më i madh i serbëve të Kosovës Lista Srpska pas misionit të ndërmjetësimit nga Lajçak dhe Escobar? Dy kërkesa ka paraqitur Lista Srpska për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që mund të organizohen në veri gjatë verës. Ata kërkojnë “tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit dhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, përkatësisht 2015”. Autoritetet e Prishtinës refuzojnë krijimin e një Asociacioni që do të kishte kompetenca ekzekutive.

Dy emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan Gabriel Escobar, të martën takojnë në Prishtinë edhe Presidenten Vjosa Osmani, para se të nisen për në Beograd për të zhvilluar biseda me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës më herët i kanë kërkuar Kosovës zhvendosjen e përkohshme e kryetarëve të rinj shqiptarë të veriut në zyra të tjera alternative, deri  në mbajtjen e zgjedhjeve nga të cilat duhet të dalin kryetarë që kanë legjitimitet. E nga Serbia ndërkaq kërkohet tërheqja e forcave të armatosura serbe të stacionuara afër kufirit me Kosovën, ulja e gjendjes së gatishmërisë, ruajtja e qetësisë së protestuesve në veri dhe sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje të reja që mund të mbahen gjatë kësaj vere./Dw

Etiketa: albin kurtiAleksander VucicDialogu Kosovë – SerbiGabriel EscobarMiroslav Lajçak

Lajme të lidhura

RAJONI

Vdes Stefan Cvetkoviç, gazetari që hetoi vrasjen e Ivanoviçit dhe denoncoi kërcënimet e Vuçiç

10:35 : 13/07/2026
RAJONI

PE mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kyç për integrimin

19:25 : 12/07/2026
AKTUALITET

Media italiane: Protestat kundër Ramës dhe Vuçiç, po krijojnë një “Pranverë të re Ballkanike”

15:28 : 11/07/2026
RAJONI

Kosovë/ Bisedime me opozitën në kërkim të konsensusit

09:04 : 11/07/2026
RAJONI

Qeveria e re dhe Presidenti/ Kurti thërret partitë opozitare në takim

20:21 : 09/07/2026
RAJONI

Konstituimi i Kuvendit/ Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

15:13 : 09/07/2026
Para

Analiza e specialistëve të BSH, ja rritja e çmimeve të pronave në zonat kryesore

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş