• Kontakt
Friday, September 22, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Gruaja e sëmurë terrorizon banorët e pallatit, ja çfarë u bën gjatë natës/ VIDEO

08:12 : 06/06/2023
në AKTUALITET, NDRYSHE
Gruaja e sëmurë terrorizon banorët e pallatit, ja çfarë u bën gjatë natës/ VIDEO

Një zonjë, 73 vjeçe, është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e një pallati në lagjen “5 Maj” të Tiranës. Sipas tyre dhe sipas videove të siguruara, e moshuara në orët e vona të natës, dëmton me mjete të forta apartamentet dhe ngre zërin.

“Një femër e cila është e sëmurë mendore u bë disa muaj që na krijon shqetësime shumë të mëdha. Këto shqetësime nuk janë një pauzë ose një fjalë, por kjo ngrihet natën, merr çekiçin dhe na thyen dyert. Bërtet dhe thotë fikini motorat. Se çfarë motorash ka këtu, është shumë e rëndë. Ne e kuptojmë se ky njeri është i sëmurë psikik dhe e kemi kuptuar që i vetmi institucion ku mund të shkojmë është policia. Më përpara ka qenë më e qetë. Me kalimin e kohës gjendja e saj është rënduar edhe del vetë natën. Po të bësh muhabet me të nuk kupton që është me të tilla mangësi në të gjykuar. Flet normal, por veprimet natën i ka të tmerrshme”, tha një banor.

Banorët tregojnë se kjo situatë ka rreth 4 vjet, por dy vitet e fundit është bërë më shqetësuese.

“Ka 4-5 vjet, por shqetësimet kanë 2 vjet afërsisht që vijnë duke u rritur. Ne e kuptojmë, nuk duam t’i bëjmë keq. Nuk është se duam ta mbyllim mezor nëpër hekura, por kurimi është edhe një shpëtim për të, edhe një shpëtim për ne”, tha banori.

Lexo edhe:

Ekspertët e shëndetit mendor: Shkoni urgjent me pushime, truri e ka të nevojshëm

Probleme me shëndetin mendor, shtrohet në spital Fjolla Morina

E moshuara, sipas informacioneve, jeton e vetme. Sipas filmimeve të disa banorëve janë disa pamje ku dëshmohen veprimet e zonjës në fjalë.

E moshuara: Të vraftë Zoti, se më ke çarë derën e shtëpisë sime, që e kam blerë me lekë! Kafshë! Psikopat!  Skizofen! Shko vizitohu, se je skizofren! Ç’do këtu? Shko te haleja jote!  Shko në zyrat e shtetit! Është zyrë private kjo, ç’do këtu ti? Çfarë kërkon këtu ti? Ke katër vjet, që bën kështu lojërash. Ashtu siç fike sobën, fike dushin! Katër vjet, dushi ndezur. Si jetoj unë, plakë, vetëm? T’u fiktë jeta, Inshallah! Flasim si njerëz me logjikë. Hape derën, se nuk të vras! Hape derën, të flasim me logjikë, si njerëz. Po ti s’ke shkollë, je debil, je analfabet! Unë të shpëtova nga vdekja, mor plehrë! S’ke surrat me hap derën, se je maskara burrë! O debil! O kafshë e pyllit! O injorant, o racë  e poshtër!

Megjithëse e denoncuar disa herë në polici dhe kallëzuar në prokurori, asnjëherë nuk u gjykua se ajo ka nevojë për mjekun. Madje një kallëzim ndaj zonjës në fjalë ka pasur edhe sepse ka dhunuar një vajzë 10-vjeçare pa asnjë shkak.

E moshuara në një regjistrim telefonik është shprehur: Ka 2 vjet e gjysmë që i bie ziles.

Ankuesja: A e di që nuk lejohet me i kap prej veshi fëmijën?

E moshuara: E kapa s për shenjë, sa për frikë.

“Një person që vuan nga probleme të shëndetit mendor në një moment të caktuar mund të paraqesë rrezikshmëri për komunitetin. Dhe kjo mund të ndodhë edhe kur është me mjekim sepse sëmundjet e shëndetit mendor janë të ndërlikuara. Kur mbahen me mjekim ata janë të qetë. Nuk e përjashtojmë dot mundësinë që ata mund të bëhen shkak për të kryer vepra penale të ndryshme”, tha Valentina Asabella, mjeke psikiatre.

Emisionit “Stop”, për tre ditë me radhë qëndroi nën vëzhgimin e zonjës. “Stop” kërkoi të bisedonte edhe më të, por ishte e pamundur, pasi nuk përgjigjej. Pas kësaj, “Stop” kërkoi mbështetje nga policia dhe mjekët specialistë.

E moshuara: Kush është?

Polici: Policia, hape pak derën!

E moshuara: Jam sëmurë, jam shumë sëmurë, ma ka marrë vëllai çelësin.

Polici: Shiko, se mos e gjen çelësin, hape pak derën, policia jemi!

E moshuara: Shko në komisariat, mua mos më shqetëso më, se jam shumë e sëmurë! Nuk ta hap derën, se jam shumë e sëmurë.

Polici: Jemi këtu për të të ndihmuar ty, hape pak derën, të lutem!

E moshuara: Nuk e hap asnjë çikë derën, shko në komisariat ankohu!

Mjekja spikiatre: Unë jam doktoresha.

E moshuara: Bëra serum, jam shumë e sëmurë.

Mjekja psikiatre: Mund ta hapësh derën, që mund të të ndihmoj?

E moshuara: Jam doktoreshë vetë, s’kam nevojë për ty!

Mjekja psikiatre: Po sikur të bashkëpunojmë bashkë? Si thua?

E moshuara: S’kam nevojë fare, moj motër! Më lër rehat, tani! Çfarë do më ndihmosh ti mua?

Mjekja psikiatre: Vetëm në qoftë se ke nevojë për ndonjë ndihmë shëndetësore. Po më thua që jam e sëmurë, të të ndihmojmë, kaq! Për të të ndihmuar, çdo pyetje, që po të bëj, është për të të ndihmuar ty.

E moshuara: Ik tani, mos na çaj b**hën shumë!

Psikologia: Më dëgjon, do ta hapësh pak derën? Vetëm të flasim e të më sqarosh nga afër, çfarë shqetësimi ke!

Por në fund kjo qytetare u dërgua për trajtim dhe do të mbahet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, edhe pasi të dalë nga spitali psikiatrik në Tiranë./tvklan.al

Etiketa: histori shqiptareshendeti mendor

Lajme të lidhura

Ekspertët e shëndetit mendor: Shkoni urgjent me pushime, truri e ka të nevojshëm
NDRYSHE

Ekspertët e shëndetit mendor: Shkoni urgjent me pushime, truri e ka të nevojshëm

09:34 : 03/08/2023
Probleme me shëndetin mendor, shtrohet në spital Fjolla Morina
SHOW BIZ

Probleme me shëndetin mendor, shtrohet në spital Fjolla Morina

13:28 : 06/07/2023
Çfarë i ka ndodhur? Fjolla Morina shfaqet në gjendje të rënduar emocionale/ FOTO
SHOW BIZ

Deklaratat shokuese të Fjolla Morinës, e ëma: S’është mirë, bën gjeste të çuditshme dhe të frikshme

17:49 : 01/07/2023
“Më thoshte i ke kopila”, rrëfimi prekës i gruas: Burri më vrau vajzën në bark duke më rrahur
AKTUALITET

“Më thoshte i ke kopila”, rrëfimi prekës i gruas: Burri më vrau vajzën në bark duke më rrahur

18:17 : 03/06/2023
Rrahu gruan e xhaxhait me sfurk dhe u zhvesh lakuriq para saj, DETAJE nga konflikti për 2 zogj pule
AKTUALITET

Rrahu gruan e xhaxhait me sfurk dhe u zhvesh lakuriq para saj, DETAJE nga konflikti për 2 zogj pule

22:30 : 02/05/2023
Komuniteti shqiptaro-amerikan dhe problemet e shëndetit mendor
AKTUALITET

Komuniteti shqiptaro-amerikan dhe problemet e shëndetit mendor

08:40 : 10/04/2023
Para
Vlorë/ La ‘Range Rover-in’ ndezur për të shkuar në market, 35 vjeçari ia vjedh makinën luksoze

Vlorë/ La ‘Range Rover-in’ ndezur për të shkuar në market, 35 vjeçari ia vjedh makinën luksoze



TË GJITHA

DETAJET/ Autori sherr me vëllain e viktimës për parkimin e makinës, si ndodhi vrasja e Valter Fierzës

DETAJET/ Autori sherr me vëllain e viktimës për parkimin e makinës, si ndodhi vrasja e Valter Fierzës

08:02 : 22/09/2023
Plagosje me thikë në Shkodër

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e nesërme

23:55 : 21/09/2023
Zbulohet emisioni, ja ku mund ta shohim Kiara Titon këtë sezon

Zbulohet emisioni, ja ku mund ta shohim Kiara Titon këtë sezon

23:43 : 21/09/2023
Gazetari: Autori i dyshuar i sulmit ndaj “Top Chanel” është arrestuar

Gazetari: Autori i dyshuar i sulmit ndaj “Top Chanel” është arrestuar

23:23 : 21/09/2023
Horoskopi ditor, e martë 25 korrik 2023

Horoskopi ditor për nesër, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:22 : 21/09/2023
Europa League/ 31 gola në 8 sfida! Feston Gjimshiti, nuk mungojnë as surprizat. Të gjitha rezultatet

Europa League/ 31 gola në 8 sfida! Feston Gjimshiti, nuk mungojnë as surprizat. Të gjitha rezultatet

23:17 : 21/09/2023
FOTO – Ky është 33-vjeçari që u vra me armë zjarri në Shkodër

FOTO – Ky është 33-vjeçari që u vra me armë zjarri në Shkodër

23:02 : 21/09/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com