• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Seanca në KPA e gjyqtares Irena Brahimi, debatet për pasurinë e dyshimtë

Komisioneri Publik Florian Ballhysa konstatoi se nga analiza financiare e kryer prej Kolegjit konfirmonte shkaqet e ngritura prej tij se gjyqtarja Irena Brahimi rezultonte me balanca negative në disa vite.

20:47 : 05/06/2023
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 5 qershor me qëndrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe të gjyqtares së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Irena Brahimi lidhur me analizën financiare të kryer në funksion të ankimit të konfirmimit në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi.

Kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj sqaroi në fillim të seancës se Kolegji e kishte kryer dhe i kishte njoftuar palëve analizën financiare mbi kërkimet e Komisionerit Publik dhe pretendimet e ngritura nga gjyqtarja Brahimi.

Pasi palët konfirmuan se ishin njohur me këtë analizë financiare, Komisioneri Ballhysa parashtroi se nga analiza e kryer sipas shkaqeve të ngritura në ankimin e tij, konstatohet pamundësi e subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të për mbulimin e shpenzimeve dhe investimeve, si dhe për krijimin e kursimeve.

Ballhysa sqaroi se nga të ardhurat e pretenduara nga subjekti se janë përfituar nga bashkëshorti nga një laborator privat gjatë periudhës së parë 2005-2008, nuk janë vërtetuar kushtet për ti konsideruar ato të ardhura, pasi nuk janë shlyer detyrimet tatimore. Ai vërejti se nuk ka akt të listë pagesës, ndonjë çek apo kreditime monetare për llogari të bashkëshortit të subjektit.

Po ashtu, Ballhysa konstatoi se nuk është dokumentuar mbulimi i shpenzimeve të bashkëshortit të subjektit për udhëtimet në Janinë nga ana e laboratorit.

Lexo edhe:

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Ballhysa këmbënguli se nuk duhej të konsideroheshin në analizë të ardhurat nga shitja e një mjeti më shtrenjtë nga sa ishte blerë, pasi nuk ishin provuar shpenzimet shtesë.

Sipas Komisionerit, Brahimi rezulton në pamundësi edhe për periudhën tjetër 2014-2016. Sipas tij, nga të ardhurat e bashkëshortit nga puna në laborator mund të konsiderohen vetëm ato që konfirmohen nga sigurimet shoqërore dhe tatimet.

Ai e cilësoi të pabazuar pretendimin e subjektit për konsiderimin e të ardhurave nga dhënia me qira e një prone, duke sjellë në vëmendje jurispudencën e KPA-së, sipas të cilës të ardhura të ligjshme konsiderohen vetëm ato për të cilat janë shlyer në kohë reale detyrimet tatimore.

Ballhysa kundërshtoi dhe pretendimin tjetër të Brahimit se nuk kishte pasur shpenzime për vajzat kur ato jetonin në Tiranë tek gjyshërit. Komisioneri vërejti se prindërit e bashkëshortit të subjektit kishin kryer një investim në atë periudhë dhe se me të ardhurat e tyre nga pensionet rezultonin në pamundësi financiare për të mbuluar shpenzimet jetike të vajzave të gjyqtares Brahimi.

Sipas Komisionerit Ballhysa, për periudhat 2005-2008 dhe 2014-2016, gjyqtarja Brahimi rezulton me një bilan negativ total në vlerën rreth 3.1 milionë lekë.

Gjyqtarja Irena Brahimi e cilësoi qëndrimin e Komisioneri Publik mbi analizën financiare në tejkalim të shkaqeve të ankimit. Ajo vërejti se analiza financiare paraprake është në tre versione të ndryshme. Sipas subjektit, qëndrimi i Komisionerit nuk duhet të pranohet pasi bie ndesh me rrethanat faktike dhe cënon të drejtën për një proces të regullt. Ndërkohë, ajo shprehu dakordësinë me tabelën e dytë të analizës financiare.

Subjekti pretendoi pasaktësi në përllogaritjen e shpenzimeve të jetesës duke e cilësuar të drejtë analizën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vitin 2007. Për të vërtetuar pretendimin se shpenzimet e vajzave për një periudhë kohe ishin mbuluar nga prindërit e bashkëshortit, ajo dorëzoi si provë një deklaratë noteriale dhe certifikatë personale të vjehrrit, i cili deklaronte se mbesat kishin qëndruar tek ai. Këto dokumente u administruan nga KPA në cilësinë e provës.

Ballhysa kërkoi të specifikohej nga subjekti se ku ai i kishte tejkaluar shkaqet e ankimit, ndërsa gjyqtarja Brahimi i kërkoi Kolegjit më shumë kohë që të paraqiste pretendimet e saj ndaj qëndrimit të Komisionerit për analizën financiare. KPA vlerësoi se subjekti mund ti paraqesë këto qëndrime së bashku me konkluzionet përfundimtare.

Në vijim, Brahimi paraqiti qëndrim mbi një denoncim të parashtruar në seancën parardhëse më 11 maj në kuadër të shkaqeve të Komisinerit në kriterin profesional, ku bëhej fjalë për një link të një materiali denoncues lidhur me shqyrtimin gjyqësor të një çështjeje penale për një aksident me tre viktima në vitin 2016. Subjekti i ka dhënë dhënë pafajsi shoferit me inicial H.D., ndërsa në denoncimin publik në media pretendohej se një video tregonte qartë se ky i fundit kishte qenë fajtor në përplasje. Gjatë paraqitjes së parashtrimeve më 11 maj, Brahimi pretendoi se nuk provohej tej çdo dyshimi të arsyeshëm fajësia e H.D. dhe se në video nuk dukej momenti i përplasjes, pasi e pengonte një ndërtesë.

Të hënën, Brahimi pretendoi se denoncimi në fjalë nuk i plotësonte kushtet për t’u shqyrtuar në kuadër të procesit të saj të rivlerësimit, pasi nuk dihej autori i shkrimit, pronari apo administratori i portalit që e kishte publikuar.

“Duke qenë se denoncimi është kryer nga një burim anonim dhe se pretendimet lidhen me vlerësimin e provave nga gjykata, kërkoj të mos konsiderohet”, u shpreh Brahimi ndër të tjera.

Trupa e KPA i kërkoi Komisionerit Publik të dërgonte me postë elektronike linkun e denoncimit publik, të siguruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM dhe kërkoi asistencën e specialistëve të IT-së për të aksesuar materialin.

Specilistët e IT-së konstatuan se linku ishte i paaksuesueshëm pasi mund të ishte i fshirë ose nuk funksiononte. Ballhysa solli në vëmendje se kishte vendosur në dispozicion kopje shkresore të përmbajtjes së denoncimit dhe kërkoi që të administrohen në Gjykatën e Lartë ku çështja është në gjykim, kopje të fashikujve të kësaj çështje.

Në përfundim, KPA pranoi kërkesën e Ballhysës për administrimin e të dhënave të kësaj çështjeje në Gjykatën e Lartë dhe shtyu seancën për më datë 6 korrik, në orën 10:00.

/Reporter.al/

Etiketa: ikpIrena Brahimikpaveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

18:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

18:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

08:30 : 21/05/2025
Para

Malltezi: Porti i Durrësit rrezikon të përfundojë si rasti indian

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com